Autore e 233 artikujve shkencorë të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, e cilësuar kërkuese shkencore ekselente
Mira Mezini është inxhiniere për shkencat kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmshtadit në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ajo së fundmi ka fituar çmimin prestigjioz “LOEWE Top Profesorship“.
Mira Mezini është autore e 233 artikujve shkencorë të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, me rreth 7000 citime; e cilësuar kërkuese shkencore ekselente me njohje dhe vlerësim ndërkombëtar në fusha shumë të rëndësishme të shkencave kompjuterike, si gjuhët e programimit dhe paradigmat, zhvillimi i softuerëve të automatizuar, analiza e programeve dhe siguria e softuerëve; bashkëthemeluese e nëndisiplinës mbi paradigmën e zhvillimit të softuerëve të orientuar, duke vendosur parime të reja shkencore. /Albinfo.ch