Një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe mbi të gjitha e shëndetshme
Përbërësit:
– 2 kg speca të kuq,
– 4 – 6 thelpinj hudhre,
– 4 fletë dafine,
– 1 litër ujë,
– 3 dcl uthull,
– 30 g kripë
– 20 g sheqer,
– 3 dcl vaj,
– 400 g mustardë.
Përgatitja:
Specat pastroni dhe pritni imët si për sallatë.
Vloni uthullën, ujin, kripën, sheqerin, fletët e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrës.
Kur të vlojë, qitni specat e prerë, dhe zieni dhjetë minuta.
Kulloni, nxirrni fletët e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrës dhe ftohni mirë. Përzieni mirë mustardën dhe vajin dhe shtoni specat e ftohur dhe përzieni mirë.
Qitni në kavanoza të nxehtë, qitni pak vaj të ngrohtë sipër dhe lërini 10 minuta në furrë.
Ju bëftë mirë!