Author: admin

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me U.D. Ministrin e Drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Blerim Sallahu. Gjatë këtij takimi, Kryetari Rahimaj ishte i shoqëruar nga Drejtori për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, z. Zotrim Kastrati. Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi konstruktiv, me fokus të veçantë në çështjet e interesit të përbashkët ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror. Ata diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjeve, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të shërbimeve publike dhe adresimit të sfidave me…

Read More

“Në vazhdën e takimeve në Turqi, u pritëm nga Fahrettin Gülener, pronar i grupit të ndërmarrjeve ERMETAL që numëron mbi 1600 punëtorë, e njëherit Kryetar i Bordit të Fondacionit ERTEV dhe konsull nderi i Kosovës në Bursa”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai bëri me dije se ishtek y një takim i ngrohtë dhe bashkë diskutuan për zhvillimin ekonomik, investimet në shumë fusha dhe forcimin e bashkëpunimit mes shtetit të Turqisë dhe Kosovës. “E falënderojmë shumë z.Gülener për mikpritjen dhe gatishmërinë për të shkëmbyer përvoja në të ardhmen”, ka thënë kryetari Hyseni./Gjilani INFO/

Read More

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Dukagjin Leka, së bashku me Dr. Sc. Berat Dërmakun dhe Petrit Canaj, Sekretar i Njësisë Akademike, kanë qëndruar në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve akademike dhe projekteve ndërkombëtare. Vizita është realizuar me rastin e pjesëmarrjes në konferencën shkencore të organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka qenë bashkëorganizator. Po ashtu, gjatë kësaj vizite është trajtuar edhe projekti Erasmus+ CBHE “Strengthening of relations between HEIs and industry sector through Dual Education in Albania and Kosovo with the focus on…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar sot në mëngjes në Kosovë, konkretisht në mes kufijve Kosovë–Serbi–Maqedoni e Veriut, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC). Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në orën 06:20:10 sipas kohës universale (UTC), apo 07:20 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.373° N, 21.284° E, me një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Read More

Në Gjilan është arrestuar një person i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy të mitur, rast ky të cilin policia e ka cilësuar si vrasje në tentative. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor e pastaj janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa pasdite pritet vranësirat të tërhiqen.Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 3-17 km/h, njofton MeteoKosova.Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 8°C./Gjilani INFO/

Read More

Janë arrestuar dy persona në Zhegër të Gjilanit nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, derisa po u shqiptohej një kundërvajtje në trafik, kanë njoftuar autoritetet policore. Bëhet e ditur se zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Sot para zyrtarëve komunal nga organizata NOPM (Network of Peace Movement) është prezantuar raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës, i realizuar në kuadër të projektit rajonal “Qytetarët për integritet në fuqizimin e llogaridhënies lokale”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga KDI në partneritet me Transparency International në rajon. Drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha ka falenderuar organizatën NOPM për kontributin si dhe ka përshëndetur iniciativën. Kunsulenti i angazhuar nga kjo organizatë Fikret Ibrahimi ka prezantuar raportin analitik për dy projekte që janë në proces në Komunën…

Read More

Faruk Tasholli / Në kujtim të miqve të mi, poetëve boemë, Mirko Gashit, Tahir Deskut dhe Nehat S. Hoxhes / Në rrugën poshtë Katedrales së Prishtinës Artistët e lodhur i ka zënë gjumi Me ballin e mbështetur në cepa tavolinash Vëzhguesit policorë kot e bjerrën ditën Duke dëgjuar tingëllimën e fjalëve të largëta Për Pjetër Bogdanin a për zogjtë e Stimfalisë Kafenetë janë varrosur e kujtimet krejt zbehur E letrat e zhubravitura në qiellin plot ëndrra Fluturojnë si zogj të trazuar Me shpirtin e derdhur fjalëve pa rend Hajde ta çojmë nga një për fundin e gëzuar Të tjerët…

Read More