- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Author: admin
Në Gjilan është arrestuar personi i dyshuar, pasi që javë më parë kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese ndaj ish bashkëshortes së tij, bëhet e ditur sot prej raportit të fundit nga policia. Njoftohet se vendim të prokurorit i dyshuari është paraburgosur./GJILANI INFO/
Studio Ligjore “Global Legal Business” SHPK, me pronar Arsim Vranovci, përfaqësues i vetëm me autorizim për shitjen e klubit futbollistik SC Gjilani, përmes një reagimi për media, ka thënë se nuk do të ndodh kthimi i pronarit, Florim Zuka në klubin e permendur. Tutje, avokati Vranovci ka pohuar se Florim Zuka do t’i përmbushë të gjitha obligimet financiare ndaj futbollistëve dhe stafit të klubit futbollistik SC Gjilani, duke theksuar se procesi i shitjes së këtij klubi vazhdon. Ai përmes këtij reagimi paralajmëron se më datën 16.01.2023, me fillim në ora 10:30, në Hotel Astoria në Gjilan, do të mbahet…
Por, ne mund të bëjmë diçka që ta nisim ditën mbarë, pa mundime të përditshme dhe me energji. Nëse keni probleme me zgjimin dhe duhet të shkoni në punë herët, atëherë vendosni alarmin, por në të kundërt jo.Lëreni trupin tuaj të zgjohet natyralisht, pa sforcime artificiale siç është alarmi i telefonit, pasi ndikon negativisht në sistemin nervor. Si fillim duhet të lajmë fytyrën me ujë të freskët sepse është shumë e rëndësishme. Mos hani mëngjes menjëherë, pini pak fare ujë dhe filloni një stërvitje të lehtë për disa minuta (stretching), pasi trupi ka qenë në qetësi përgjatë natës. Pasi…
Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura. Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët. E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë tradicionale që përdor bimët për të kuruar sëmundjet. Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët. Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë. Hudhra përdorej edhe kur të vegjlit…
Shkruan: Izmi Zeka Sa entuziazëm për zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Sa urimi e çka jo. Urimet nuk po të ndalen. Po Lugina ime ti po mbetesh aty ku je e shtypur,pa të drejta e mbi të gjitha siç po shihet po mbetesh vetëm ëndërr për tu bashkua me Kosovën. Ikin edhe këto zgjedhje por ju si do te jetoni, punoni e si do të ruani edhe qenien shqiptare në një shtet fashist siç është Serbia. Lugina ime asnjëherë sikur sot nuk e keni rastin ti bashkoheni Kosovës. Jo, jo do të ikin vite e…
Mevlan Zeka pritet të dalë lojtar i lirë më 10 janar, nëse FFK nuk ia shtynë përsëri afatin futbollistëve që kanë bërë kërkesë për shkëputjen e kontratës nga Gjilani. Sulmuesi gjakovar pritet të mbetet në elitën e futbollit kosovar, pasi ofertat për të nuk mungojnë. Gazeta Olle merr vesh se sulmuesi këmbëshpejtë tanimë ka pasur takime me tre skuadra të njohura kosovare, Prishtinën, Ballkanin dhe Ferizajn. Por gjithnjë sipas burimeve të Olles, oferta e Ferizajt është ajo më e larta dhe që po e kënaq Zekën më shumë për momentin. Gjithsesi ish-anëtari i Feronikelit, Vëllaznimit e Lirisë pritet që…
Me një histori futbollistike si ajo e Lionel Messit është e vështirë të gjesh motiv dhe ambicie për të arritur suksese. Mirëpo, në rekordet e njëpasnjëshme të yllit argjentinas mungon një arritje. 35 vjeçari i ka fituar krejt trofetë në turnetë në të cilët ka marrë pjesë. Më saktësisht, kampioni i freskët i botës nuk e ka fituar Kupën e Francës, me të cilën do ta kompletonte karrierën. Kjo pasi në sezonin e kaluar, PSG-ja nuk arriti ta fitonte këtë trofe pasi aty triumfoi Nantes. Për këtë arsye, futbollisti jug-amerikan e ka peng ta fitojë edhe Kupën e Francës…
E lexova me kujdes të veçantë librin “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit” (Serbian Crimes in Kosovo-The Case Of Deçan) të autorit Adem Lushaj, libër që më rikujtoi ato kohë kur Deçani dhe e gjithë Kosova, derdhej në gjak! Libri ka një strukturë rrëfimi, shoqëruar me fakte, dëshmi, statistika, imazhe, dhe mendoj se janë dy element bazë për të shkruar historinë e një populli. Është i shkruar në gjuhë angleze, dhe kjo, jo pa qëllim është bërë nga autori. Kjo gjë është bërë që të informojë e sensibilizojë publikun ndërkombëtar për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, e në veçanti në…
Mbreti Charles i Anglisë ka shpallur listën me personat që do të dekorohen me urdhrin e dytë më të lartë të Mbretërisë. Titulli me akronimin OBE, njihet në anglisht si “Officer of the Most Excellent Order of the British Empire”, është krijuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore nga ish-Mbreti Xhorxh i Pestë. Ky titull është i pari që Monarkia britanike i jep shqiptarëve dhe më konkretisht zonjës Remzije Zeka Sherifi, me origjinë nga Kosova. Emrat e të dekoruarve shpallen në gazetën zyrtare të mbretërisë dhe qeverisë, në këtë rast edhe të Skocisë si dhe ne publikimet ditore të shtypit. Remzije Zeka Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri…
Këngëtarja Enkelejda Arifi i bashkohet iniciativës që lulëkuqja të bëhet simbol i unifikuar i gjenocidit
Enkelejda Arifi, këngëtare e njohur me origjinë nga Çamëria ka mbështetur nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” në një mënyrë tejet të veçantë. Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka vendosur lulëkuqen e dizajnuar nga Adnan Asllani si foto të profilit të vet dhe ka shkruar: “TUNGJATJETA, edhe unë si bijë e krahinës së Çamërisë e cila ka përjetuar në formën më mizore gjenocidin dhe si pasojë e tij ende sot jeton larg shtëpive të tyre të shndërruara në gërmadha, mbështes me forcë këtë nismë të Qendrës”Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”. Qendra…

