- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 05.12.2025 – 11.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tetëmbëdhjetë (1418) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar njëzet (20) gjoba për përdorim të telefonit, Shqiptuar njëzet e tetë (28) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), Shqiptuar…
Gjatë vizitës në Turqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar edhe kryetarin e Komunës Yıldırımit, Okay Yilmaz. Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e arsimit dhe të industrisë. I pari i Gjilanit tregoi, se përgjatë vizitës në Turqi zhvilloi një takim të frytshëm me kryetarin e Komunës Yıldırım, Okay Yilmaz. “Bashkë diskutuam për projektet e realizuara në fushën e arsimit dhe për rëndësinë e tyre tek qytetarët tanë”, tha Albann Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se u dakorduan që ta zgjerojnë bashkëpunimin edhe më tej, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të…
Hulumtimi i programeve universitare dhe programeve trajnuese për arsim dhe aftësim të mëtutjeshëm në Kolegjin AAB
Në kuadër të marrëveshjes me Kolegjin AAB në Prishtinë dhe në bazë të Planit të Veprimit në kuadër të hulumtimeve të programeve universitare dhe programeve trajnuese për arsim dhe aftësim të mëtutjeshëm dhe përgatitjes për aplikim, 95 nxënës maturantë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, si dhe qindra të tjerë nga shkollat e mesme të Gjilanit, të shoqëruar nga këshilltari për karrierë Enver Sadiku, i kanë bërë një vizitë Kolegjit AAB në Prishtinë. Ata, ga afër janë njoftuar me programet që ofron ky Institucion i Lartë i Arsimit në Kosovë. Maturantët nëpërmjet ligjëruesve nga Kolegji AAB, nga afër kanë…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Komunën Osman Gazi, Adnan Kurtuluş në Turqi. Në takim u bisedua lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në dobi të qytetarëve. I pari i Gjilanit tregoi se gjatë qëndrimit tim në Turqi, zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Komunën Osman Gazi, Adnan Kurtuluş. “Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe bashkëpunuese, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy persona për vepra të ndryshme penale dhe ka ndaluar tre të mitur
Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten e kësaj jave ka ndaluar tre (3) persona të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve, veprën penale, ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit ‘’, nga neni 301, dhe veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, ndaj tyre ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit. Nga ana tjetër, po këtë ditë ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem: -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e sherbimeve…
Statistikat e përgjithshme nga Policia e Kosovës, për 24 oët e fundit, bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe janë evidencuar 50 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 100 gjobitje. Autoritetet policore të vendit tone, njoftojnë se nga aksidentet në trafik, 1 aksident të ketë qenë me fatalitet, 18 me lëndime si dhe 31 rastet tjera me dëme materiale. Për të njëjtën periudhë kohore thuhet se janë arrestuar 18 persona, pastaj 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje e 3 persona në vuajtje të dënimeve./Gjilani INFO/
Gjilan: Arrestohen dy persona, dyshohen për keqpërdorimin e të dhënave bankare të disa qytetarëve
Policia ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin se kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me qëllime të përfitimeve materiale të kundërligjshme. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të shtuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës. Në orët e mëngjesit lokalisht mjegull nëpër ultësira dhe lugina. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 9-21 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 9°C. /MeteoKosova/
Njësia e Hetimeve Rajonale, përkatësisht Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, me datën 08.12.2025 ka iniciuar veprime fillestare hetimore lidhur me një rast të dyshimit të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”. Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore janë siguruar prova të besueshme se dy të dyshuar të mitur për një periudhe kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa qytetarëve me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit sot me datën 11.12.2025, janë kryer kontrolle…
Nga Emrush Shkodra Serish po kthehemi te listat e deputetëve dhe prezenca e tyre në lista tash e dy dekada. Shprehja “më trego me kënd rri të tregoj kush je” lidhet shumë me mënyrën si paraqiten emrat në listat zgjedhore dhe me idenë që subjektet politike duan të fitojnë me njerëzit që i vendosin aty. Nëpër lista sheh deputetë që kanë humbur disa herë me radhë dhe nuk e kanë arritur me marrë kurrë besimin e qytetarëve. Megjithatë, vazhdojnë t’u servohen votuesve si opsion, duke i vendosur qytetarët në situatën që edhe kur duan të votojnë një subjekt të…

