- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Një variant i ri i coronavirusit i quajtur EG.5. tashmë po përhapet gjerësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithnjë e më shumë pacientë të shtruar në spital po vuajnë nga ky lloj i veçantë i COVID-19. Në nivel kombëtar, EG.5 është përgjegjës për rreth 17 për qind të rasteve të reja me coronavirus në vend. EG mund të duket si një lloj virusi krejtësisht i ri, por nuk është – bëhet fjalë për llojin e familjes Omicron. Ky lloj përhapet në mënyrë më graduale për dallim nga Omicroni, i cili kishte një shpejtësi të hatashme të përhapjes.…
Letra e 56 ligjvënësve amerikanë dhe evropianë që e kritikon Beogradin për politikën ndaj Kosovës po vlerësohet në mënyra të ndryshme në Serbi. Derisa përfaqësues të pushtetit thonë se letra është presion ndaj Serbisë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, një pjesë e opozitës mendon se letra është e pafavorshme, sepse paralajmëron ndryshim në kursin ndaj Serbisë. Në anën tjetër, ekspertët serbë besojnë se kjo letër është një iniciativë e politikanëve seriozë me funksione të larta nga Evropa dhe Amerika, të cilët tani kërkojnë nga Serbia t’i përmbushë obligimet e saj. “Me këtë letër balancohet presioni kur është…
Artisti shqiptar, Petrit Halilaj është është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Köln Akademie der Künste der Welt. “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të gjithë. «I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson”, shkruan Diaspora e Kosovës, përcjell albinfo.ch. Tutje thuhet që Petriti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për promovimin e Kosovës. “Falë kreativitetit dhe talentit të shkëlqyeshëm, Petriti me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm…
Arifi takon ambasadorin Hill, flasin për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për çështjen e shqiptarëve në Luginë. Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill”. “Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling. Sipas, njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Jashari, gjeneralin amerikan e ka njoftuar me të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim. “Gjeneral Jashari, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK-së dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore”, thuhet në njoftim. Të dy gjeneralët…
Tryezë: Promovimi i të drejtave të komunitetit rom dhe pjesëtarëve të saj në jetën institucional
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me promovimi i të drejtave të komunitetit rom dhe pjesëtarëve të saj në jetën institucional Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i sfidave dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunitetit Rom në jetën e përditshme si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen nga ana e Institucioneve Komunale. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet ,mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe…
Me datën 5 gusht, lokali Royal Club në Kamenicë mblodhi gjithsej 16 ekipe, garues të lojërave elektronike në FIFA, ku më të mirët, kaluan pastaj në finale. Amfiteatri i qytetit mblodhi shumë të rinj entuziast për të ndjekur finalen me ekipet triumfuese nga faza e parë. Me një numër të madh të të apasionuarve për të zhvilluar garën në FIFA, ekipet fituese garuan me njëra tjetrën, duke luajtur deri në orët e vona të mbrëmjes. Me një garë interesante e garues super të talentuar, në fund të lojës, u shpallën fitues Ardit Halimi dhe Shyqeri Rexhepi, të cilët morën…
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka mbajtur takim me të rinjtë e përzgjedhur, të cilët do të zhvillojnë punë praktike me kompensim në institucionet komunale të Kamenicës, me periudhë 3 mujore. Gjatë këtij takimi, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, iu uroi suksese dhe mbarësi praktikantëve të rinj ku theksoi se së bashku me Kryetarin Kadri Rahimaj, po angazhohen maksimalisht që të jenë sa më afër të rinjve, gjë e cila do të vazhdoj edhe në të ardhmen. ’Me qëllim promovimin e shkathtësive të punësimit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës,…
“5 mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 3 teknikë laborantë dhe 2 teknikë të farmacisë tani e tutje do të ofrojnë shërbime në QKMF për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai ka bërë me dije se do të vazhdojnë t’i plotësojnë vendet e lira në personelin shëndetësor, njëkohësisht duke rritur kualitetin e shërbimeve profesionale dhe duke ofruar kushte cilësore për të gjithë ata që japin shërbime./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se për herë të parë në Gjilan, barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi” nis punën me dy ndërrime nga ora 07:00-20:00. Ai ka bërë të ditur, po ashtu, se pas një kohe të gjatë rikthehet edhe shërbimi i vaksinimit me orar të zgjatur të punës nga ora 07:00-20:00. “Ndryshimi rrënjësor në shëndetësi vazhdon”, është shprehur kryetari i Gjilanit./GJILANI INFO/

