Author: admin

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurta me diell. Herë pas here do të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit, si dhe vonë pasdite e në mbrëmje, kur reshjet pritet të jenë pak më të intensifikuara. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C. /MeteoKosova/

Read More

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” të Gjilanit është mbajtur një trajnim për Edukimin Medial, kanë marrë pjesë 37 nxënës, të cilët kanë thelluar njohuritë e tyre për informimin, por edhe dezinformimin, me theks të veçantë se si të mbrohemi nga to në botën e vërshuar nga informacionet që vijnë nga shumë anë. Trajnimi ka qenë njëditor  i mbajtur nga Organizata Action for Democratic Society (ADS) / hibrid.info, anëtare e UNESCO Media and Information Literacy Alliance, në trajnimin që kishte të bëjë me Edukimin Medial. Ky trajnim është mbajtur në dy sesione, për mësimdhënës dhe nxënës e programi ka qenë…

Read More

Policia ka raportuar sot për gjetje dhe sekuestrime të dy lloje armësh, sasi municioni si dhe një bajonetë në Begucë të Vitisë. Thënë ndryshe janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë, një najonetë  dhe 30 fishek kalibrash të ndryshëm pasi është kontrolluar shtëpia e një personi të dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/

Read More

Një qytetar nga fshati Livoç ka njoftuar policinë për zhdukjen e vëllait, për të cilin ka thënë se prej kur ka dalur nga shtëpia nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Lidhur me rastin ai ka thënë se ndërkohë kishte gjetur veturën e tij së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje./Gjilani INFO/

Read More

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe bashkëkombës shqiptarë kudo që ndodheni, Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për këtë datë të shenjtë që na bashkon dhe na kujton sakrificat e të parëve tanë për liri dhe pavarësi. Kjo ditë historike është simbol i krenarisë sonë kombëtare, i unitetit dhe identitetit tonë. Ajo na frymëzon të ecim përpara me përkushtim e vendosmëri për zhvillimin e komunitetit tonë dhe të vendit. Në kuadër të kësaj feste, Komuna e Vitisë ka përgatitur një…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur akatakuzë ndaj T.P., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë. Në prill të vitit 1999, T.P. akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje. Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur…

Read More

Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, znj. Nazmije Demolli Kastrati, përfaqësoi Komunën e Kamenicës në konferencën ndërkombëtare “Resilient Europe through deliberative democracy: Cities and regions in action!”, e mbajtur në Palais de l’Europe, Strasburg – Francë. Konferenca mblodhi përfaqësues nga qytete dhe rajone të ndryshme të Evropës dhe trajtoi rëndësinë e demokracisë deliberative për të përballuar sfidat moderne, si polarizimi, dezinformimi, krizat politike, pabarazitë dhe ndarja urbane–rurale. Koordinatorja e NJKDNJ-së, znj. Nazmije Demolli Kastrati, tha se: “Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një mundësi e rëndësishme për të shkëmbyer përvoja profesionale dhe për të mësuar nga praktikat më…

Read More

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja e 10-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në fillim të këtij takimi, kryesuesi Azizi, ju urojë të gjithë atyre që janë fitues të zgjedhjeve lokale si kryetarit Haliti por edhe këshilltarëve komunal. Në këtë takim u shqyrtua dhe u votua me shumicë votash propozim vendimi për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë për vitet 2026–2028. Ky dokument është prezantuar nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kurse pjesë e këtij takimi në emër të ekzekutivit komunal ishte zv. kryetari…

Read More

Me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, dhe festave të nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë më përfaqësues edhe nga institucionet komunale dhe të tjera, kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nderë të kësaj dite në Kazermën “New Born” në Gjilan. Ata janë prit nga nënkoloneli Arben Avdyli dhe të tjerë ku dhe janë prezantuar pajisjet me aktivitet nga Regjimentit të Parë të Këmbësorisë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot, në Ditën e Forcës, ishte një kënaqësi e veçantë dhe nder i madh të qëndroja pranë ushtarëve tanë të…

Read More

Edhe Komuna e Gjilanit, po vazhdon të ketë problem me buxhetin, si shkak i mos miratimit. Funksionimi po vazhdon me operimin e 1/12 e buxhetit të vitit të kaluar. Së shpejti do të thirret seanca e Kuvendi Komunal të ri, ku dhe do të votohet bartja e mjeteve vetanake. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka sqaruar për çështjen e buxhetit Ai theksoi se edhe Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pa miratuar. “Por mënyra jonë e menaxhimit ka qenë krejt tjetër. Ne kemi respektuar plotësisht legjislacionin dhe nuk kemi hyrë në obligime pa…

Read More