- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me gjashtë vjet burgim dy persona të akuzuar për veprën penale trafikim me njerëz
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. H. dhe B. A., për kryerjen e veprës penale; trafikim me njerëz. Të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në Motel në fshatin Domorovc, Komuna Ranilluk dhe në kafiterin në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga Komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm. Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer…
Agim Mustafa i cili ishte kampion i Zvicrës në boks në vitin 1994 tregon për eksperiencën e tij dhe mbështetjen e shqiptarëve por edhe zviceranëve, transmeton albinfo.ch. “Nuk mund ta përshkruaj se sa mirë ndihesha. Kam marrë përkrahje të madhe nga shqiptarët por edhe zviceranët më kanë përkrah. Gjatë asaj kohe më kanë ardhur oferta për ndërrim të mbiemrit. Unë kam thënë jam shqiptar dhe nuk e shes për pare emrin. mbiemrin apo vendin tim kurrë”, tha ai në një intervistë për A2.
Rastet e raportuara të dhunës gjinore në Kosovë si dhe kërkesat për urdhra mbrojtës kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu u tha sot në të gjeturat e Raportit për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. Dea Fetiu, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë tha se nga të gjeturat e këtij raporti del se gratë shpesh nuk kanë informacione se mund t’i kërkojnë të drejtat e tyre. “Barrierat e raportimit ndër të tjera përfshijnë, mungesën e informacionit, stigmën sociale, mungesën e besimit në institucione, mungesën alternative,…
Se Hotel Astoria në Gjilan ofron kushte dhe mundësi të shkëlqyera për organizime të ngjarjeve edhe të niveleve evropiane u dëshmua javën e kaluar përmes nikoqirllekut në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Keshilli I Bizneseve prej Rajonit të Gjilanit. Në këtë ngjarje me rëndësi të veqantë për Gjilanin dhe Anamoravën dhe gjithandej Kosovën, ku ishin të pranishe me qindra kompan nga ky rajon, kishte edhe shumë të ftuar special nga Evropa, e prej tyre edhe eurodeputeti, zoteri Lukas Mandl. Hoteli Astoria, e dëshmuar për suksese ka pranuar çmimin si Kompania më e mirë në Rajonin e Gjilanit për vitin…
Këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë marrë pjesë në Festivalin e Këngëve Popullore “Fest Flaka”, i cili tradicionalisht mbahet në Gjilan në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit”. Festivali ka nisur me “Këngë për Flakën e Janarit”, të autorit gjilanas Demir Krasniqi, mësimdhënës e krijues i shumë këngëve e më pas me këngën “Mashallah bukurisë sate”, është paraqitur fituesja e edicionit të kaluar të këtij festivali, Lumturie Shabani, e cila gjithashtu ishte fituese e shumë festivaleve të muzikës popullore si “Kosovarja këndon 2022” si dhe e shumë çmimeve viteve të fundit. Ky ishte edicioni i 32-të me…
Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur eventin “Sportisti i vitit 2022”. Në këtë ngjarje janë ndarë çmime për disa kategori. Klubi më mirë për vitin 2022 –Klubi i Karatesë ,,ARBËRIA’’ Trajneri më i dalluar për vitin 2022- Nexhmedin Isufi- Klubi i Karatesë. “Arbëria” Gjyqtari më i dalluar për vitin 2022 – Fatlum Rexhepi Çmimi special për kontributin e dhënë në sport – Musa Hajdari Sportisti i zgjedhur nga publiku (i cili do të shpallet gjatë ceremonisë) Shpresat e sportit të Komunës së Kamenicës: • Ela Ajvazi – Klubi i Karatesë…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim përfaqsuesin e kompanisë “Euro Sky CO” nga shteti i Kuvajtit, Bader Muhammed Alajmi, si dhe përfaqësuesin e Organizatës “Qëndresa Kosovare”, Samir Salihu. I pari i komunës ka falëndëruar të pranishmit për bashkëpunimin dhe investimin e bërë për objektin e Shkollës Profesionale “Andrea Durrsaku”, në Kamenicë. “Investimi më i madh është investimi në edukim. Ofrimi i kushteve dhe mundësive për të rinjtë për t’i përgatitur për tregun e punës jashtë, është synimi ynë si qeverisje. Për këtë falënderoj përfaqësuesin e kompanisë “Euro Sky CO” që bëri të mundur këtë…
Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës” ka mbushur përplot sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan. Kjo ngjarje kulturore është organizuar në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit” nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni dhe në bashkëpunim me Organizatën Kulturore “Thesari”, që drejtohet nga drejtoresha Arife Kastrati. Ky festival ka karakter garues, kurse çmimet për më të mirët do të jepen nga Gala Mbrëmjen, që organizohet në përmbyllje të “Flakës…”. Këngët që janë interpretuar do të vlerësohen nga juria profesionale, e cila ishte në përbërje: Dëfrim Behluli, profesor e kompozitor, Armend Ramadani, profesor në Shkollën e…
Beteja në mes të parimeve dhe pragmatizmit gjithmonë ka qenë e pabarabartë dhe historia na ka mësuar se në jo pak raste pragmatizmi ka triumfuar mbi parimet. Kjo nuk do të thotë me automatizëm se Kryeminstri Kurti duhet të heqë dorë nga parimet, por vendimarrjen politike e shtetërore duhet ta bazojë mbi analizën e të gjitha rrethanave të brendshme e të jashtme, duke mos i lënë kurrfarë hapësire Serbisë që prej një agresori rajonal të shndërrohet në një faktor paqeje që i dikton rrjedhat gjeopolitike Shkruan Mehmet PRISHTINA Të gjithë politikanët në Beograd pajtohen në një pikë: të zgjidhet…
Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë. Loriana për medaljen e bronztë triumfoi ndaj koreanes, Jeongyun Lee, në kategorinë deri në 78 kilogramë, njofton Klankosova.tv. Ajo e nisi shumë mirë garën këtë të diel, duke e mposhtur qiprioten Zanet Michaelidou, më pas Vanessa Chala, teksa ndaj Yelyzaveta Lytvynenko, në çerekfinale pësoi humbje. Në repesazh, Loriana së pari e mposhti sllovenen Patricija Brolih, teksa ndaj Lee arriti ta rrëmbejë medaljen.

