Author: admin

Beqir Musliu Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë Luftëtarët i varëm për degët e historisë Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve Apo i ndrydhën…

Read More

Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën një balonë të dyshuar spiune kineze në brigjet e Karolinës, pasi ajo përshkoi vende të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut dhe u bë pika e fundit e tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit. Madhësia e balonit vlerësohej të ishte sa tre autobusët e shkollave, raporton AP. Para rrëzimit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë më herët të shtunën, “Ne do të kujdesemi për të”, kur u pyet nga gazetarët për balonën. Administrata Federale e Aviacionit dhe Roja Bregdetare punuan për të pastruar hapësirën ajrore dhe ujore. Balona është goditur nga forcat…

Read More

Të dielën në mëngjes, shumë media greke i kanë kushtuar vëmendje aktit heroik të një të riu shqiptar që i ka shpëtuar jetën një fëmije në qendër të qytetit Lamia. Bëhet fjalë për Dionis Abdiaj, lindur dhe rritur në këtë qytet, në një familje emigrantësh nga Shqipëria. 22-vjeçari shqiptar, që konsiderohet hero prej mediave, ka shpëtuar një djalë 1.5-vjeçar, kur flakët kanë përfshirë dhomën e tij në një shtëpi të vjetër ku jetonte një grua 57-vjeçare rome me tre nipërit e saj, 6 dhe 1.5 vjeç, pasi prindërit mungonin. Dionisi, ishte duke shkuar për në shtëpi kur dëgjoi thirrje…

Read More

Dhjetëra nxënës, prindër dhe arsimtarë u mblodhën para objektit të Shkollës fillore “Kliment Ohridski” në Butel të Shkupit. Megjithëse 80 nxënës shqiptarë nga klasa e pestë deri të nëntën ishin përgatitur për garat komunale në lëndën e matematikës, atyre testet u dhanë vetëm në gjuhën maqedonase, gjë e cila ka revoltuar mësimdhënësit nga tri shkollat e kryeqytetit që merrnin pjesë në këtë garë. Ata thanë se nxënësve shqiptarë ju mohua e drejta themelore për testim në gjuhën amtare dhe e bojkotuan garën. “Presim qe një orë e gjysmë dhe nuk bënë zgjidhje, ne morëm vendim që komplet tri shkollat…

Read More

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës, nga komunat Pejë, Gjakovë dhe Shtërpcë. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në Shtërpcë është raportuar nga familjarët se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve. Ndërkaq në Pejë, një mashkull ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë në FSK. Në Facebook, ai ka shkruar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet, ku edhe trajnimi specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë. Komenti i tij i plotë: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet. Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të…

Read More

Një femër ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në lagjen e Dëshmorëve, në Podujevë. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në…

Read More

Pas një pauze thuajse dy mujore, futbolli rikthehet në aksion. Sezoni pranveror fillon me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ku sot në program janë katër ndeshje për tu zhvilluar. Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luaj në udhëtim te Liria, në një ndeshje që gjykohet nga Gramos Shala. Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani do të ketë punë me skuadrën A&N në stadiumin e qytetit në Therandë. Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në Drenas. Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme…

Read More

“Për kë bie këmbana” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bie këmbana” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi. “Zoti i fluturave” – Uilliam Golding Kryevepra e Golding, Zoti i fluturave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të…

Read More

Në një intervistë për albinfo.at, polici shqiptar, Kaltrin Murati, tregon për punën dhe karrierën e tij si polic në Vjenë Profesioni i policit në Austri është një punë e vështirë dhe shpesh shoqërohet me raste të rrezikshme. Por, jo rrallë policët kthehen në heronj: Sepse ata shpëtojnë jetë, ofrojnë mbrojtje, ndihmë dhe e bëjnë Vjenën një nga qytet më të sigurta në botë. Një nga “heronjtë” shqiptarë, që shërben në policinë austriake është edhe Kaltrin Murati. Polici shqiptar është i lindur në Vjenë, por me prejardhje është nga Tetova. Babai i tij kishte migruar në Austri që në  moshë…

Read More