Author: admin

Ata janë të rinj në moshë, por të suksesshëm me bizneset e tyre në Austri. Djemtë e dëshmorit Abdullah Bugari, Nuri dhe Adri Bugari rrëfejnë për albinfo.at rrugëtimin e tyre të vështirë drejt suksesit Vëllezërit Nuri dhe Adri Bugari janë shembull i mirë i integrimit, përkushtimit dhe angazhimit personal për arritjen e suksesit në jetë. Mediat më prestigjioze austriake në vazhdimësi shkruajnë për sukseset e tyre në biznes, por edhe për zemërgjerësinë dhe angazhimin e tyre në shumë aksione humanitare. Të dy vëllezërit kanë dy garazhe të automjeteve në Ansfelden, pak kilometra larg e qytetit Linz. Meqenëse edhe vetë…

Read More

Sherri që përshkallëzoi në përleshje fizike mes deputetëve në parlamentin e Serbisë një ditë më parë, kur diskutohej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, për deputetin shqiptar atje Shaip Kamberi tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës, në një lidhje me studion e Ditarit në A2 CNN, Kamberi tha se opozita serbe, si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, kishin të njëjta tone për Kosovën, duke krijuar idenë se presidenti Vuçiç është më demokrat se ata. “Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike, por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë…

Read More

Ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, Endrita Brahimi ka siguruar një vend në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thotë se Endrita do të jetë kandidatja e shtatë nga FSK që do t’i bashkohet Akademisë britanike në fjalë. Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkoloneli John Hunter tha: “Endrita performoi jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet e procesit të përzgjedhjes, performanca e saj fizike ishte shumë e lartë, jam i bindur se ajo do të ketë çdo sukses në Sandhurst”, thuhet në njoftim. Endrita Brahimi…

Read More

Ulja e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve është prishje e sistemit të drejtësisë. Kështu ka vlerësuar kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku. Këtë vlerësim Maloku e dha një ditë pas publikimit të vlerës së koeficientit të pagave të punonjësve të sektorit publik nga Qeveria e Kosovës. Me koeficientin e ri punonjësve të sistemit të drejtësisë do t’u ulen pagat. Kjo çështje ka ngjallur pakënaqësi te zyrtarët e institucioneve të drejtësisë. “Pakënaqësia është e të gjithëve në sistemin e drejtësisë. Fatkeqësisht ky ligj ka prekur edhe një pjesë të stafit administrativ. Me këtë është hapur edhe një varrë…

Read More

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Nga një rast është raportuar në komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Prizren, Istog, Graqanicë dhe Gllogoc. Në komunën e Prizrenit raportohet se dy meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet…

Read More

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Organet e rendit bëjnë të ditur se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos dhënies së përparësisë këmbësorit dhe se lëndime trupore ka pësuar viktima i cili ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti është iniciuar si aksident trafiku me lëndime “Gjilan 02.02.2023 – 21:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ardhur për shkak të mos dhënies së përparësisë këmbësorit. Si…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku për përkrahje financiare për 15 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”, të cilët do të realizojnë projekte për digjitalizimin e komunës së Gjilanit. “Me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, Artan Dërmaku, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për përkrahjen financiare të 15 studentëve të cilët nën udhëheqjen e stafit akademik të fakultetit, do të realizojnë Databazën e Bujqësisë për fermerët e Gjilanit, si dhe projekte të ndryshme të fushës së…

Read More

Sipërmarrës i ri, ambicioz dhe i suksesshëm nga Gjilani, por i rritur në Austri, Meriton Shurdhani, pas formimit të një kariere jashtë vendit, vendos që të kthehet tek rrënjët e paraardhësve, për të ndikuar në tregun e brendshëm, me synim për të rritur perspektivën e të rinjve të Kosovës. Ky sipërmarrës përplotë energji, ka themeluar dy kompani të cilat edhe po lulëzojnë në tregun lokal, por edhe që kanë shtrirje në të gjithë botën. Mesh COM dhe Development Solution Agency (DSA) janë kompanitë e tij, të cilat merren kryesisht me zhvillimin e ueb aplikacioneve dhe aplikacioneve mobile, dizajn grafik,…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, si dhe Zëvendës Përfaqësuesin e Përhershëm për Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), kanë ndarë çertifikata për tetë praktikantët të cilët kanë kryer programin Praktikë në Punë (intership). Ky program ishte realizuar nga UNDP në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ku tetë praktikantët kanë pasur mundësi të zhvillojnë njohuritë e tyre në digatsere të ndryshme komunale. I pari i komunës, Kadri Rahimaj, duke ju uruar suksese praktikantëve në rrugëtimin e tyre tutje, ka thënë se është i lumtur që…

Read More

Në fshatin Bostan të komunës së Novobërdës ka ndodhur një vjedhje e karakterit të rëndë, bëjnë me dije burimet policore. Nga të njejtat burime, merret vesh se nga ana e personave të panjohur ka ndodhur vjedhja, kurse thuhet se me forcë kanë depërtuar në një objekt në të cilin kanë vjedhur para të gatshme . Ndërkaq, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari, person ky i moshës së mitur./GJILANI INFO/

Read More