Author: admin

Një person është arrestuar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes e ka përmbyllur me sukses edhe një gjeneratë të Kursit të Avancuar të Liderit (KAL) dhe kursit bazik për snajper. FSK-ja ka bërë me dije se KAL-i është një kurs që realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të ushtrisë amerikane që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës togu dhe rreshter togu. Më tutje është bërë me dije se kursi bazë për snajper ka për qëllim që të përgatit qitës në distanca të largëta me precizitet të lartë…

Read More

Drejtori i Shkollës së mesme te lartë mikse “Kongresi Manastirit” në Pozheran, ka nëshkruar sot një marrëveshje bashkpunimi me KEC dhe IPKO Foundation, projekt i AADA- së që ka për qëllim veprimin kundër diskriminimit për të gjithë. Ky projekt do të zgjat tri vjet. Nënshkrimi i kontratës u bë nga drejtori i shkollës z. Mufail Halabaku, mentori projektit Prof Fitim Zejnullahu, si dhe zyrtari për arsim në DKA Zijadin Ahmeti. Projekti i AADA-së, financohet nga BE, Qendra për Arsim e Kosovës si dhe Ipko fondation. SH.M.L.M “Kongresi Manastirit” është përfituese e projektit në mesin e 15 shkollave nga 11…

Read More

Një qytetar i Prishtinës ka dorëzuar në stacionin policor Qendër një kuletë me para dhe dokumente. “Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra në rrugën ‘Tringë Ismajli’ në Prishtinë, një qytetar V. Ramadani ua ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Read More

Komuna e Vitisë si lider i aplikimit të koncept notës në Komisionin Europian, është takuar me komunën bashkëaplikuese Gostivarin. Pas aprovimit të koncept notës nga aplikimi për grantin në Komisionin Europian, përkatësisht në programin e Cross Border Cooperation, kryetari z. Sokol Haliti, ka zhvilluar sot takimin e parë me kryetarin e komunës bashkëaplikuese Gostivarin, z. Arben Taravari. Ky takim, kishte për qëllim definimin në detaje të këtij projekti, i cili ka për qëllim investimet kapitale për dy komunat ndërkufitare./GJILANI INFO/

Read More

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentit rezervë. Ministria e Mbrojtjes në një postim në Facebook shkruan se Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë. “Ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në FSK dhe 388 pjesëtarëve të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se Gjilanit si Kryeqytet i Kulturës, po i rikthehet mungesa e kahtmoshme e investimeve. Në kontekst të kësaj kryetari Hyseni ka përmendur finalizimet e tre memorandumeve të bashkëfinancimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sipas tij, fjala është me sa vijon:  Skulpturat Monumentale – 71,350.00€, Flaka e Janarit – 30,000.00€ dhe Festivali i Teatrove të Shkollave – 20,000.00€./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka marrë pjesë në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, duke uruar të gjithë për jubileun e parë. Gjatë adresimit para të pranishmëve, ai tha me këtë rast se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është tempull i dijes. “Ngado që shkojmë nëpër institucione, aty ka që punojnë studentë të cilët kanë diplomuar në UKZ dhe kjo është shumë e mirë. Që nga themelimi është dashur të fillohet nga zero, ndërsa tani ka profesorë në një numër të kënaqshëm”, tha kryetari Hyseni. Ai theksoi se së bashku me Ministrinë janë duke…

Read More

Anel bukuroshi, në koncertin festiv, organizuar për 8 Marsin është nderuar me lëvdatë për pjesëmarrje, përkatesisht paraqitje të suksesshme në koncertin e klasës së pianos për vitin shkollor 2022/2023″. S’do mend se shkëlqimi i tij në koncert ka gëzuar jo vetëm prindërit dhe familjarët e të afërmit, por edhe pjesëmarrësit në këtë ngjarje festive. Prindërit, Albani dhe Lindita prej të gjithëve ndihen jo vetëm të gëzuar, por edhe lumturuar për arrijtjet e Anelit në këtë segment të artit muzikor. “Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtinin e mësueses Hajrije Bislimi si dhe mbështetjen e parezervë të…

Read More

Është mbajtur konsultimi publik lidhur me Draft-Rregulloren për Proceduren e Ndarjes së Titujve të Nderit, Çmimeve, Mirënjohjeve dhe Shpërblimeve Tjera. Hapjen e këtij konsultimi publik e anëtarja e grupit punues për hartimin e këtij dokumenti, Kimete Kryeziu, e cili tha se qëllimi i kësaj Rregulloreje është përmbajtja dhe procedura e dhënies dhe revokimini titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve, falënderimeve për personalitetet e shquara dhe subjekteve tjera të cilët në lëmi të caktuara kanë dhënë kontributin e vet. “Kjo rregullore përcakton procedurat dhe kriteret për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera nga Kuvendi i Komunës…

Read More