Author: admin

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira por edhe të mobilizimit të komunës së Vitisë me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtorët Basri Aliu dhe Adnan Ymeri, kanë mbajtur një takim me përfaqësues të kompanisë regjionale të mbeturinave Eco-Higjena, Kompanisë së Menaxhimit të Ujërave “Hidromorava”- degat në Viti. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Njësiti Profesional i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në këtë komunë. Me këtë rast kryetari Haliti ka folur për rëndësinë e këtij takimi. “Unë sot ju kam thirrur në takim që…

Read More

Ka filluar fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit “Fushatën e korrje-shirjeve e hapëm bashkë me fermerët e kombajnerët e komunës, ku të mbjellura kemi rreth 3100 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 10 hektarë thekër”, ka njoftuar kreu i Komunës së Gjilanit, Alban hyseni. Sipas tij, me projektin për farën e grurit për mbjelljet aktuale, jane përkrahur fermerët me 140 tonë grurë. “Duke konsideruar se kultivimi i grurit është me shumë interes për shoqërinë, për këtë vit planifikojmë të rrisim sasinë e farës për 40%, që do të jetë 200 ton”, ka theksuar ai. Kryetari Hyseni ka uruar…

Read More

Sot në Viti është mbajtur një takim me banorët e fshatrave Ramjan, Radivojc, Devajë dhe Fshati i Ri, ku u diskutua rreth projektit të ujësjellësit . Qëllimi i këtij takimi që është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte që banorët e këtyre lokaliteteve të njoftohen për së afërmi me këtë projekt në këto lokalitete dhe që ata të jenë pjesë e tyre. Me këtë rast, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi po punon për krijimin e kushteve sa më të mira në infrastrukturë, për të gjithë banorët e të gjitha lokaliteteve të…

Read More

Si pasojë e aksidentit mes dy veturave ka pësuar lëndime trupore njëri vozitës, bëhet e ditur përmes raporit të policisë. Fjala është për një person të gjinisë mashkullore, i cili është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, thuhet nga policia. Ky rast është duke u hetuar./GJILANI INFO/

Read More

Nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, sot u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Kryesuesi Azizi bëri me dije se që nga mbledhja e kaluar e Kuvendit Komunal të Vitisë, janë shqyrtuar të ligjshëm nga niveli qendror vetëm dy vendime. Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit të ditës por edhe u dhanë dy informata. Pika që morri vëmendjen më të madh të anëtarëve të KPF-së, ishte dokumenti financiar, Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2023, ku anëtarët e KPF-së kërkuan…

Read More

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:47 në fshatin Kremenatë, në Kamenicë. Tutje sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Viktima mashkull  kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar para qytetarëve raportin 6-mujor të punës për vitin 2023. Kryetari Hyseni theksoi se një punë e madhe është bërë edhe në sektorin e arsimit, duke përmendur renovimin e shkollave, blerjes së inventarit, laboratorëve e investimet në efiçiencë të energjisë në shkollat “Rexhep Elmazi”, “Mehmet Isai”, “Abdullah Tahiri”, “Musa Zajmi”, “Marin Barleti”, “Nazmi Hoxha” e “Abaz Ajeti”. “Në këtë periudhë është përuruar çerdhja në Zhegër, ndërkaq çerdhja në lagjen Arbëria është në përfundim e sipër dhe kap vlerën e mbi 800 mijë euro, derisa jemi duke e ndërtuar edhe çerdhen tjetër në…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë. Sipas parashikimeve, në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale. Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius. Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.

Read More