Author: admin

Gjilani gjen portier në Kategorinë e Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka arritur marrëveshjen me Kukësin për të marrë në huazim portierin Angelo Tafas. SuperSport mëson se palët kanë rënë dakord për huazimin e Tafas te gjilanasit vetëm për ndeshjet evropiane, teksa pritet që gardiani të vihet nën urdhrat e trajnerit Klodian Duro. Kështu Tafas do të marrë vendin e Enea Koliçit, i cili u largua nga Gjilani për t’u bashkuar me kampionin e Kosovës, Ballkanin, pasi ishte i përzgjedhuri i trajnerit Ilir Daja për portën. Gjilani do të nisë aventurën evropiane më 13 korrik me ndeshjet…

Read More

Herman Hesse Ka shumë analiza për penën e tij, por më e thella dhe e goditura edhe pse koncize, mbetet kjo e nobelistit Herman Hesse. Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme. Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk…

Read More

Plagët e familjarëve të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 mbesin ende të hapura edhe pas kaq shumë vjetësh. E për zbardhjen e fatit të tyre, shpresë mbesin gërmimet e reja në lokacione që dyshohen për varreza masive. Në një intervistë për Portalin Dukagjini, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se këtë javë institucionet e Kosovës do të angazhohen për gërmime në dy lokacione në territorin e regjionit të Prishtinës, një lokacion në fshatin Kishnicë dhe lokacioni tjetër, te varrezat e qytetit, në lagjen Arbëria. Kushtrim Gara…

Read More

Fiona do të diplomojë vitin e ardhshëm dhe synimi i saj është të ndihmojë të tjerët që kanë ikur nga lufta, persekutimi dhe varfëria Fiona Zeka dikur mendonte se Universiteti i Oksfordit ishte një ‘vend mit’, shumë larg jetës së saj në një nga lagjet më të privuara të Londrës. Duke u rritur si vajza e refugjatëve kosovarë, Fiona, tani 20-vjeçe, e kujton veten si një ‘fëmijë të turpshëm’ që përpiqej të fliste rrjedhshëm gjuhën angleze. Ajo thotë se mundësitë e edukimit të saj ishin shumë larg të qenit “e pasur”, por prindërit e saj, të cilët kishin ikur…

Read More

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se, mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Azemi theksoi se nga 2021 i mbi 100 000 punëtorë kanë ikur nga Kosova. Gjithashtu ai tha se deri në fund të vitit do ketë “qetësim” të ikjeve pasi të rinjtë do presin liberalizimin për t’u kursyer nga shpenzimet e aplikimeve për viza nëpër ambasada. Kjo ikje sipas tij, më së shumti po prek bizneset duke u shprehur në veçanti i shqetësuar për numrin në rënie të punëtorëve të kualifikuar. “Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot…

Read More

Bil Clinton, ish-presidenti amerikan, ka shkruar pas vizitës që kishte në Shqipëri. të hënën. Ai ka thënë se ka qenë nderi i tij që ka punuar me shqiptarët ndër këto vite. “Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Clinton në Twitter. AI ka falënderuar kryeminsitrin Edi Rama për mirëpritjen. Clinton në Shqipëri…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur dëgjim me qytetar për Projekt-Buxhetin për vitin 2024. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, qytetarë të Komunës së Kamenicës, media, OJQ dhe të tjerë. I pari i komunës duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje jo vetë në këtë dëgjim por edhe në dëgjimet tjera, theksoi se këtë vit është rritur numri i dëgjimeve në mënyrë…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatin Strezoc. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Uran Berisha, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, banorë të fshatit Strezoc. Drejtoresha Ardita Dërmaku në këtë dëgjim ka kërkuar nga banorët e Strezocit që t’i paraqesin kërkesat dhe nevojat që ata kanë. “Sipas njoftimeve dhe ftesave që u kemi bërë arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, kanë nëshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për organizimin e turneut “Rogana 2023”. Ky memorandum do të jetë fryt i bashkëpunimit të mirë, ndihmës financiare dhe profesionalizmit që do të japë FFK-ja në organizimin e këtij turneu./GJILANI INFO/

Read More

Sot është mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasëve të nënta në Komunën e Kamenicës. Në këtë test kanë marrë pjesë 308 nxënës të shkollave të mesme të ulta në Kamenicë. Pjesa e parë e testit është mbajtur në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi. Mbarëvajtja e testit ka shkuar sipas rregullave dhe nuk ka pasur ndonjë problem./GJILANI INFO/

Read More