Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se po bëhet sigurimi i ujit të pijshëm në Qytet dhe në fshatrat si: Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc dhe Karaçevë e Epërme.
Sipas Kryetarit Rahimaj, qytetarët e Kamenicës më nuk kanë nevojë të bëjnë zgjidhje individuale për ujë të pijshëm sepse me projektin në vlerë prej 560 mjë euro po bëhen investimet në:
Hapjen e puseve të reja për Qytetin, duke shtuar kapacitetet për 6 litra në sekond, në vlerë prej 50,000€.
Po investohen 170,000€ për kyçjet individuale në ujësjellës për fshatrat Hodonoc, Muçivërc dhe Dajkoc.
Në Karaçevën e Epërme së shpejti do të investohen 340,000€ për rrjetin e ujësjellësit.
Kryetari Rahimaj, po ashtu ka falenderuar KRU “Hidromorava” për kontributin dhe bashkëpunimin. /GJILANI INFO/


