- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Autoritetet policore kanë njoftuar sot për një rast të një rreziku të përgjithshëm në rrugën “Lufta e Gjilanit” të qytetit. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr janë përfshirë orët e rrymës së një ndërtese. “Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa disa persona për shkak të tymit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia. Rasti është duke u hetuar./Gjilani INFO/
Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike (fishkezjarreve). Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve). Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të dat֝ës 31.12.2025 deri në…
Për një javë janë shqiptuar 1 mijë e 440 gjoba nga Policia e Rajonit të Gjilanit për të krijuar siguri në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.12.2025 – 18.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e dyzet (1440) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: – Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, – Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar, – Shqiptuar shtatëdhjetë e pesë (75) gjoba mjetet e rënda si; gjoba për tahograf, ngarkese e tepërt ose pa mbulesë, kontrolle teknike etj -Shqiptuar masa…
Sot mbi vendin tonë parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit ka mundësi për mjegull nëpër lugina dhe ultësira, njofotn Meteo Kosova. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe do të jetë e lehtë, me shpejtësi prej 4-15 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 6 deri në 10°C.
Kryetari Hyseni e ministri Sveçla në Pikë Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë: Gati për pritjen e mërgimtarëve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, vizituan Pikë Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë, i cili është njëri nga PKK-të kryesore. I pari i Gjilanit, tha se bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlë, e përmbyllën ditën në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku takuam zyrtarë policorë. “Nga ta u informuam për përgatitjet e ndërmarra për menaxhimin e fluksit të mërgimtarëve. Mërgimtarë, mirë se vini në shtëpitë tuaja”, tha kryetari Alban Hyseni. Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, tha se bashkë me kryetarin…
Vetëvendosje në takime me banorët e Rrugës së Prishtinës dhe në Shkollën “Rexhep Elmazi” *** Nga tubimi në Shkollën “Rexhep Elmazi”, me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kandidatëve për deputet dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ku u diskutuan arritjet dhe angazhimi i vazhdueshëm për siguri, rend dhe zhvillim për Gjilanin. Vazhdojmë bashkë me siguri e begati. *** Sot patëm nderin të presim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me banorët e Rrugës së Prishtinës, në një bashkëbisedim rreth sukseseve të Qeverisë Kurti në aspektin e sigurisë dhe rendit. Në…
Aktivitetet ditore të Vetëvendosjes në Gjilan *** Në nisje të fushatës na nderoi me vizitë nënkryetari i VETËVENDOSJES!, z. Glauk Konjufca, bashkë me disa prej kandidatëve tanë për deputetë! Ne jemi më të mobilizuar se kurrë që më 28 dhjetor të shënojmë fitoren dhe të vazhdojmë me qeverisjen e vendit! 116 është numri i fitores! *** Gratë kanë qenë në qendër të politikave të Qeverisë Kurti dhe janë përkrahur përmes shtesave dhe mbështetjes direkte financiare. Kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në mandatin e ri, me fokus të vazhdueshëm në barazi, siguri dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. ***…
Gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore Dheu i Bardhë, është paraqitur një ngarkesë mallrash, ku gjatë ekzaminimit zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra të padeklaruara. Malli i konstatuar përfshin pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore. Pas verifikimit të mallit, vlera e tij arrin shumën rreth 4,000 euro. Mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës. Me fokus mbrojtjen e tregut dhe interesit publik, Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj…
Pas më shumë se 20 vitesh shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Shejnaze Mushica. Në vitin 2005, Dr. Shejnaze Mushica filloi për herë të parë punën si mjeke në shërbimin e ish-Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan, sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), ku për vite me radhë ka ofruar shërbime shëndetësore me përkushtim të lartë profesional. Dr. Shejnaze Mushica shquhet për natyrën e saj të qetë, humane dhe profesionale, duke pasur një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve ndër vite. Ajo u pensionua më 16.12.2025,…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 10 aktakuza ndaj 10 personave për vepra të ndryshme penale
Të mërkuren e kësaj jave, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vrasje në tentative ”. -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e sherbimeve ”. -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Rrezikim i trfikut publik ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Sulmi ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhuna në familje”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1)…

