- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Mitrovicë dhe një rast të sulmit seksual që ka ndodhur në Gjakovë. Siç bëhet e ditur, një vajzë në Mitrovicë ka raportuar se ishte dhunuar nga një person të hënën. “Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Ndërsa, në Gjakovë është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se ka…
‘Vuçiqi ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit’
Daniel Smith, eksperti i pavarur për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, me fokus në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin edhe vetë Vuçiqi është i vetëdijshëm. Në një intervistë për këtë medium serb “Danas”, Smithi është shprehur se tashmë nuk është sekret që Vuçiq po e shfrytëzon temën e Kosovës për të shpëtuar nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Serbisë, jeta e të cilëve, siç tha, po bëhet çdo ditë e më…
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024. “Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është mbërritur të vlera e koeficientit për vitiin 2023 dhe ai është 105, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ai do të jetë 110 euro”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Sipas Kurtit, çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë. Ligji i ri i pagave në Kosovë pritet të hyjë…
Minna Fashion është kompani e mirënjohur në industrinë e dizajnit të veshjeve. Në vitin 2006, kur edhe është themeluar, nis veprimtarin ë biznesore në një dyqan të vogël në qytetin e Gjilanit. Dhe që në fillim të veprimtarisë, ka synuar për të përmbushur kërkesat e klienteve. Minna Fashion kishte një hapësirë të re prodhimi, në vitin 2010, me 120 m 2, kurse në vitin 2016 ka hapur lokalin e ri në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, me një hapësirë prej 400 m2, dhe me një ekip prej 20 agjentësh të shitjes. Ndërkaq, popullariteti i dizajneve unike bëri…
Me Gala mbrëmjen e organizuar në përmbyllje të “Flakës së Janarit 2023” janë përzgjedhur më të dalluarit në të gjitha shtyllat e këtij Manifestimi Shumëkulturor, i cili mblodhi artistë nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë ceremoni, Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e komunës së Gjilanit, në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka theksuar se familjet Zeka, Mala, Berisha dhe familjet e dëshmorëve të tjerë meritojnë mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e dhënë për liri. Ajo tha se gjatë këtij muaji, Gjilani ishte identiteti i artit, kulturës, muzikës, dramës dhe i të gjitha shtyllave për të cilat kontribuuan të gjithë…
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Porf. Dr. Bajram Kosumi i ka ndarë mirënjohje, Presidentit të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit Arsim Vranovci. Këtë mirënjohje Rektori Kousmi ia ka dhënë Presidentit Vranovci për kontributin e tij, si President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, në organizimin e ceremonisë me rastin e nderimit me çmimin “Doctor Honoris Causa” për z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian. Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan me nismën e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit dhe pas vendimit të Senatit, më 27.01.2023, ka nderuar me çmimin “Doctor…
Në indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International”, Maqedonia është në vendin e 85-të nga 180 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga rajoni para nesh janë Sllovenia (41), Greqia (51), Kroacia (57), Mali i Zi (65), Kosova (84), ndërsa Maqedonia në të njëjtin vend është në shoqërinë e Surinamit, Indisë, Maldiveve, Guajanës dhe Tunizisë. Pas nesh janë Shqipëria dhe Serbia (101). “Bota ka nevojë për veprim urgjent,” thotë titulli i Transparency International mbi Indeksin Botëror të Korrupsionit. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin. Indeksi rendit 180 vende…
Sot në Viti është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi ka falënderuar të gjithë anëtarët e KK-së dhe komiteteve për bashkëpunimin për vitin e shkuar. Ai i ka njoftuar ata edhe mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerrë në seancën e fundit. Ndonëse nuk ishte në rend dite, por si pikë ka hyrë edhe një propozim vendim nga subjekti politik Vetëvendosje për faljen e tatimit në pronë deri 100€ por që nuk morri mbështetjen e shumicës. Rreth këtij propozim vendimi pati mos pajtime…
Nën organizimin e Asociacionit Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Club “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, sot në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, u mbajt Ora e Madhe Letrare, ku 17 poetë kanë lexuar poezitë e tyre, në garë për çmimin “Pena e Flakës”. Poetë e poete, artdashës e të ftuar të tjerë në këtë Orë Letrare, në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, i ka përshëndetur nënkryetarja e komunës, Leonora Morina Bunjaku. “Me organizimin e sotëm të aktivitetit të radhës “Pena e Flakës”, po i afrohemi edhe…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se për 22 muaj në FSK janë realizuar shtatë procese të gradimit dhe emërimit të ushtarakëve. “Edhe një sukses i madh i radhës! Përgjatë 22 muajve janë realizuar 7 procese të gradimit dhe emërimit të ushtarakëve tanë me numrin prej rreth 1000 gradimeve dhe mbi 3000 emërimeve të reja”, ka thënë Mehaj. Ai ka theksuar se ndër objektivat e tij operacional, përveç tjerash është avancimi i sistemit të qëndrueshëm të menaxhimit të karrierës sipas kritereve dhe standardeve më moderne të menaxhimit të karrierës së ushtarakëve tanë në të gjitha rangjet,…

