Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » “Fest Flaka 2023” dëshmi e begatisë së kulturës sonë
Kulturë

“Fest Flaka 2023” dëshmi e begatisë së kulturës sonë

adminBy adminJanuary 31, 2023Updated:January 31, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë marrë pjesë në Festivalin e Këngëve Popullore “Fest Flaka”, i cili tradicionalisht mbahet në Gjilan në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit”. Festivali ka nisur me “Këngë për Flakën e Janarit”, të autorit gjilanas Demir Krasniqi, mësimdhënës e krijues i shumë këngëve e më pas me këngën “Mashallah bukurisë sate”, është paraqitur fituesja e edicionit të kaluar të këtij festivali, Lumturie Shabani, e cila gjithashtu ishte fituese e shumë festivaleve të muzikës popullore si “Kosovarja këndon 2022” si dhe e shumë çmimeve viteve të fundit.
Ky ishte edicioni i 32-të me radhë i “Flakës së Janarit” e me këtë edhe i “Fest Flakës”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Manifestimi mëton të nderojë dëshmorët dhe të rënët për liri përmes trajtimit të vlerave të qëndrueshme artistike.
Ky edicion i “Fest Flakës” është garues, kurse në të morën pjesë edhe shumë artistë nga trevat e ndryshme shqiptare. Në konkurrencë, në këtë festival ishin 15 këngë garuese, të cilat janë vlerësuar nga juria profesionale në përbërje: Zekë Jusufi, profesor i muzikës, Fitore Osmani, profesoreshë e muzikës dhe  Artan Bakija, këngëtar.
Muzika popullore shqiptare përbënë një ndër pasuritë më të çmuara të vendit tonë, andaj shumë këngëtarë për vite me radhë me zërin dhe kontributin e tyre kanë ruajtur begatinë e kulturës sonë kombëtare, andaj festivalin e mbështeti komuna e Gjilanit, zyra e kryetarit e komunës së Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri, Bordi Organizativ, Orkestra Profesioniste të Gjilanit, Ansamblit “Gjilani” dhe Shtëpisa së Modës “Menakon”, e cila është përkujdesur që artistët të shkëlqejnë në skenë.
Në këtë festival u interpretuan këto këngë: Blend Ibrahimi – “Të kam dashtë dhe të dua”, Blerta Curri – “Po filloj me t’u ankue”, Ermal Demiri – “Kaçurrelat e tu”, Yllka Dema – “Unë biri i yt Kosovë”, Gëzim Hajdari – “Udhët e mia”, Lejla Nika dhe Lorita Mehmeti – “Një lule”, Arlind Demiri – “M’i ke buzët si qershi”, Urata Gashi – “Të deshta me hakikat”, Joni lekaj – “Po i bjen era retë e zeza”, Berat Demiri dhe Donika Kobani – “Jemi ilira jemi teuta” (këngë kjo e orkestruar nga profesori Qazim Azizi), Anesa Bunjaku – “Kroi i fshatit tonë”, Arbër Maliqi – “Këngë bashkimi”, Greta Azizi – “Rrisim jetën tonë”, Mesut Bajrami – “Vajzë me kaçurrela”, Rina Kurteshi – “Albulena”.
Garuesit ishin pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Mitrovica, Deçani, Vushtrria, Skenderaj, Vitia, Kamenica dhe Gjilani.
Në cilësinë e mysafirëve janë paraqitur këngëtarja gjilanase Elona Sadiku, që është fituese e shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila me zërin e saj të jashtëzakonshëm ka kënduar këngën “Jam bandill” si dhe ish-fituesi i “Fest Flakës” dhe këngëtari i njohur Farush Azemi, që ka kënduar këngën “Këngë për Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën”.
Për organizimin e “Fest Flaka 2023” u përkujdesën: Nehat Ferati, menagjer i projektit, Murat Ismajli, përgjegjës artistik, Burhan Azizi, aranzhimet dhe orkestrimet, Bekim Rexhepaj, selektor programi, Albunita Kadriu, moderatore, Art FaBe, skenografia, DJ Albani, zërimi dhe ndriçimi, Besim Baftiu, mjeshtër toni dhe Shtëpia e Modës “Menakon”.
“Flaka e Janarit 2023” vazhdon me artin letrar, në të cilin do të mbahet Ora e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, kurse të gjithë fituesit do të shpallen në Gala Mbrëmjen që do të mbahet në fund të këtij edicioni të “Flakës…”./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.