- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
Author: admin
Në valën e mbështetjeve të vazhdueshme të kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, sot në përkrahje të nismës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë ka dalë edhe Arsim Bajrami, akademik dhe profesor i të drejtës kushtetuese, njëri nga autorët kryesor që hartuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, deputet i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ministër i arsimit. Aktualisht Arsim Bajrami po përfundon studimin Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike. Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë…
Drita përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës. Bëhet fjalë për Arsim Thaqin, i cili zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e tij si trajner i Dritës për një vit e gjysmë. Thaqi së fundmi ishte trajner i Malishevës, kurse në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Flamurtarin e Prishtinën. Po ashtu, Drita ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i Thaqit, ndërkaq nesër do ta fillojë fazën përgatitore.
Gjatë verës së vitit 2022, Kosova A dhe Përfaqësuesja e reja në të dyja konkurrencat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Por, fitorja më e ëmbël dhe sensacionale ishte ajo e vashave U20 ndaj Kroacisë. Dardanet triumfuan 63:60 në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që u zhvillua në Shkup. Ndeshja në fakt ka qenë shumë interesante, ku fituesi u vendos në dhjetëminutëshin e fundit. Pasi dardanet rezistuan për 30 minuta, në atë të fundit, shtrënguan dhëmbët dhe luftuan për çdo top, kurse në momentet vendimtare ishin më të vëmendshme, duke shënuar fitore 63:60 dhe sigurisht njërën nga më të…
Ligji i Tërheqjes është vetëm një seri teknikash që mund të përdorni kur doni të manifestoni diçka. Ju përdorni teknikën dhe manifestoni atë që dëshironi. Nuk ka të bëjë vetëm me gjërat që bëni me qëllim, por ka të bëjë me mënyrën e të menduarit, të folurit dhe të jetuarit gjithë jetën. Kur e kuptoni këtë, bëhet shumë më e dukshme që përdorimi i Ligjit të Tërheqjes është një mënyrë e fuqizuar për të jetuar jetën tuaj. Ligji i Tërheqjes është një udhëzues i thjeshtë ku gjithçka është energji, ashtu si edhe tërheqja. Në thelb, fjalët dhe veprimet e…
Soda e bukës është përdorur që nga kohërat e lashta si një nga përbërësit më të përdorur që ka një gamë të gjerë përdorimesh – nga higjiena, te kujdesi shëndetësor ndihmës, te dezinfektimi i trupit Një dezinfektues i fuqishëm Soda e bukës është një agjent efektiv për zbardhjen e dhëmbëve. Bëni një pastë nga një lugë çaji sodë buke dhe ujë. Pastroni dhëmbët me pastë një herë në javë dhe lëreni pastën të qëndrojë mbi to për pesë minuta, më pas shpëlajeni me ujë. Ky përbërës është gjithashtu një nga mënyrat më të mira për të hequr pllakun dentar.…
Lionel Messi ka kompletuar sirtarin e tij të trofeve pas triumfit në Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës. Messi me shokët e tij të Argjentinës mposhtën Francën në finale me ndihmën e penalltive, dhe që atëherë kanë qenë duke festuar. Por, Messi tani është rikthyer në Paris pas festimeve të triumfit në Kupën e Botës. Do të ketë një takim për të përgatitur kontratën e re me PSG dhe për të vazhduar të ardhmen te kampioni francez. Por, asgjë nuk do të nënshkruhet këtë javë siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Ardon Jashari ishte një nga protagonistët indirekt të Botërorit 2022. Mesfushori i Lucernës u grumbullua nga “helvetët” dhe ndonëse luajti vetëm 2 minuta ndaj Portugalisë, emri i tij qarkulloi në të gjithë mediat ndërkombëtare. Shkak u bë festa me fanellën e tij e Granit Xhakës në fund të ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, ku shumëkush e interpretoi këtë si një simbol politik, pasi kapiteni i Zvicrës i referohej Adem Jasharit. Por vetë Ardon Jashari ka komentuar për “Blick” se nuk e shihte atë veprim të Xhakës si një mesazh apo provokim politik. “Xhaka është idhulli im dhe ia kam…
Ekspozita “Ritual and Memory” do të paraqesë thesaret e paparë të Ballkanit të lashtë të mbledhura për herë të parë në New York City. Pjesë e ekspozitës do të jetë edhe një pllakë e gdhendur guri nga Kalaja e Dardanës në Kamenicë. Program do të përfshijë një turne ekspozite private, duke shfaqur objekte arkeologjike të përdorura nga banorët vendas, në festime dhe funerale. Përmes tyre do të dallohen besimet, praktikat rituale dhe komunitetet që bashkohen në qytetërimet e lashta të rajonin e Ballkanit. Sakaq, programi është krijuar dhe prezantuar nga Instituti Shqiptar në bashkëpunim me Institutin për Studimin…
Ish-kampioni i boksit në Gjermani, Liridon B. është therur për vdekje mëngjesin e së shtunës, ditën e fundit të vitit 2022. Ai u gjet pa shenja jete në hekurudhë, me plagë të marrë nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në Gunzenhauser. Shqiptari raportohet të ketë pasur një përleshje me mikun e tij, Andreas M, të cilin e lëndoi rëndë duke e goditur me thikë. Dy orë e gjysmë pas përleshjes, ish-boksieri u gjet pa shenja jete, shkruan Bild përcjell Klankosova.tv Policia ende po e heton rastin, por e përjashton mundësinë që shoku i tij të jetë…
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik. Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare. Disa qytetarë të anketuar nga “Radio Evropa e Lirë” në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi. “Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri. Rritje çmimesh në disa raste mbi 100% kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve nga mishi, mielli, vaji deri…

