- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Veprën Penale Kanosje. SHKK në njoftimin e bërë për media thotë se, ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes. “Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj tha se ka realizuar një premtim tjetër në fushën e teknologjisë duke siguruar 160 Laptop të rinjë, për secilën klasë në shkollat e Kamenicës. “Sistem komplet digjital, me platformë të veçantë të arsimit, shembull i ri në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kryetari Rahimaj /GJILANI INFO/
Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural, përmes kësaj thirrje publike, apelon tek qytetarët për mobilizim në parandalimin e zjarreve, me që ditëve të fundit e sidomos në ditët në vijim, vendi ynë do të karakterizohet me temperatura të larta klimatike. “Qytetar të nderuar muajt korrik, gusht dhe shtator karakterizohen me nxehtësi dhe vapë të madhe, ku temperaturat klimatike mund të arrijnë deri 38 gradë celsius . Në këtë periudhë kohore, gjatë dhe pas korrje shirjeve, rreziku për krijimin e zjarreve nga amulloret është tepër i madh. Andaj ju njoftojmë të mos shkaktoni zjarre…
Rashiti: Do të ftojmë një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar komisionet e ndërmarrjeve publike
“Qeverisja e LVV-së në Gjilan po vazhdon me veprime e vendime që janë në kundërshtim të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer militantëve të saj dhe jo interesit institucional e publik”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilanit Ai tha se Bordi i ri i Ndërmarrjes Publike “Tregu” është emëruar dje nga dy anëtarët e Vetëvendosjes që janë në Komisionin Komunal të Aksionarëve, duke e shkelur me dy këmbë ligjin nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike dhe ligjin nr.06/L-016 për shoqëritë tregtare. Sigurisht, thotë Rashiti, që përgjegjësi…
“Kemi pranuar një njoftim zyrtar të miratimit të projektit “Bridging regions”, nga Bashkimi Evropian (EU) nëpërmjet programit të bashkëpunimit ndërkufitar “Cross-border cooperation”, ku shuma total e këtij projektit është 1,018,149,40 Euro”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Për këtë lajm të mrekullueshëm siç thotë Haliti, edhe iu është adresuar qytetarëve vitias. Adresim i plotë i kryetarit Haliti: Qytetarë të respektuar të Vitisë, Me kënaqësi të madhe dëshirojmë të njoftojmë se Komuna jonë ka marrë një lajm të mrekullueshëm! Sot, kemi pranuar një njoftim zyrtar të miratimit të projektit “Bridging regions”, nga Bashkimi Evropian (EU)…
Memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kinematografike të Kosovës për organizimin e Kinemasë Verore në Komunën e Kamenicës
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me Drejtoreshën e Qendrës Kinematografike të Kosovës, znj.Blerta Zeqiri, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për organizimin e Kinemasë Verore. “Ky bashkëpunim synon të rris ndërgjegjësimin dhe interesin e publikut për filma të prodhuar në Kosovë dhe promovimin e krijuesve vendas”, ka thënë Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet e fazës së dytë në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku janë duke vazhduar punimet në asfaltim si dhe punimet te sheshi “Calmy Rey”, në qytetin e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti tha se me këto punime po shkojmë drejtë përfundimit të kësaj rruge. “Qyteti ynë ditë pas dite po merr pamje evropiane. Hap pas hapi po shkojmë drejtë përfundimit të kësaj rruge, e cila është e një rëndësie të veçantë për qytetin e Vitisë, ku do të krijohen hapësira të reja për parkim të mjeteve motorike, trotuare…
Në komunën e Vitisë kane filluar korrje –shirjet e drithërave të bardha. Ndërsa nga afër fushatën e korrje-shirjeve e kanë përcjellur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në këtë komunë. Drejtori Pira tha se nga informatat e para të marrë prej fermerëve vitias rendimentet fatkeqësisht nuk janë të kënaqshme, shkaku që ky vit është karakterizuar me një mot me reshje të mëdha të shiut dhe lagështi. Gjithashtu bëhet me dije se çmimi i rekomanduar i korrjes së një hektari grurë është 130 euro por me mundësi që çmimi…
Faton Bislimi publikon letrën që i kishte shkruar Blinkenit për Vulinin: Krenar që u dëgjua edhe një zë nga Kosova
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe veprimtari shqiptar në SHBA, Faton Bislimi ka thënë se për Vulinin dhe rolin e tij në destabilizmin e Ballkanit i kishte shkruar Sekretarit Blinken qysh në maj të vitit 2022. Ai thotë se ndjehet krenar që u dëgjua edhe një zë nga Kosova, me rastin e futjes së zyrtarit serb në listën e zezë amerikane. “Kanë kaluar pak më shumë se një vit nga data 6 Maj 2022 kur i kisha dërguar letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, z. Antony Blinken, përmes së cilës kisha kërkuar që Aleksandar Vulin të futej në ‘listën…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë, ndërkaq maksimalet nga 31 deri në 35 gradë Celsius. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara. Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme. Meqë indeksi UV do të jetë…

