Author: admin

Daut Dauti Histeria e dënimit publik/mediatik të rastit të Shtërpcës e kalon edhe kufirin e gërditjes. Dënimi është dhënë nga ne edhe pse në realitet dimë fare pak detaje për rastin. Përkundër këtij fakti, nuk mungojnë kualifikimet për arsyen e ndodhisë, ku shumica janë absurde. Merreni me mend, kishte raste që ushtari në fjalë akuzohej për fundamentalist islamik, pasi që sulmi është bërë gjatë festës religjioze serbe. D.m.th. deri këtu ka shkuar akuza vetëposhtruese e disave që veten e quajnë shqiptar. Po e zëmë që ushtari i FSK-së është plotësisht fajtor dhe se ka gjuajtur me qëllim dhe për…

Read More

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur rreth fëmijërisë së tij. Ai në një intervistë për gazetën e njohur spanjolle Marca tha se ka filluar të punojë si nëntëvjeçar. Muriqi theksoi se e kishte lënë shkollën për futbollin. “Kam filluar të punojë si nëntëvjeçar, në një restorant që ishte e dajve të mi. Aty kam punuar gjithçka, kamerier, kam ndihmuar në kuzhinë, pra deri në moshë 16 vjeçare derisa shkova në Shqipëri. Unë punoja për ta ndihmuar nënën dhe motrën, pasi që isha i vetmi që mund ta ndihmoja familjen. Babai im vdiq në luftë. Ai kishte edhe shkollë…

Read More

Shkruan: Fitim Çaushi -Recension i romanit “Pengu Ukshin Hoti ndodhet në Beograd”, i autorit Sefer Pasha Ka mbi dy dekada që ekzistenca e intelektualit të ndritur dhe profesorit të shquar Ukshin Hoti, përjetohet nga populli shqiptar, krijuesit dhe  opinioni mediatik në tërë Shqipërinë, si një mister i veprimtarisë mafioze të barbarisë serbe. Ai u nxor nga burgu një të diel, pa lajmëruar njeri dhe befas veprimet shoviniste serbe e shkulën martirin e lavdishëm nga jeta aktive,  pikërisht atëherë kur prania e tij ishte më e nevojshme se kurrë në ngjarjet e lavdishme të Kosovës. Ai u kthye në legjendë,…

Read More

Sot në Viti u bë promovimi i librit ” Misioni im jetësor-Pesë dekada veprimtari të kulturës fizike e sportive” të autorit Ahmet Hasani. Në këtë promovim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili e çmoj lartë kontributin ndër vite të dhënë nga z. Ahmet Hasani, që është me prejardhje nga fshati Sadovinë e Vitisë, por që aktualisht jeton në Ferizaj. Me këtë rast kryetari Haliti, ka thënë se njerëzit si Ahmet Hasani me shokë kanë mbajtur gjallë aktivitetin sportiv në vend edhe në kohët më të vështira, përkatësisht në kohën e okupimit. Ai…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë, e cila sot ka kremtuar një vjetorin e themelimit, ku mysafir ishte edhe i pari i kësaj komune. Me këtë rast kryetari Haliti, ka përgëzuar pronarin e kësaj fabrike, e cila kryesisht punon uniforma të punës dhe ka arritur që produktet e saj nga tekstili, ti eksportoj edhe jashtë vendit. “ Është kënaqësi të shohësh se si në komunën tonë kemi afarist të suksesshëm, të cilët për një kohë të shkurtë kanë arritur suksese të mëdha. Siç jemi njoftuar kjo…

Read More

“Të jesh i doktoruar në Zvicër është një privilegj dhe nder, si në aspektin moral, financiar dhe në aspektin shoqëror”, thotë Dr. Ylber Qusaj, doktorant i farmacisë  lber Qusaj, është doktor shkence në Zvicër. Ka përfunduar me sukses studimet e larta për mjekësi dhe mban titullin “Doktorant” në farmaci. Tani ushtron profesionin e tij si ekspert për shkencë, teknologji dhe prodhim të medikamenteve të reja klinike dhe komerciale në kompaninë Lonza AG, Stein, Zvicër.  Ai tregon për revistën Albinfo.ch rreth punës së tij si farmacist, jetës, sfidave, migrimit dhe ambicieve të tij për të ardhmen.  Pa dyshim biografia e…

Read More

Vizita në Shkup e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, vjen në një moment vendimtar për rajonin dhe Evropën. Ky është vlerësimi i djeshëm pas takimit të përbashkët të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Chollet. Kryeministri beson se partneriteti ynë i fortë strategjik me SHBA-në ka një rëndësi të madhe në vitin e ardhshëm, i cili është i mbushur me sfida si këtu, ashtu edhe në nivel global. Përkundër faktit se Chollet dhe Kovaçevski kanë biseduar për luftën kundër korrupsionit, në takimin në Qeveri nuk është përmendur “lista e zezë” e SHBA-së për sanksione. Në takim u theksua mbështetja…

Read More

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë. Hovenier në një postim në Twitter shkruan se ishte i nderuar të priste në vizitë në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. “I kënaqur që mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Chollet takoi disa liderë politikë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe gazetarë”, shkruan Hovenier. Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte këshilltari i lartë amerikan, Derek…

Read More

“Kërkesa e lënë në sirtare tash e 7 vite, u realizua sot me hapjen e qendrës “Down Syndrome Kosova” edhe në qytetin e Gjilanit, duke krijuar kështu kushte të favorshme për fëmijët me aftësi të veçanta”, ka shkruar në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetar i komunës së fjilanit. Sipas hysenit, kjo qendër do të ofrojë shërbime terapeutike sociale, këshillim e mbështetje për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilat do të ofrohen në qendër, por mundësohen nga mbështetja dhe bashkëpunimi me UNICEF. “Falënderues ndaj organizatave dhe partnerëve mbështetës të cilët po…

Read More

Një person është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga tre persona të tjerë të panjohur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan. Tutje sipas raportit bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. “Viktima mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga tre të dyshuar të pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Read More