- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Një femër ka dalë nga shtëpia më datë 12 maj të këtij viti dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më 12.05.2023 rreth orës 10:00 në Viti. Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. “Viti. 12.05.2023 – 10:00. Më datën 11.07.2023 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka folur të martën për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Në hapjen e Samitit të NATO-s që mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, Stoltenbergu bëri thirrje për shtensionimin të gjendjes, kjo duke i thirrur palët siç i quan ai Kosovën e Serbinë, që të përmbahen nga veprimet që sipas norvegjezit mund të rrisin tensionet në rajon. “NATO-ja është prezente në Kosovë dhe ne kemi forcat e KFOR-it atje të cilat janë aty të sigurojnë sigurinë dhe stabilitetin për Kosovën dhe…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Grabitja’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Dostan Maliqi dhe Emrush Sadiku, të cilët sapo kanë dale në pension. Me këtë rast ai i falënderoi ata për kontributin e dhënë në arsim ndër vite duke e çmuar lartë punën e tyre në arsimimin e gjeneratave të shumta duke ju uruar atyre edhe pensionim të rehatshëm. Kryetari Haliti gjithashtu ju ka ndarë atyre nga një mirënjohje. Fjalë miradije për dy mësimdhënësit vitias patën edhe drejtoret e shkollave, ku ata së fundmi kanë punuar por edhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti./GJILANI INFO/
Ka filluar ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në fshatrat Zhegoc-Sllovi në gjatësi prej 8.4 kilometrash, ka njoftuar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni përmes profilit të tij në Facebook. Sipas kryetarit Hyseni, ky projekt arrin vlerën rreth 1.4 milionë euro dhe pritet të përfundojë së shpejti. “Po punojmë për infrastrukturë cilësore në çdo fshat të komunës”, ka thënë , kreu i Komunës së Gjilanit./GJILANI INFO/
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, të gjitha tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën do të shpërndahen falas, ndërsa nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së një pjesë e madhe e tyre nuk mund të përdoren, pasi janë të plotësuara nga nxënësit e vitit paraprak. Edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit nga klasat e para deri në të…
Adem Nimani Për harrestarët nuk mjafton as një kronikë besnike ngjarjesh, për të cilat ka një mal dokumentesh në letër dhe në shiritin e filmit për njëqind vjetet e fundit të historisë sonë. Fill pas kapitullimit gjerman më 1945, në Prizren u mbajt kuvendi i Kosovës me rend dite të përcaktuar nga serbët. Ne emër të njëfarë aneksimi të ri të Kosovës kërkohej vota e delegatëve që të thonë fjalën e tyre për bashkim “demokratik” me Serbinë. Të gjithë shqiptarët që kundërshtuan këtë aneksim u ndoqën, u arrestuan e u dënuam me pushkatim. Ata që e kishin bërë planin, vazhduan…
Garat evropiane në futboll, në nivel të klubeve nis këtë javë dhe Kosova do të përfaqësohet nga katër klube në kompeticionet që organizohen nga UEFA. Gjithçka do të nis të martën, me kampionin e Kosovës, Ballkani që do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të luajë sfidën e parë të kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve dhe do të ballafaqohet me kampionin e Bullgarisë, Ludogoretsin. Entuziazmi në ekipin që trajnohet nga Ilir Daja është shumë i madh, sidomos pas paraqitjes së suksesshme në garat evropiane vitin e kaluar, por dihet se rivali i tyre…
NGA: PROF. DR. ESHREF YMERI Me këtë vepër të re, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, si një autore me emër në fushën e krijimtarisë artistike me vlera mbarëkombëtare, e ka lëvizur deri në fund perden e dritares së jetës, prej nga lexuesit i shpalosen disa realitete, të cilat ai i ndjek me një kërshëri të veçantë. Këto realitete shkrimtarja i ka ravijëzuar në disa linja. Së pari, atë e ka shqetësuar dhe e shqetëson një e vërtetë tragjike për fatet e etnisë shqiptare në gadishullin tonë, si kombi më i madh i tij që asokohe kur në skenën e historisë u…
Sipas të dhënave të “World of Statistics”, norvegjezët paguajnë mesatarisht 60 euro për prerjen e flokëve, duke qenë kështu vendi më i shtrenjtë në botë. Por edhe rrogat aty janë rreth 5 mijë euro. Kushtrim Gashi, berber që punon në Zvicër tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se çmimet në Zvicër janë 32 euro vetëm prerja dhe 50 euro bashkë me rruajtjen. Ai tregoi se një vit më parë i ka shërbyer një klienti me origjinë arabe në një hotel në Zvicër, që shpenzoi 2 mijë euro për flokët dhe i la 300 € bakshish. “Vjet kam pasur një rast, disa arabë…

