- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti. Analisti serb, Janjiq u shpreh për Euronews Albania se në thelb presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar njohjen, duke iu referuar kapitullit 4 të bisedimeve në procesin për anëtarësim në BE. Sipas tij, me këtë veprim, Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 10 vitet e ardhshme. “Vuçiq, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb,…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë. “Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me…
Dy persona pas një mosmarrëveshje të çastit rreth një qeni janë rrahur mes vete. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në fshatin Mogillë, Kllokot. Tutje bëhet e ditur se dy të përfshirë në rast kanë pranuar tretman mjekësor. “Më 03.02.2023, rreth orës 13:00, policia ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ku dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike. Dy të përfshirët në rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet…
Drita ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në tokën turke ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra gjilanase është përballur me ekipin nga Letonia, Liepaja të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:1. Ardit Tahiri, Ilir Blakçori dhe Iran Junior kanë qenë realizuesit e golave për skuadrën bardhekaltër. Kujtojmë që Liepaja është përballur në raundin e parë të Ligës së Konferencës me skuadrën tjetër gjilanase Gjilanin, të cilën e eliminoi pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3:2..
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Slavisha Filiq, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Siç bëhet e ditur, i kërkuari është Slavisa (Vojislav) Filiq, i lindur më 25 korrik të vitit 1963. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin për media. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:…
Adnan Januzaj edhe zyrtarisht ka nënshkruar me Istanbul Basaksehirin. Januzaj do të jetë pjesë e Istanbul Basaksehirit në formë huazimi deri në fund të edicionit aktual. Lajmi është konfirmuar nga vet klubi turk, i cili i uroi mirëseardhje futbollistit me prejardhje shqiptar. Adnan Januzaj së fundmi ishte pjesë e Sevillës, por që nuk arriti të tregonte veten.
Mehmetali Rexhepi …po mërdhija ta zija që në fillim fiksimin, pastaj ardhjen e fiksimit në gjendje të lëvizshme, sikurse në trajtën e parë. Jep e merr trajta tjera, por ajo e para nuk më vinte… Djaloshin që më erdhi nga ëndrra, ajo disi ma pikturoi të tillë të tërin të mbështjellë nga joshja, ashtu, sipas të vetës, si një figurinë krejtësisht e avullt, vegim shndërrues pamjesh, tipare bulëzuese. Si duket rrënjët e shfaqjes Tij ishin nga zhgjëndrra; nga ajo zhgjëndërr, që sa vjen e më largohej e, ishte thadruar thellë-thellë dhe kaherë në një skutë të ndërdymes. Nga avulli ishte…
Ramë Oraca I mes tokës e qiellit në kufi me Zotin veç shpirti i saj gjallëron frymën që të marrim udhë për të bukurën e dheut kushedi që sa shekuj udhëtuam brenda vetes assesi të arrijmë tek e nesërmja sa herë u nisëm te njëri-tjetri diçka e padukshme bubulloi midis nesh mijëra vjet ra i njëjti shi e nuk e shoi etjen e dhembjes sonë II kahdo që niseshim rigonin kujtimet e shkretueme si vasha mbi gjergjef për unazën e këputur nga etja e madhe u bëmë si të huptë nën shi të huaj ndalohej të këndosh vetmevete dhe…
Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues, i ka kërkuar Ministrisë së Financave, përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë që t`i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023. Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim. Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që…
Vetëm për katër muaj rreth 200 nxënës të shkollave fillore edhe të mesme nga komuna e Tetovës janë shpërngulur jashtë vendit. Sipas përllogaritjeve, rreth tetë paralele janë shuar vetëm për pesë muaj në Tetovë. Nga sektori për arsim në komunën e Tetovës thonë se këta të dhëna janë shqetësuese pasi që shkollat janë duke ngelur pa nxënës. “Me fillimin e gjysme vjetorit të dytë në shkollat e mesme kërkuam informacion nga të gjitha shkollat fillore edhe të mesme se sa nxënës kanë marr fletëshpërngulje ku nga informacionet nga shkollat fillore kanë marrë 143 nxënës, ndërsa nga shkollat e mesme…

