Author: admin

Me ndezjen e flakadanëve në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe te Varrezat e Dëshmorëve, zyrtarisht ka filluar edicioni i 32-të i Manifestimit Mbarëkombtër “Flaka e Janarit 2023”, në Gjilan. Në ceremoninë e hapjes së këtij Manifestimit, nga më të veçantit për nga struktura në mbarë hapësirën shqiptare, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ndezi simbolikisht flakadanin, së bashku me kryetarin Hyseni, për të ndriçuar qytetin e Gjilanit me simbolikën e flakës, si sinonim i sakrificës së dëshmorëve të të gjithë brezave deri në ditët tona. Kryeminstri Kurti, paraprakisht, në shenjë nderimi e respekti për ata…

Read More

Kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Oltion Beshirin përfaqësues i CDF, i cili e ka njoftuar kryetarin në lidhje me projektin pesëvjeçar “Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës” (IEEA). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti tha se sikur çdo vit tjetër komuna e Vitisë është e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare. Ky projekt që financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka për qëllim fuqizimin dhe rigjallërimin e bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave të goditura nga pandemia Covid-19, duke iu ofruar mundësi më…

Read More

Pas ceremonisë zyrtare në nderim të heronjve dhe të gjithë të rënëve tjerë në epoka të ndryshme, Manifestimi Mbarëkombatar “Flaka e Janarit 2023”, ka vijuar me një laramani aktivitetesh kulturore për më të vegjëlit. Me një aktivitet sa simbolik poaq edhe simpatik, në mesditë është mbajtur një koncert në kuadër të aktiviteteve të parapara sipas kalendarit, në hapje të edicionit të 32-të të Manifestimit. Grupe muzikore të fëmijëve nga shkolla të ciklit të ultë e parashkollor nga Gjilani, si: “Zërat e Bardhë” nga shkolla “Hello”; çerdhja “Ardhmëria” nga Lagjia “Dardania”; bendi i përbërë nga dueti Malvina – Aria; si…

Read More

Me emërtimin e saj metaforik “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes të atdhetarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre. Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, e në nderim të kësaj, aktivitetet e ditës së parë të “Flakës…” së këtij viti kanë vazhduar në Bresalc, “Te…

Read More

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te Lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, që është i 32-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore të këtij manifestimi. “Po e fillojmë sot manifestimin mbarëkombëtar ‘Flaka e janarit”. Është data 11 janar kur tradicionalisht bëjmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Bashkë me nënkryetaren, drejtorët komunal,…

Read More

Astrit Gashi Kur gjykohet një serb gjykatat vendore dhe ndërkombëtare marrin vendimet më të lehta të mundshme të cilat nuk parashihen ne madje asnjë kodë penal të asnjë shteti të Bashkimit Evropian. Gjykata Speciale me ligjet e saj speciale nuk e njeh version shqip të ligjit për gjykatën, mirëpo sipas kësaj gjykate versioni në gjuhën serbe është më i kuptueshëm. Deputetët e Kosovës e luajnë të verbërinë të cilët ndërkombëtarët, përmes frikësimit, kërcënimit dhe shantazhit e dhunojnë vullnetin e deputetëve  të cilët leje që nuk u lejohet të diskutohet, por tashmë ju thuhet këtyre deputeteve se ju e formuat,…

Read More

ARMANDA VESELI …pasditen e sotme, e kam kaluar të gjithën me Ty! Po po bash me Ty. Se nuk e di pse, për asnjë moment s’mundem të rri në vetminë time, pa i bashkëngjitur asaj qenien tënde, a diçka tjetër që ka të bëjë me Ty!… – Si ka mundësi që ndodh kështu, mund të pyesni ju?!… – Po, po! Ka mundësi, madje shumë!… Sepse simbioza jonë e elaburuar, kultivuar dhe maturuar, plot respekt dhe dashuri të ndërsjelltë, që në tërësinë e saj, ka kohë që rimon plot frymëzim, vallëzon në një pentagram, këndon në një notë dhe frymon…

Read More

Qyteti i Vjenës çdo vit i ndan çmimin „Hedy Lamarr“ një shkencëtareje për arritjet në teknologjinë e informacionit. Në tetorin që shkoi, ky çmim me vlerën 10.000 euro, iu nda Dr. Shqiponja Ahmetajt. Ekskluzivisht dhe për herë të parë për media shqiptare, flet për albinfo.at, fituesja e këtij çmimi, shqiptarja, dr. Shqiponja Ahmetaj Shqiponja Ahmetaj ishte 18 vjeçe kur u largua nga Shqipëria. Pasi përfundoi shkollën e mesme në Elbasan, iu dha bursë studimi në Universitetin Shtetëror Politeknik të Shën Petersburgut, në Rusi. Kjo i hapi dyert e suksesit vajzës që u rrit nga dy prindër mësues, nga nëna…

Read More

Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj. Mavraj ka diskutuar çështje të ndryshme por në fokus pati dialogun Kosovë-Serbi. Analisti Mavraj tha se mund të ketë situata të paparashikueshme në raport me Serbinë. “Asgjë s’ka të paparashikueshme kur e fusin Serbinë si një nga antarët e ekuacionit. Gjithmonë mund të ketë situata të paparashikueshme sidomos tani ku veç po ndjehet që është afruar një valë e re e evoluimit të çështjes së Kosovës në raport me Serbinë. Unë mendoj se është një periudhë e pushimit aktualisht, është një periudhë e…

Read More

Jeffrey H. Fischer, një kolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së me tre dekada përvojë në aviacionin ushtarak në Irak, Afganistan dhe Ballkan, në tekstin për TheDefensePost.com, thotë se sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk duhet të jenë më veprimet kryesore kur i përgjigjemi retorikës përshkallëzuese të Serbisë. “Vuçiq shpesh e përdor Kosovën për përfitime të duhura politike, por ai kurrë nuk i ka përshkallëzuar tensionet deri në këtë nivel”, ka thënë Fischer. Ai thotë se “edhe pse aktualisht duket se Serbia ka filluar të de-përshkallëzojë tensionet në Ballkan, javët e fundit kanë qenë disa nga më intensivet…

Read More