Author: admin

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është renditur e para në botë. Kështu tregon renditja e re e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë. Pas saj, është renditje xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë. Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë. Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë. Ajo po ashtu në disa Kampionate Evropiane dhe Botërore është stolisur me disa medalje, të…

Read More

Ekipi Kujdestar i Emergjencës së Spitalit të Përgjithëm në Gjilan ia ka shpëtuar jetën sot një 56-vjeçari që kishte pësuar vdekje klinike. Rasti është bërë me dije nga kardiologu i këtij Spitali, Besim Guda, përmes një postimi në rrjetin e tij scial Facebook. Sipas tij, Ekipi Kujdestar i Emergjencës sot është ballafaquar me një rast mjekësor shumë të rëndë. “ Një burrë i moshës 56 vjeçare ka pësuar vdekje klinike, mirëpo falë profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të kësaj ekipe është ringjallur dhe në gjendje stabile ka arritur në sallën për kateterizim”, ka njoftuar kardiologu Guda. “Misioni ynë sot u…

Read More

Ylfete Fanaj është zgjedhur sot si ministre kantonale, duke u bërë kështu e para shqiptare që i besohet një detyrë ekzekutive në Zvicër. Për marrjen e detyrës së re, Fanaj është përgëzuar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani ka thënë se Ylfete Fanaj është frymëzim për gratë e vajzat tona dhe dëshmi se me punë dhe përkushtim gjithçka është e arritshme. “Në vitin 2021, pata kënaqësinë ta takoj znj. Ylfete Fanajn, në cilësinë e kryetares së Parlamentit të Luzernit në Zvicër dhe ta përgëzoj për sukseset e saj prej vitesh në shtetin helvetik. Ajo dëshmoi zell dhe…

Read More

Me qëllim parandalimin e zjarreve dhe shqyrtimin e mundësive për të parandaluar këtë dukuri mjaft shqetësuese dhe te rrezikshme, ka mbajtur takimin Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi që vepron në Komunën e Vitisë. Policia e Kosovës në Viti në takimin e organizuar me përfaqsues të fushave të ndryshme, kanë bashkëbiseduar për gjendjen aktuale të rreziqeve nga zjarret e mundshme të cilat mund të shpërfaqen kryesisht në zonat malore dhe hapsirat fushore. Në këtë takim, kreu i  kësaj Komune, Sokol Haliti, ka kërkuar përkushtim nga të gjithë akterët e fushave, që përmes aktivitete të tyre të jenë vigjilent dhe…

Read More

Skender Berisha S’do mend se ndryshimin e përgjithshëm në Kosovë e ka ndjerë secili që ka qenë i vetëdijshëm dhe i rritur për ta kuptuar atë. Para luftës varfëria në përgjithësi në Kosovë kishte bërë që njerëzit të krijojnë një afërsi njerëzore, duke iu përshtatur një realiteti dhe duke i dhënë shpresë për një të ardhme se shumë shpejt do të bëhet mirë. Si popull jemi shumë optimist, dhe dëshira për të qenë të lirë i kalonte dëshirat për të pasur të mira materiale. Të gjithë që kanë kaluar një pjesë të jetës para luftës dhe që kanë qenë…

Read More

Me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i vlefshëm për xhiron e 34 të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat. Derisa Drita po lufton për titull të kampionit, Gjilani nga ana tjetër po kërkon ta sigurojë pozitën e tretë që garanton plasmanin në garat evropiane për sezonin 20232/24. Drita ka 66 pikë në vendin e parë, aq sa ka edhe Ballkani në të dytin, kurse Gjilani është i treti me 51 pikë. Ndeshja nis në ora 15:00. Ja formacionet zyrtare: Gjilani: Koliçi, Jashari, Bilalli,…

Read More

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta edhe një herë e ka konfirmuar se ka besim të madh në mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka. Reprezentuesi shqiptar ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2024, por pritet të vazhdojë edhe më tej. “Nuk do t’u përgjigjem disa historive për Xhakën. Jam jashtëzakonisht i lumtur me Granitin, ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm. Ky është ndoshta sezoni më i mirë që ai ka pasur në klub. Jemi vërtet të lumtur që e kemi”, ka thënë Arteta. Ditët e fundit nëpër medie të huaja ka qarkulluar lajmi se Xhaka në verë do të largohet…

Read More

Nga Jonny Tomson S’ka nevoje të qëndrosh vetëm për t’u ndjerë i vetmuar. Imagjinoni për një moment 2 njerëz të ulur në të njëjtën kafene. Dikush mund të ndihet shumë i angazhuar, duke dëgjuar muzikën në sfond, kontrolluar postën e tij elektronike, apo duke parë njerëzit gjatë konsumit tëgllënjkave të kafesë. Ndërkohë tjetri mund të ndihet jashtëzakonisht i vetmuar, i vetëdijshëm se sa shumë i mungon dikush për ta ndarë atë kohë që po kalon. Ky person e sheh botën jo si një spektakël, por me një dhimbje të madhe. Ekziston një dallim thelbësor midis të qënit vetëm dhe vetmisë, dhe që të dyja janë ndjenja shumë të ndërlikuara. Në çdo ditë të caktuar, ne të gjithë duhet të…

Read More

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë. Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:25, dhe se viktima është mashkull. “Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes,  ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. Ndërkaq zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani…

Read More

Shumë prej mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër po depërtojnë edhe në fushën juridike në Zvicër duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi edhe Vjollca Gashi ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet për Gjykatën e Qarkut Bülach, shkruan albinfo.ch. Vjollca ka në fokus të drejtën familjare dhe drejtën penale. “Për shkak të karrierës sime të veçantë, nga specialiste shëndetësore te juriste, kam ndjeshmërinë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për njerëzit në situata të vështira. Po ashtu, vlen të theksohet edhe përvoja profesionale e gjithanshme dhe e bazuar mirë nga gjyqësori dhe sektori privat më siguron mua – një gjyqtare…

Read More