Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”

June 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
  • Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”
  • Bilanc i trafikut: 28 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 gjoba të shqiptuara
  • Zhduket një mashkull në Makresh të Epërm – Policia nis hetimet për rastin
  • Mbi 1,500 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Gjilanit
  • Moti sot me diell
  • Prokuroria e Gjilanit ngre gjashtë aktakuza për narkotikë, kanosje, sulm dhe vjedhje
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, në qytetin e Gjilanit do të instalohen edhe 257 kamera të sigurisë
Lajme Lokale

Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, në qytetin e Gjilanit do të instalohen edhe 257 kamera të sigurisë

adminBy adminJune 20, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan, në një takim ku është diskutuar edhe për aktivitetet parandaluese të dukurive negative përmes instalimit të kamerave.
Po ashtu, KKSB ka diskutuar edhe për pritjen e bashkatdhetarëve, sikurse nga ky takim janë lansuar edhe fushatat vetëdijesuese kundër ndezjes së zjarreve fushore dhe malore, përkatësisht fushatës për parandalimin e të shtënave festive.
Bejtullah Osmani, koordinator i KKSB, ka thënë se gjithçka është gati për të filluar me vizita në terren dhe me paraqitjen e materialeve vetëdijesuese sa i përket rrezikut nga zjarret fushore dhe malore, ndezja e të cilave pos që është e dëmshme, është edhe e dënueshme me kodin penal të Republikës së Kosovës.
Kurse sa i përket pritjes së bashkatdhetarëve, Osmani ka thënë se Komuna do t`i ndërmarrë masat e duhura që kërkesat e tyre t`i trajtojmë me prioritet, ndërkaq për shkeljet eventuale nga ana e tyre, duhet të jenët ë vetëdijshëm se edhe ata do t`i nënshtrohen ligjit sikurse të gjithë qytetarët tjerë.
Sa i përket zgjerimit të rrjetit të kamerave në qytet, në funksion të rritjes së sigurisë, Osmani ka thënë se pritet të shtohen edhe 257 kamera, një projekt ky që mbështet nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë. Aktualisht janë funksionale 96 kamera.
Sipas policisë, këto pajisje po e lehtësojnë punën e tyre në zbulimin e kryesve të veprave penale, por ky rrjet duhet të shtrihet edhe në lokacione të tjera, sikurse ka nevojë të ndërrohet sistemi i kamerave ekzistuese, për t`u zëvendësuar me kamera të reja që kanë rezolucion më të madh.
Aktualisht janë identifikuar edhe lokacionet ku duhet të vendosen kamerat e sigurisë. Sipas projeksionit, gjithsej 291 lokacione në qytetin e Gjilanit, do të monitoren nga kamerat e sigurisë.
Sa i përket fushatës kundër të shtënave me armë të zjarrit gjatë ahengjeve dhe tubimeve familjare, zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, ka thënë se këto të shtëna, jo vetëm që prishin gjendjen e sigurisë publike, por shpeshherë rezultojnë edhe fatale, andaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë me zemër dhe jo me armë.
‘Qëllimi ynë është që edhe përmes kësaj fushate të kontribuojmë në krijimin e një mjedisi të sigurte për të gjithë qytetarët tanë’, ka thënë Gashani.
Ai ka rikujtuar se të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve festive janë të ndaluara me ligj, sepse paraqesin kërcënim për jetën e njeriut dhe për sigurinë publike.
Mentor Cakolli (UNDP), mbështetës i projektit, ka thënë se qëllimi i fushatës ‘festo me zemër, jo me armë’ është që mesazhi kundër të shtënave festive të përcillet te secili qytetar./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Pensionohet edukatorja e njohur gjilanase, Zijavere Rukovci

June 18, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

By adminJune 19, 2026

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e…

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”

June 19, 2026

Bilanc i trafikut: 28 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 gjoba të shqiptuara

June 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026

Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

June 19, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”

June 19, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.