Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në këto organizata ndërkombëtare është anëtarësuar Kosova, në këto synon
Lajme Qendrore

Në këto organizata ndërkombëtare është anëtarësuar Kosova, në këto synon

adminBy adminFebruary 20, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me gjithë pengesat e shkaktuara nga Serbia kundër Kosovës, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe organizata më të rëndësishme financiare e sportive.

Disa prej tyre janë:

-Banka Botërore

– Fondi Monetar Ndërkombëtar

– Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim

– Federata Botërore e Futbollit

-Federata Evropiane e Futbollit

-Komiteti Olimpik

-Organizata Botërore e Doganave

-Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore.

Ndërkaq, Kosova nuk është anëtare e:

-Organizatës së Kombeve të Bashkuara

– Bashkimit Evropian

– Këshillimit të Evropës

– Organizatës Botërore të Tregtisë

– Organizatës Botërore të Shëndetësisë

-Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Serbia ka penguar që Kosova të anëtarësohet në :

– Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL)

– Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Tabelë ilustruese ku shihen se ku është dhe ku nuk është e anëtarësuar Kosova (Portali Dukagjini).

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare paraqet proces të rëndësishëm dhe ringjallje për vendin. Hapin e parë më të rëndësishëm Kosova ndërmori, me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim në vitin 2015.

Para shpalljes së pavarësisë, çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB nuk ka qenë prioritet dhe në vend të saj theksi ishte në anëtarësimin në organizatat tjera ndërkombëtare.

Atë kohë, Martti Ahtisaari, në një deklaratë të tij nga viti 2008 pati thënë:

“Ata [Kosova] duhet të bëhen anëtarë të organizatave ndërkombëtare financiare, siç është FMN-ja. OKB-ja mund të vijë më vonë, ajo nuk është aq me rëndësi nëse disa shtete shkaktojnë probleme”.

Për anëtarësimin e Kosovës në OKB pengesa më të mëdha kanë qenë Rusia dhe Kina. Pozicionet e këtyre dy vendeve e kanë bllokuar perspektivën e Kosovës për anëtarësim në OKB një kohë të gjatë.

Procesi e Marrëveshja e Stabilizim Asociimit 

Procesi i Stabilizim- Asociimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor është lansuar më 1 nëntor 2000, si kornizë e politikave evropiane për marrëdhëniet midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, deri në anëtarësimin eventual të tyre.

Më pas, më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg të Francës është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, e cila hyri në fuqi me 1 prill 2016.

Çfarë është marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA)?

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Kjo marrëveshje përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në, në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së.

Kuvendi i Kosovës në kuadër të zbatimit të MSA-së, më 10 mars 2017 ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së, i cili përbën dokumentin kryesor kombëtar të politikave të anëtarësimit në BE.

Datat më të rëndësishme sa u përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së

1 nëntor 2000- Nisja e Procesit të Stabilizim-Asociimit për Evropën Juglindore

21 qershor 2003- Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

1 prill 2005- Komunikata e Komisionit Evropian e ardhmja evropiane për Kosovën

4 shkurt 2008- Veprimi i përbashkët për themelimin e EULEX-it në Kosovë

17 shkurt 2008– Shpallja e pavarësisë së Kosovës

9 dhjetor 2008- EULEX-i bëhet operacional

14 tetor 2009- Komunikata e Komisionit Evropian Kosova- Realizimi i perspektivës evropiane të saj

19 janar 2012- Komisioni Evropian e fillon dialogun për liberalizim të vizave

10 shtator 2012- Kosova e shpallë përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur

10 tetor 2012- Studimi i fizibilitetit për MSA-në

25 korrik 2014- Inicimi i MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

27 tetor 2015- Nënshkrimi i MSA-së

10 mars 2016- Kuvendi i Kosovës e miraton PKZMSA-në

1 prill 2016- MSA hyn në fuqi

4 maj 2016- Komisioni Evropian i propozon institucioneve të BE-së liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës

9 nëntor 2016- Qeveria e Kosovës e aprovon Agjendën e Reformës Evropiane për të maksimizuar përfitimet ekonomike dhe politike të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

1 korrik 2018- Komisioni Evropian konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ndër zhvillimet e fundit të Kosovës sa i përket anëtarësimit në Organizata ndërkombëtare është data 15 dhjetor e vitit 2022, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ky aplikim para dorëzimit u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ata  e kanë quajtur dorëzimin e aplikimit të Kosovës në BE hap historik për Kosovën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu

October 9, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

By adminOctober 9, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit,…

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.