- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Një femër në Gjilan ka raportuar në polici për sic thuhet një kartëmonedhë prej 50 eurosh e cila dyshohet se është e falsifikuar. Njoftohet se lidhur me rastin është konsultuar prokurori, sikurse që edhe behet me dije sekuestrimi i kësaj kartmonedhe për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore./GJILANI INFO/
Një person ka raportuar të mërkurën se një femër është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 29.01.2023 rreth orës 14:00, në Obiliq. Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet. “Me 01.02.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se janë rikthyer kontrollat mjekësorë për pensionistët. “Zotimin për trajtim të dinjitetshëm shëndetësor për pensionistët e qytetit e përmbushëm sot me rikthimin e kontrolleve mjekësore për ta”, ka thënë ai. Nga sot e tutje, çdo javë, pensionistët e qytetit do të kenë kontrolla mjekësore bazike nga punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, si: Matja e tensionit, matja e oksigjenit, matja e pulsit, metoda diagnostikuese përmes otoskopit, kontrollim i veshëve etj./GJILANI INFO/
Taxi Green me bazë në Gjilan është kompani e besueshme për transportin e udhëtarëve dhe si e tillë ofron shërbime cilësore për qytetarët. Kjo kompani është e përkushtuar për të ofruar dhe siguruar udhëtime të rehatshme duke qenë korrekte dhe përpikët ndaj udhëtarëve, për të arrijtur me kohë në destinacionet e tyre. Madje, kjo qasje dhe ky përkushtim shembullor, nuk ka kaluar pa u vënë re, ashtu që Taxi Green – Gjilan javën e kaluar ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm për imazhin e shkëlqyer të cilin e ka krijuar. Me fjalë tjera, kjo Kompani në Gala Mbrëmjen…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim informues përfaqësuesit e projektit “Flows” në krye me Burim Dulën. Ky projekt ka të bëjë me resurset ujore. Bëhet me dije se në kuadër të këtij projekti pritet të ketë investime në komunën e Vitisë konkretisht në zgjerimin e kapaciteteve të ujit me impiant dhe atë sipas nevojave të komunës, instalimi i ujëmatësve smart (të mençur), investimi në pompat e ujit, sanimi i defekteve të gypave të ujit, etj. Me këtë rast kryetari Haliti shprehu gatishmërinë që të punoj me të gjithë akterët e përfshirë në…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim pjestarë të policisë së Kosovës, nga stacioni policor në Viti, si dhe nga policia Regjionale në Gjilan, të cilët kanë prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2022. Në këtë takim, të pranishëm ishin komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, drejtori i policisë Regjionale në Gjilan, kolonel Agron Rukiçi, drejtori i Hetimeve Rajonale, Remzi Azemi, përfaqësues e pjestarë të policisë në Viti, përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues lokal të akterëve të sigurisë dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Me këtë rast…
Asnjë pakicë në Kosovë nuk është e pikur nga qielli – pakicat e Kosovës kanë më së shumti të drejta se sa çdo vend i Europës
GJON KEKA Kosova tani po hynë në një fushë të re dhe komplekse në procesin e bisedimeve për normalizmin dhe mbi të gjitha për pranimin e realitetit të Kosovës së pavaruar nga ana e Serbisë, realitet ky i forcuar edhe me anë të vendimit të gjykatës së GJND-së. Tani kur bota gjendet në mjegullën e saj të luftërave e krizave si dhe përpjekjeve për hedhjen e vijës ndarëse të një rendi të Ri ndërkombëtar në botë, është aktualizuar edhe porblemi i Kosovës, dhe i rregullimit të raporteve ndërshtetërore në kuadër të një noramlizimi e njohje në mes të Kosovës…
E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë në Turqi. Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se reprezentuesi belg është në bisedime me Istanbul Basaksehir. Bisedimet po vazhdojnë për të gjetur një marrëveshje, teksa tani për tani nuk ka diçka konkrete. Januzaj është pjesë e Sevillas nga viti i kaluar. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. 27-vjeçari nuk po gjen hapësira në formacionin e Jorge Sampaolit, teksa këtë sezon ka regjistruar vetëm dy paraqitje në La Liga. Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje mes tij dhe klubit…
Biser Mehmeti Edhe pse kishin kaluar disa vite prej asaj dite të kobshme gjatë së cilës e kishte mposhtur vdekjen relative, komandant F. e kishte të vështirë ta dëbonte nga imazhi çastin kur me sytë e tij e kishte parë ushtarin e armikut si ishte hedhur mbi trupin e tij si të një ujk i tërbuar. Nëpër tisin e një errësire të tejdukshme e kishte parë si e kishte goditur disa herë me një thikë të mprehtë nëpër trup duke i shkaktuar dhimbje të tmerrshme. Si në ëndërr e ndjen krahun e djathtë si i shkëputej me vështirësi të madhe…
Raportohet se në ambientet e sallës “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja Pajtore“ në Southfield, Michigan, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes shoqatës “Komuniteti Shqiptar” në Michigan, e përbërë nga përfaqësues të shoqatave “Kosova” dhe “Jehona e Malësisë”, me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese Coca Cola. Marrëveshja u nënshkrua edhe me kompaninë më të madhe të pijeve freskuese për shtetin e Michigan-it – “Leonard’s Syrups”, përcjell albinfo.ch. Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkroi kryetari i shoqatës, Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups, Lucas…

