- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Komisioni për Administrimin e Prokurorive, nën kryesimin e z. Jetish Maloku, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarja e Komisionit, znj. Laura Pula, Drejtoresha e Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve (NJSHPP), znj. Arta Kelmendi, si dhe përfaqësuesja e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), znj. Besë Mujaj. Qëllim kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i analizës lidhur me vlerësimin e nevojave për numrin e prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prizren. Në këtë kontekst, Komisioni shqyrtoi të dhënat përkatëse mbi ngarkesën e punës së kësaj prokurorie, përkatësisht numrin e lëndëve në procedurë, në raport me…
Prokuroria Themelore në Gjilan mbanë aktivitet për “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Në përmbyllje të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ,Prokuroria Themelore në Gjilan përmes Koordinatorit per Dhunë në Familje Prokurorit Rozelida Manastiri në bashkëpunim me Zyren për mbrojtjen e Viktimave, zyrtaren Viola Kadriu, Policinë e Kosovës, Qendrën për punë sociale në Gjilan, Agjencinë për ndihmë juridike në Gjilan, është mbajtur një aktivitet me nxënësit e shkollës fillore ‘’Selami Hallaqi’’ në Gjilan Gjatë këtij aktiviteti u theksua rëndësia e fushatës, e cila shënohet në mbarë botën dhe përfshinë të gjithë zinxhirin institucional dhe shoqëror në adresimin, parandalimin dhe vetëdijesimin kundër dhunës me bazë gjinore, me qëllim që…
Në kuadër të edicionit të 20 të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë u dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, me regji të Afeida Boriçi Memeti, me autor Martin Mcdonagh. Para publikut të Luginës së Preshevës dhe atyre nga të gjitha viset shqiotare, luajtën Artan Ibishi, Gani Veseli, Valon Nuhiu dhe Egzona Salihu. Përktheu tekstin, Shkëlzen Berisha, skenografia, Nexhat Boriçi, ndriçimi, Xhemal Hasani, muzika, Skender Halimi, inspiciente, Arife M. Haliti dhe dekorater, Burim S Emini./Gjilani INFO/
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2183 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Ndërkaq, janë evidencuar 42 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 15 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar. Janë arrestuar 10 persona, kurse 8 janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Kamenica pjesë e panelit të diskutimit në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor
Komuna e Kamenicës ishte e përfaqësuar në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor dhe Avancimin e Përfshirjes së Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve, i cili u mbajt më 16–17 dhjetor 2025, në Hotel Sirius, Prishtinë. Në kuadër të këtij samiti, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (NJKDNJ), Nazmije Demolli Kastrati, mori pjesë në cilësinë e panelistes në panelin me temë: “Buxhetimi i përgjegjshëm ndaj komuniteteve Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane dhe menaxhimi i financave publike.” Gjatë këtij paneli, Znj. Demolli Kastrati prezantoi praktikat e mira të Komunës së Kamenicës në fushën e buxhetimit…
Dy persona të dyshuar në Partesh, pas një mosmarrëveshje kanë ardhur deri te konflikti fizik duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore. Incidenti në fjalë është cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor. “Në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, njoftohet nga Policia. Për dy personat e përfshirë në këtë ngjarje thuhet se janë dërguar në spital dhe gjenden nën masën e ndalimit policor dhe nën mbikëqyrje e zyrtarëve policor./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan Igli Totozani me përfaqësues të tjerë të OSBE-së Faruk Dërmaku, Ryan Scherba dhe Vjosa Emini. Drejtori Totozani ka uruar Kryetarin Rahimaj për rizgjedhjen e tij si Kryetar, si dhe ka sjellur edhe letrën e dërguar nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Gerard McGurk për Kryetarin Rahimaj për rizgjedhjen e tij. Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin që Komuna e Kamenicës ka pasur me Misionin e OSBE-së në Kosovë, bashkëpunim ky për të cilin të dyja palët janë dakorduar se do të…
Komuna e Kamenicës: Ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nxjerrë Urdhëresë me të cilën ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës. Bëhet me dije se qëllimi i kësaj urdhërese është mbrojtja e shëndetit publik, krijimi i një mjedisi pa tym duhani dhe rritja e rendit dhe higjienës publike në hapësirat e jashtme të institucioneve komunale Thuhet se kjo urdhëresa zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës, përfshirë: objektin e Komunës; të gjitha shkollat fillore dhe…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” neni 185, dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i Kodit Penal të Kosovës./Gjilani INFO/
Në Komunën e Kamenicës u mbajt me sukses Kuvendi Zgjedhor i Këshillit të Nxënësve, një ngjarje e rëndësishme që shënon vitin e dytë të organizimit të zgjedhjeve komunale për përfaqësimin e nxënësve. Në këtë proces morën pjesë të tri shkollat e mesme të komunës, dhe zgjedhjet u monitoruan dhe u drejtuan nga organizata KYC, e cila siguroi transparencë dhe korrektësi në çdo hap të procesit zgjedhor. Pas procesit të votimit dhe me besimin e nxënësve, Blend Kastrati u zgjodh Kryetar i Këshillit të Nxënësve në nivel komunal për mandatin e tij të dytë. Ai arriti të sigurojë shumicën e…

