Author: admin

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani, të martën ka mbërritur në Bullgari, ku edhe e zhvillon ndeshjen kthyese kundër Ludogoretsit në kuadër të raundit kualifikues në Ligën e Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri shqiptar, Ilir Daja, ka shkëlqyer në ndeshjen e parë që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar fitore me rezultat 2-0. Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv edhe në ndeshjen kthyese në Razgrad që do të zhvillohet sot (e mërkurë) në “Huvepharma Arena” me fillim nga ora 20:00 në mënyrë që të kualifikohet në fazën tjetër të garës më të fortë në futboll.

Read More

Nga: Faik Konica Kur flasin Shqipëtarët për të dreqtat e tyre e kur çuditen pse s’u a ve veshin kush, – harrojnë të pyesin shkakun e këtij mos-ndëgjimi. Kam dëshirën të rëfej këtu në pakë fialë se ç’mendojnë të huajtë për Shqipërinë. Të parën gjë që thonë, është se Shqipëtari bën ç’të dojë, ay e urdhëron Turqërinë, ai e ka zotërimin përmi popujt e tierë që rojnë nënë krahë të Sulltanit. Këtë një të huaji nuk ia nxjerr dot nga kryet, sa do i ditur a i mënçur të jetë. Një ditë, flisja me disa atdhetarë, e qeshjim e…

Read More

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, me vizitën e tij tek fermeri Nijazi Morina në Topanicë,ka njoftuar qytetarët se kanë filluar korrje-shirjet e këtij viti. ‘’Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit kemi 500 hektarë më shumë sipërfaqe të mbjellur me grurë. Komuna e Kamenicës edhe këtë vit do të vazhdojë me subvencionimin e farës së grurit’’, ka thënë Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/

Read More

Ajo ka përfunduar studimet Master në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare, pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Gjenevës. juristja shqiptare, Juliana Cici, prej vitesh jeton dhe punon në Gjenevë, përcjell albinfo.ch. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërsa Masterin në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Gjenevës. Vlen të theksohet se Cici aktualisht punon si konsulente ligjore pranë Kompanisë Ndërkombëtare Business Cost Management (BCM), me seli në Gjenevë. Një kompani lider prej 30 vjetësh në menaxhim risku dhe rritjen e të ardhurave; prokurime dhe konsulenca ligjore me një…

Read More

Të dashur bashkatdhetarë, Kontributi juaj për vendin është gjithmonë i rëndësishëm, e në veçanti për qytetin e Gjilanit. Andaj, jam i nderuar të ju pres në një takim mikpritës në zyren time, të premten nga ora 09:00 deri në orën 11:00, që të bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin e të ndajmë praktikat më të mira për bashkëqeverisje, thuhet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius. IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius. Në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara. IHK bën thirrje…

Read More

Super futbollistët e vegjël të FC Drita U11 po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në turne brenda e jashtë vendit, ka thënë, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me rastin e pritjes që ua ka bërë atyre. Lindi, Roani, Atiku, Admirimi, Adriatiku, Ajani, Endri, Orion, Rinasi dhe Omeri janë 10 futbollistët e vegjël të cilët i takova sot bashkë me trajnerin Hekuran Ismaili, në shenjë mirënjohje dhe stimulimi për të vazhduar me arritje të reja edhe më gjerë., ka thksuar kryetari Hyseni. Nga ana tjeter, trajnerin i tyre ,Hekuran Ismaili, e ka falenderuar kryetarin Hyseni per…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me zyrtarin komunal, Xhelal Musa kanë pritur sot në takim një ekip e cila do të hartoj projektin e auditimit energjetik, pasi që komuna e Vitisë është përfituese e projektit Emergjent për masat e Efiçencës së Energjisë në ndërtesat shumë banesore sociale në pronësi të komunave. Me këtë rast Xhelal Musa, i cili është po ashtu edhe zyrtar komunal për Efiçencë të Energjisë z. Xhelal Musa tha se me këtë projekt priten të bëhen investime në dy ndërtesa në qytetin e Vitisë, konkretisht në ndërtesën e banimit social afër stacionit…

Read More

Drejtoria e Arsimit në Viti, ka bërë të ditur se ka filluar sot me regjistrimin e nxënësve të klasave të 10-ta. Aktualisht kemi filluar sot regjistrimin e nxënësve në tri shkollat e mesme të komunës së Vitisë edhe atë në Gjimnazin Kuvendi i Lezhës”, Shkollën Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, si dhe në shkollën mikse në Pozheran. Mbarëvajtja e procesit të regjistrimit është duke shkuar mirë dhe pa probleme në profilet që janë përcaktuar paraprakisht nxënësit, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e cila së bashku me zyrtar të kësaj drejtorie, kanë vizituar shkollat për të parë…

Read More