Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë këtij takimi është folur për harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike, ku kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë është shembull në këtë drejtim. Gjithashtu u bisedua edhe rreth zhvillimeve të gjithmbarshme, ku kryetari Haliti e njoftoi atë për aktivitetet e ndryshme të komunës ndërsa ata u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur dhe nxitur bashkëjetesën dhe respektin mes komuniteteve fetare./GJILANI INFO/

Read More

31-vjeçarja shqiptare Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande. Ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate. Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali. /Euronews Albania

Read More

Shteti i Kosovës ka patur një moment historik me datën 16 maj, kur u shënua hapja zyrtare dhe themelimi i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri. Eventi i ceremonisë së themelimit u mbajt me sukses dhe morën pjesë qindra pjesëmarrës të ndryshëm, duke filluar nga Presidentja e Kosovës zonja Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri i Kosovës zoteri Albin Kurti, Eurodeputeti zoteri Lukas Mandl, ambasadorë të vendeve të ndryshme, ministra, deputetë, kryetar të komunave, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, myftiu i Kosovës, përfaqësues të bizneseve, akademia politike e Vjenës në krye me Anëtaren e Parlamentit Austriak zonjen Bettina Rausch, përfaqësues të organizatave vendore…

Read More

Në 29 aksidente trafiku brenda dy viteve, është përfshirë një burrë rreth 40 vjeç nga Komuna e Prishtinës. Ai ka kërkuar kompensim në 9 kompani të sigurimeve. Kjo edhe ka bërë që të ngrihen dyshime për inskenim të aksidenteve në trafik, me qëllim të përfitimeve materiale. Nga Byroja Kosovare e Sigurimit thonë se shuma e paguar nga kompanitë e sigurimeve gjatë vitit të kaluar për personat që kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga aksidentet në trafik kapin vlerën e mbi 12 milionë e 324 eurove, shkruan RTK. Por, cilët janë shembujt kur një person është përshirë madje edhe…

Read More

Organizuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), në bashkëpunim me Institutin Regjional të Shëndetit Publik nga Gjilani, sot në qytetin e Vitisë, është duke u shënuar Dita Botërore e Hipertensionit. Me këtë rast në qendër të qytetit u bë matja e tensionit për kalimtarët e rastit si dhe janë shpërndarë fletushka me këshilla për parandalimin e hipertension. Këtë aktivitet e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtën e shëndetit të qytetarëve vitias. Ndërkaq Dr.Vjollca Kadolli – Halili, drejtoreshë në QKMF-në e…

Read More

Në vazhdën e procesit të buxhetimit komunal me pjesëmarrje, mbahet diskutimi me banorët e Bresalcit Drejtori për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti, tha se këto bashkëbisedime i konsiderojnë të nevojshme e të rëndësishme, sepse me prioritet trajtohen kërkesat dhe nevojat e banorëve, e të cilat vijnë si rezultat i aktiviteteve të përditshme ditore. Ai bëri të ditur se nga 16 propozimet dhe kërkesat e parashtruara nga banorët, u selektuan 5 propozime si vijojnë më poshtë: 1. Kënd i lojërave për fëmijë, apo minipark tek lagjia Xhamia 2. Minipark te ish shtëpia e Kulturës 3. Ndriçim nëpër lagje aty ku…

Read More

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka parashikuar rritje ekonomike 3.5 për qind për vitin 2023. Përpos Kosovës, raporti përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në bazë të të dhënave Kosova pritet ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon. “Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet me një normë prej 2.2 për qind në vitin 2023 mes erërave të kundërta nga presionet inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur për ekonomitë e përparuara në Evropë, përpara se të rritet deri në 3.4 për qind në vitin 2024. Me përjashtim të një rritjeje rishikimi për Kosovën në…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marre pjesë në një ngjarje ceremoniale me rastin e themelimit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, ajo ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit, shkëmbimit arsimor dhe kulturor, fuqizimit të lidhjeve ekonomike dhe promovimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Austrisë. Gjithashtu parashihet që shoqata në fjalë të ndërtoj ura të miqësisë dhe mirëkuptimit, duke mbështetur projekte dhe iniciativa përmes të cilave përfitojnë të dy vendet. Përndryshe në këtë takim të pranishëm ishin paraparë të marrin edhe Eurodeputet dhe anëtarë nga Parlamenti Federal të…

Read More

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit. Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Xhakën, për rreth 15 milionë euro. Sipas Romanos, Xhaka tashmë ka arritur marrëveshjen me Leverkusenin, për një kontratë katërvjeçare, nëse gjithçka shkon sipas planit. Marrëveshja nuk do të përmbyllet para fundit të sezonit, për shkak se Graniti po do që të jetë i përqendruar te Arsenali. Xhaka do të largohet nga Arsenali pas shtatë vjetëve.

Read More

Nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni” ka dalë të shtunën nga shtypi libri me poezi “Plagë zemre” i autorit Ramë Bashota. Botuesi Berat Armagedoni, në kapakun e librit, ka shkruar për këtë libër: “Plagë zemre është libri më i ri me poezi i Ramë Bashotës. Në këtë libër nuk janë vetëm plagët e tij, vuajtjet e tij, përmallimet dhe përballimet e tij me jetën dhe me dukuritë abstrakte dhe konkrete në jetë. Meqë vaji i burrit është kënga, ilaçi i këtij poeti, për kapërcim të dhembjeve dhe për shërim të plagëve, është poezia. Mallin për njerëzit që i mungojnë dhe…

Read More