- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Qeveria e Serbisë të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi
“Qeveria e Serbisë të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi. Këtë e kërkon tashmë zyrtarisht edhe Parlamenti Evropian”, ka bërë me dije këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani. Ajo ka treguar se në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi. “Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin…
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman bëhet gjyshe
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman, është bërë gjyshe. Këtë lajm ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë e saj në Facebook, përcjellë Epoka e re. “Një engjëll i ri erdhi nga qielli për të shtuar dashurinë dhe lumturinë tonë”. “Sot, unë ndjehem më e lumtur se kurrë, vajza ime Alisa është bërë nënë. Augustini nga sot do të jetë pjesë e kujtimeve dhe gëzimeve tona të bukura”. “Augustin i dashur, ardhja jote në këtë botë është më shumë se gëzim. Për ne emocionet janë të papërshkrueshme,…
Të martën e javës së ardhshme mbahet ceremonia për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri
Më 16 Maj 2023, me fillim nga ora 09:30 – 11:30, në ambientet e Hotel Emerald, mbahet ceremonia për themelimin e Shoqatës së Miqësisë, Kosovë-Austri. Për eventin ka njoftuar, avokati i mirënjohur dhe me cilësi lideri, Arsim Vranovci, i cili është edhe President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Pronar i Global Consulting & Development Associates, Pronar i Global Legal Business dhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit. Kurse i ftuari special në këtë ngjarje do të jetë, Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl. Presidentet e kësaj Shoqate në themelim, Avokati, Arsim Vranovci, paraprakisht shprehet i nderuar dhe…
Sami Lushtaku: Tahir e Nebi Meha kanë ra heroikisht në mbrojte të pragut të shtëpisë së tyre
Në betejën e cila filloi në orët e hershme të mëngjesit dhe zgjati deri rreth orës 23:00 të mbrëmjes, ishin vrarë dhjetra policë e qindra të tjerë ishin plagosur nga Tahir e Nebi Meha, ka thënë përmes faqës së tij zyrtare, Sami Lushtaku, nënkryetar i Komunës së Skenderajt. Në 42 vjetorin e rënies, me nderin dhe krenarinë më të madhe, kujtojmë luftën dhe heroizmin e Tahir e Nebih Mehës, të cilët me 13 maj 1981 në Prekaz, kishin filluar një betejë të padëgjuar më parë me policinë e ish-Jugosllavisë. Në betejën e cila filloi në orët e hershme të…
Kryetari i komunës së Drenasit, ka përkujtuar heroizmin e Tahir e Nebih Mehës, para 42 vitesh, duke theksuar se “jehona e krismave të Mehajve, do të jehojnë deri sa të ekzistojë kombi ynë”. Lladrovci ka shkruar në rrjetin social “sot e gjithmonë do ta kujtojmë heroizmin e Tahir e Nebih Mehës, të cilët u bënë pararendës të rezistencës së armatosur, lajmëtar se kjo tokë do të lind heronj e besnikë që do ta vazhdojnë rrugën e tij, disa vite më vonë me Komandantin legjendar Adem Jasharin”. Postimi i plotë: Rezistenca shekullore ndaj okupatorit, nxori në shesh vargun e heronjve…
Në prag të kryendeshjes Gjilani – Drita që do të luhet këtë të diele, Klubi i Futbollit Drita ka organizuar një konferencë shtypi, në të cilën para kësaj ndeshje jetike për të dy klubet kanë folur kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis dhe lojtari Besnik Krasniqi. Akis Vavalis, kryetrajner i Dritës ka thënë se ndeshja e humbur ndaj Ballkanit tashmë është harruar dhe se Dritën e presin edhe tri finale deri në titullin kampion. Ai tha se ndeshjet do t’i marrin një nga një dhe se për ta e rëndësishme është ndeshja ndaj Gjilanit, të cilën duhet doemos t’a fitojnë, ngase…
Qeverisja lokale ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët, tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV, është logjikë e mbrapshtë Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qëndror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka praqitur pikëpamjet e LDK-së për Planin Zhvillimor Komunal të Gjilanit, që është plan kapital, i interesit të veçantë për zhvillim komunal dhe ndikim zhvillimor, duke absorbuar interesin e investitorëve të mëdhenj. Planin Zhvillimor Komunal në Gjilan e kemi miratuar në shtatorin e vitit 2021, pas një angazhimi…
Haradinaj ka kujtuar heroizimin e familjes Meha në Prekaz, në 41-vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës. “ Në 41-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Emrat e tyre u përjetësuan në historinë tonë, ndërkaq vepra e tyre shërbeu ndër breza si frymëzim për ta realizuar endrrën shekullore për liri, e cila u bë realitet nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.
Sot, do të shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz i ishin kundërpërgjigjur me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin. Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kishin kërkuar që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata i ishin përgjigjur me të shtëna të pushkëve, ku luftimet kishin zgjatur për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes. Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur…
Komuna e Kamenicës sot ka mbajtur ceremoninë e lansimit të Forumit për Transparencë Komunale. Ky Forum është krijuar me vendim të Kuvendit të Kamenicës me mbështetje të organizatës së NDI (National Democratic Institute), dhe ka në përbërje 12 anëtarë të cilët janë, asambleistë, drejtorë komunal, zyrtarë të informimit dhe shoqërisë civile. Duke pasur parasysh se transparenca ndaj qytetarëve është rruga e duhur e një qeverisje sa më demokratike dhe të hapur, edhe ky Forum ka për qëllim ngritjen e transparencës komunale në të gjithë sektorët dhe qasjen sa më të lehtë të qytetarëve në qeverisje. Në këtë ceremoni kanë…

