Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Bëhen 25 vjet nga rënia e Bekim Berishës, heroit të tri luftërave
Lajme Qendrore

Bëhen 25 vjet nga rënia e Bekim Berishës, heroit të tri luftërave

adminBy adminAugust 10, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.

Bekim Berisha u lind më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejës. Gjyshi i dëshmorit, Nexhip Selmani, kishte luftuar kundër pushtuesve serbë vite me radhë

Prindërit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtë fëmijë: pesë djem dhe një vajzë, ndërsa Bekimi ishte fëmija i gjashtë me radhë. Bekim Berisha shkollën fillore e kreu në Gorazhdevc të Pejës, ndërsa shkollën e mesme të artit, në Pejë.

I rritur dhe i edukuar me kujdes dhe krenari nga gjyshi dhe babai, të cilët me dashuri ia kultivuan ndjenjat kombëtare në shpirtin e njomë të luftëtarit të ardhshëm të lirisë së Kosovës, Bekim Berisha, në pamundësi që të vazhdojë studimet, u detyrua ta braktisë Kosovën. Stacioni i parë për mërgimtarin e ri nga Graboci i Pejës ishte Kroacia.

Në fillim punoi si punëtor krahu. U mor me punë të rënda fizike, në mënyrë që të sigurojë ekzistencën, vetëm e vetëm që ta ndihmojë familjen dhe të regjistrohet në Fakultetin e Hotelerisë në Opati dhe atë të Veterinarisë në Zagreb, transmeton KosovaPress.

Të dy këto fakultete i përfundoi me sukses. Sa qëndroi në Kroaci, Bekim Berisha mësoi gjashtë gjuhë të huaja, kështu që arriti të lexojë edhe literaturë të ndryshme, ekonomike, turistike e deri te ajo ushtarake.

Në këtë kohë, në fillim në Kroaci e më vonë edhe në Bosnjë, shpërtheu lufta e kroatëve dhe boshnjakëve kundër regjimit kolonial serb. Edhe pse me profesion nga fusha e turizmit dhe veterinarisë, Bekim Berisha pa hezituar iu përgjigj vullnetarisht ftesës për luftë kundër këtij regjimi. Në këtë kohë Bekim Berisha jetonte në Holandë, por e la jetën perëndimore dhe u radhit përkrah luftëtarëve kroatë përkatësisht njësiteve elite kroate.

Si luftëtar dhe strateg në luftën kundër serbëve në Kroaci, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë kroate e dekoroi Bekim Berishën me gradën e gjeneralit. Nga lufta e Kroacisë, Bekim Berisha kalon në luftën e Bosnjës, përsëri kundër forcave serbe, duke marrë pjesë në shumë beteja të ashpra.

Situata pas luftës në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë tregonte qartë se nuk ishte e largët dita kur edhe në Kosovë do të fillonte lufta. Andaj Bekim Berisha në fillim të marsit të vitit 1998 me një grup shokësh mërgimtarë hyn në mënyre ilegale në Kosovë, duke u sistemuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim u sistemua në Açarevë të Drenicës. Këtu filloi organizimin dhe përgatitjet e para me ushtaret e rinjtë për mësimin e artit ushtarak. Më 22 prill 1998 në Açarevë Bekim Berisha me luftëtarë të tjerë të UÇK-së ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinë Ushtarake.

Mirëpo në këtë kohë luftimet në mes të forcave serbe dhe atyre të UÇK-së u ashpërsuan shumë në Zonën Operative të Dukagjinit. Bekim Berisha bashkë me dëshmorin Bedri Shala shkuan në Gllogjan të Deçanit, duke u bërë kështu krah i fortë i komandantit Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të Dukagjinit. Këtu Bekim Berisha tregoi shkathtësi në përgatitjen ushtarake të ushtarëve të rinjtë, e sidomos edhe në bartjen, sigurimin dhe grumbullimin e armatimit.

Luftëtari i UÇK-së Bekim Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me një arsenal të madh ushtarak e njerëzor.

Dhe pikërisht rënia e Bekim Berishës në fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun etj, bëri që Juniku të bie në duar të forcave serbe. Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe.

Për meritat dhe heroizmin e Bekim Berishës në luftë kundër regjimit të egër serb që sundoi gati një shekull në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, pas përfundimit të luftës, e gradoi me gradën Gjeneralmajor. Bekim Berisha në fillim u varros në Junik. Më vonë u bë rivarrimi në vendlindje dhe aty iu ngrit lapidari që shndrit nure dhe është udhë rrëfim për brezat e ardhshëm.

Edhe pse historianët mendojnë se domeni i fushe veprimtarisë së individit e ngushton fushën e interesimit të historianit, figurat markante siç është figura e Bekim Berishës, është përgjegjësi e madhe për çdo pendë historike që do të merret me këtë figurë.

“Serbët nuk donë diplomaci veç luftë”, thoshte ai në një nga seria e videove të rralla që AP pati publikuar e ku flet edhe Berisha gjatë luftës.

Ai më pas në një deklaratë tjetër thotë se serbët nuk kuptojnë dialogun, por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu

October 9, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

By adminOctober 9, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit,…

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.