- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Drejtori Rashiti: Komuna e Gjilanit është e para në realizimin e buxhetit për investime kapitale
Deri më sot kur ishte afati ligjor për zotimin e mjeteve për shpenzim të investimeve kapitale, nga grantet e qeverisë, komuna e Gjilanit ka realizuar 100% zotimet, ndërsa janë shpenzuar 96% e buxhetit të planifikuar, e që deri më 24 dhjetor kur është dita e fundit e pagesave, ne do të realizojmë 100% të buxhetit për investime kapitale ka shkruar Riad Rashiti. “Jashtëzakonisht mirë qëndrojmë dhe me realizimin e të hyrave vetanake, kemi tejkalime të planifikimit buxhetor dhe rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara. Me menaxhimin e mirë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë për buxhet…
Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Gruas “Liria” dhe Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje, vendosën mesazhe kundër dhunës në city-light-at e qytetit: “Raporto, mos duro” dhe “Dhuna është krim, mos dhuno”. Kjo, me qëllim të senzibilizmit të opinionit të gjerë për parandalim të dhunës ndaj gruas duke i bërë thirrje çdo qytetari që ta raportoj dhunën, në mënyrë që të parandalohet krimi edhe më i rëndë – vrasja e gruas. Çdo vit përmes kësaj fushate bëhen thirrje për ndërgjegjësim për parandalim dhe eliminim të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Fushata përfundon…
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XI-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.36820/17.11.2022, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Propozim-Vendim Sh.5 Nr.36511, për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2022 në shumën prej 270,000.00 Euro, 4. Rregullore Sh.01 Nr.36198, për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të…
Në kuadër të aktiviteteve të realizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, nën dirigjimin e udhëheqësit të Teatrit “Lulëkuqja”, Muharrem Hoda, sot është mbajtur Marshuta skenike e 110 fëmijëve të këtij teatri. Numri prej 110 fëmijëve është simbolikë e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo Marshutë kishte për qëllim defilimin e 110 fëmijëve nga Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”, rrugës “Sëkndërbeu” deri tek përmendorja e dëshmorëve “Vëllezërve Krivaqa” dhe “Agush Isufi” si dhe dëshmorit “Besnik Marovca”. Pas defilimit të fëmijëve është mbajtur program kulturor në sallë brenda të…
Me rastin e 25 nëntorit “Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas”, komuna e Vitisë, filloi fushatën “RAPORTO, MOS DURO” për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ku në kuadër të kësaj fushate do të realizohen aktivitete të shumta nga institucionet komunale dhe Policia e Kosovës-Stacioni në Viti dhe Mekanizmi Komunal Për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Me këtë rast do të mbahen ligjërata me nxënës në shkollat e komunës së Vitisë, tryeza me institucionet përgjegjëse që punojnë në parandilimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të dhunës në…
Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan vihet gurthemeli i shtatores së heroit, Ramiz Cernica
Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan është vendosur sot gurthemeli i shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, e ku pos familjes së heroit, kanë marrë pjesë edhe personalitete nga niveli lokal e qendror dhe nga Maqedonia e Veriut. Kryetari Hyseni tha me këtë rast se ndihet i privilegjuar që si pushtet lokal dhe qeverisje e re, në cilësinë e kryetarit të Komunës, të vendosë gurthemelin e njërit…
A po rrezikohet Kosova nga Serbia?/Avokati tregon “kurthin” që mund t’i pret serbët nëse prekin trojet shqiptare!
Spartak Ngjela NGA: M.H. Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se asgjë nuk mund të ndodhë në Kosovë pasi askush nuk ka fuqi ta mund Amerikën, përcjell “Bota sot”. Po Serbia, a ka gjasë të cenojë Kosovën e mbrojtur nga Amerika? Avokati shprehet se “nuk ka gjasë, sepse po ta bëjë do të bjerrë në kurth. Pse? Sepse forcat shqiptare dhe ato aleate të Shqipërisë, do të gjejnë rastin ta çojnë kufirin e Kosovës deri në Nish”, shtoi Ngjela. Postimi i plotë A po…
Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur. Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vojnik. Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo…
Kryetari Haliti falenderon ushtarët amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunën e Vitisë
Me rastin e “Ditës së Falënderimeve” amerikane, së bashku me zëvendes komandantin e komandês regjionale të lindjes, nënkolonel Brady dhe ushtarët e KFOR-it amerikan,shënuam “Ditën e Falenderimeve amerikane”. Me këtë rast falënderova popullin amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për popullin e Kosovës. Poashtu,falënderova ushtarët amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunën e Vitisë, si dhe për punën e palodhshme me qëllim të ofrimit të sigurisë,në veçanti për qytetarët vitias./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka njoftuar se ka përfunduar edhe shtrimi i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën “Xhemail Prekorogja” në Busavatë. Ai ka thënë se kjo rrugë është shtruar në një gjatësi prej 985 metrash. “Ky është një investim komunal në vlerë prej 64,414.72 eurosh”, shtoi Rahimaj./GJILANI INFO/

