Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi i Gjilanit ka refuzuar shfuqizimin e tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me planet rregulluese
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit ka refuzuar shfuqizimin e tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me planet rregulluese

adminBy adminAugust 4, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka vazhduar sot seancën e pestë, e cila për mungesë kuorumi kishte dështuar disa herë të mbahej.

Me 18, përkatësisht 19 vota për dhe një abstenim, Kuvendi ka refuzuar propozimin për shfuqizimin e tri vendimeve që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nën zonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat ishin rikthyer në Kuvend për anulim, si të kundërligjshme.

Në të vërtet, pikërisht këto tri vendime u bënë shkas për prishjen e koalicionit qeverisës, pasi PDK kishte kërkuar më shumë kohë për konsulta rreth këtyre pikave, para se të vendoste për votimin ose jo të tyre, përderisa LDK kishte kundërshtuar me arsyetim se nuk ekzistonte asnjë arsye për t`i anuluar, meqë ato ishin miratuar në Kuvend dhe tashmë ishin duke u zbatuar.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se të gjitha vendimet e kundërligjshme e që deri tani janë 16 të tilla, do të sillen në Kuvend për shfuqizim.

Ai i ka sqaruar edhe rrethanat të cilat kanë sjellë deri te kjo situatë, përfshirë edhe procedurat që janë ndërmarrë lidhur me këto vendime, duke thënë se nuk do të tërhiqet nga beteja ligjore, ndonëse betejën politike në Kuvend nuk mund ta bëjë më, meqë tani këtu ka një shumicë të re.

“Beteja fillimisht ka qenë politike, por tashmë nuk ka betejë politike. Për mua si ekzekutiv, beteja politike në Kuvend ka marrë fund, sepse nuk kam fuqi më këtu, nuk kam votë më, por tash ka arsyeshmëri, ka ligj që supozohet secili prej nesh me respektua dhe secili prej nesh duhet me marrë përgjegjësi për shkelje të tij”, ka thënë kryetari Hyseni.

Heqjen e këtyre pikave nga rendi i ditës, kryetari Hyseni e ka cilësuar tentativë për t`i ikur përgjegjësisë.

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, ka thënë se diskutimi për këto pika ka përfunduar në seancat e kaluara dhe se tani është momenti për votim e tyre.

Përndryshe, Kuvendi ka miratuar edhe pikat tjera të seancës së pestë: Plani komunal për integritet 2023/2027, projekt statuti i Teatrit të qytetit, projekt statuti i Galerisë së arteve, projekt rregullorja për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit të qytetit, projekt rregullorja për punën e Këshillit drejtues të Teatrit të qytetit si dhe pika të tjera./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.