Author: admin

Skender Sherifi, një përkthyes, gazetar, shkrimtar, profesor dhe një intelektual i njohur jo vetëm në Kosovë, jo vetëm në hapësirat shqiptare, por anekënd botës, ka qëndruar sot në Viti, ku është pritur nga kryetari komunës Sokol Haliti së bashku me kabinetin qeveritar dhe kryesuesin e Kuvendit komunal. Në takimin mikpritës, kryetari Haliti u shpreh se është shumë i nderuar që të jetë nikoqir për të mirëpritur një personalitet të njohur gazetarin e profesorin e respektuar Skënder Sherifin. “Kjo vizita e sotme është e rëndësisë së veçantë, për shumë arsye. Skënder Sherifi është këtu për ta vizituar Vitinë sepse ka…

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur punëtorinë e dytë në lidhje me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK). Edhe kjo punëtori ishte vazhdimësi e puntorisë së parë ku ende në faze diskutimi është hartimi i vizionit të komunës dhe koncepti zhvillimor hapësinor përmes skenarëve. Pjesëmarrësit e ndarë në grupe vazhduan punën për temat lidhur me të gjithë sektorët e komunës, si dhe hartuan qëllimet dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit./GJILANI INFO/

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunes së Kamenicës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi, pjesëtarë të FSK-së, dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Informatë nga Policia për gjendjen e sigurisë në Komunë; 3.Informatë për sigurinë në shkolla; 4.Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar, ia kaloi fjalën Komandantit të Policisë Florim Klaiqi për të folur për sigurinë në Komunë. Komandant…

Read More

“Bashkë me stafin tim pritëm drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave, Mediana Bislimi së bashku me 19 përfaqësues të Organizatave Joqeveritare anëtare, përfshirë edhe ato nga komunitetet joshumicë”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Sipas tij në takim kanë shkëmbyer përvojat e praktikat më të mira dhe diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit mes komunës dhe CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations. “Ne iu jemi mirënjohës për projektet inovative që ata i sjellin qytetit tonë si dhe kontributet e vlefshme që japin çdo ditë”, ka theksuar kryetari Hyseni. /GJILANI INFO/

Read More

Riad Rashiti, Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, komuna e Gjilanit Edhe sonte realizuam dëgjimin publik të radhës me banorët e fshatit Miresh. Sikurse edhe në dëgjimet paraprake me pjesëmarrje, edhe në Miresh banorët shpalosën kërkesat e nevojat e tyre për të cilat ju duhet mbështetja institucionale për realizim. Pas propozimeve të shumta, u selektuan 5 projekte për investime: Fushë sporti në shkollë me bari sintetik Ndriçimi i stadiumit të fshatit me panelë solarë Renovimi i kulmit të xhamisë Panelë solarë në shkollën e fshatit Investimet shtesë në rrjetën e ujësjellësit të fshatit Këto projekte do të votohen…

Read More

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar të mërkurën kanë marrë vendim që ta mbyllin për qarkullim urën në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Në një postim në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se kjo urë e cila njëherit përballon fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, përbën rrezik në aspektin e sigurisë. Ndaj, ai ka thënë se ura do të jetë e mbyllur deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re. “Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Arianit Sadikut, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend planin komunal për integritet 2023-2027, projekt statutin e Teatrit të qytetit, projekt statutin e Galerisë së Arteve, projekt rregulloren për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit, projekt rregulloren për punën e Këshillit drejtues të Teatrit, projekt planin lokal të veprimit në mjedis 2020-2024. Kurse tri propozim-vendime për shfuqizimin e vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të…

Read More

Është inauguruar Qendra e Karrierës në Komunën e Kamenicës, qendër kjo e cila do të ofrojë ndihmë për kudarot e reja që të orientohen në karrierë. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në inaugurimin e kësaj qendre ka thënë se Qendra e Karrierës do të ndihmojë në diktimin apo zbulimin e hershëm të talenteve tek nxënësit për fusha të caktuar. “Misioni kryesor i Qendrës së Karrierës është që të mbështes dhe inkurajojë nxënësit në zgjedhjen e profilit të tyre, të ofrojë të gjitha informacionet mbi drejtimet dhe zgjedhjet që ofrojnë shkollat profesionale ekzistuese, të i njoh ata me…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me zv.Ministrin Hysen Durmishi, për infrastrukturën e Kamenicës. I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje kap shifren prej 727,843.20€ për dizajnim të brendshëm të rrugëve në qytet: zgjerim, trotuar dhe shteg për çiklizëm. Sipas tij 58,745.14€ do të destinohen për asfaltimin e rrugës “Mihail Grameno”, 202,447€ për asfaltimin e rrugës “Bejtë Pireva”./GJILANI INFO/

Read More