Author: admin

Një tjetër rast ka tronditur opinionin pasi një person (vjehrri) ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij. Në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se ndaj personit është iniciuar vepra penale “ngacmim seksual”. Siç tha Nikçi i dyshuari është ndal për 48 orë. “Me tu raportuar kjo çështje penale në polici është lajmëruar prokurori kujdestar. Personi është ndalur për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar vepra penale nën dyshimin se ka kryer veprën ‘Ngacmim seksual’”, ka thënë Nikçi. Po ashtu edhe në raport të Policisë bëhet e ditur se ngjarja…

Read More

Kuzhinieri shqiptar ka vendosur të garojë për një çmim shumë të rëndësishëm Tetë shefa të rinj të kuzhinës garojnë në gjysmëfinalen e “Golden Chef 2023”. Ata të gjithë duan të kalojnë në finale më 5 qershor në Kursaal Bern. Ky episod fokusohet tek Ernest Bardhoku dhe krijimi i tij me mish me pulë zvicerane. 26-vjeçari e përshkruan veten si një njohës i madh. Pjata e tij me mish duhet të jetë gjithashtu e këndshme. Motoja e tij simpatike: “Nuk më interesojnë kaloritë!”, shkruan albinfo.ch. Ai tashmë ka marrë pjesë në tre gara: dy në Itali në fillim të karrierës…

Read More

Mungesa e fuqisë punëtore po sjell probleme të mëdha për bizneset vendore. Këtë e pohojnë nga Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë. Ekonomistët vlerësojnë se trajtimi jo i mirë ndaj punëtorëve ka sjellë këtë situatë. Përderisa publikimet e fundit të ASK-së flasin për rreth 750 mijë persona ekonomikisht joaktivë në tregun e punës. Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës vlerësojnë se mbi 77 mijë persona janë të papunë dhe rreth 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë. Duke folur për Radio Kosovën, Jusuf Azemi, nga Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë, shpreh skepticizmin e tij…

Read More

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kushtëzojë formimin e Asociacionit me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Tahiri ka thënë se Kurti duhet të kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. “Meqenëse Serbia nuk dëshiron të dëgjoj për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti, atëherë Kurti duhet ta kushtëzoj asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës se Serbisë duke hequr Kosovën si pjesë të saj”, ka shkruar Tahiri. Një raund i ri bisedimesh është zhvilluar të hënën në Bruksel, në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij…

Read More

Regjistrimi i popullsisë dëshmoi se pakica kombëtare shqiptare në Serbi është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafi. Ai tha se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, treguan se shqiptarët në këtë vend janë pakica e katërt më e madhe kombëtare. Ndryshe nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, që tregonin se në Serbi jetojnë gjithsej 5.809 shqiptarë, të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë se popullsia e këtij komuniteti përbëhet prej 61.687 banorësh. Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e mëparshëm, andaj edhe nuk dihej numri real…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për herë të parë ka pritur në takim ambasadorin hungarez, Jozsef Bencze, me ç’rast ky i fundit u njoftua për projektet si dhe iniciativat e Komunës. Në një konferencë për media, kryetari Hyseni bëri të ditur se gjatë këtij takimi, diskutimi është shtrirë në sektorë të ndryshme. “Diskutimi është shtrirë nga zhvillmi ekonomik, arsimi, shëndetësia e kultura e deri tek potenciali i investimeve që mund të vijnë në Gjilan nga kompanitë e huaja, veçmas nga shteti Hungarez”, tha kryetari Hyseni. Kryetari Hyseni ka falënderuar ambasadorin hungarez për gatishmërinë për thellim bashkëpunimi. Ndërsa, në anën…

Read More

Nga takimi i sotëm në fshatin Zhegër, bashkëbiseduam me banorët e fshatit për planifikimin e buxhetit dhe rreth ideve për investime në vlerë 60 mijë euro që i shërbejnë komunitetit aty. Gjatë diskutimeve me ta, në kuadër të kushteve dhe kritereve të miratuara, u propozuan 10 projekte, ndërsa 4 nga propozimet që kishin më shumë përkrahje janë; Teren sportiv për shkollë Laborator biokimik në QMF Zhegër Renovimi i Shtëpisë së Kulturës Kabinete laboratorike në shkollën e fshatit Këto 4 projekte do të votohen nga banorët e Zhegrës më datë 3 qershor 2023, projekti që merr më shumë vota, do…

Read More

Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari dhe Shefin e Shërbimit të Sistemit Informativ Shëndetësor z. Nevzat Shemsedini, vizituan disa nga qendrat mjekësore ku shërbimi informativ shëndetësor është instaluar rishtazi. Procesi i digjitalizimit në zonën urbane ka filluar punën në të gjitha QMF-të, dhe është duke funksionuar në mënyrë të rregullt për të gjithë qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore në këto qendra të kujdesit shëndetësor. Në vazhdimësi jemi duke i marrë masat edhe për funksionalizimin e sistemit digjital edhe në dhjetë QMF e AMF në zonat rurale të Komunës së Gjilanit. Procesi…

Read More

Në këtë aktivitet e pranishme ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, gra dhe pjesëmarrës të tjerë. Simbolikisht me pankarta në duar u theksua mesazhi kryesor se “Mbrojtja fillon në familje”. Aktiviteti u organizua nga anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje në Gjilan, ku qëllimi kryesor ishte të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin. Komuna e Gjilanit zotohet që do…

Read More

“Doja të krijoj diçka që mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe diasporën” Ardijana Rexhaj është shqiptarja e cila deri para pak kohësh jetonte dhe vepronte në shtetin e Norvegjisë. Ajo kishte shumë dashuri për vendlindjen dhe vendosi të kthehej, mirëpo me synime të qarta, përcjell albinfo.ch. “Kam pasur qejf të bëj diçka për veten, ta sfidoj veten, por, gjithashtu, të krijoj diçka që mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe diasporën. Ajo më ka shtyrë tani më shumë përpara” – kështu e nis rrëfimin e saj Ardijana Rexhaj, e cila është themeluese e platformës “Kerkoj.com”. Nga…

Read More