- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Autore e 233 artikujve shkencorë të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, e cilësuar kërkuese shkencore ekselente Mira Mezini është inxhiniere për shkencat kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmshtadit në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Ajo së fundmi ka fituar çmimin prestigjioz “LOEWE Top Profesorship“. Vlen të theksohet se Mira Mezini është: profesoreshë e shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmstadt-it (Gjermani); profesoreshë e ftuar në disa vende të botës, duke përfshirë Britaninë e Madhe; zëvendëspresidente e Universitetit të Darmstadt-it për transferimin teknologjik dhe, më pas edhe për kërkimin dhe inovacionin, ka shprehur në…
Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës dhe në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për festat kombëtare po vazhdon të dënohet. Deri në këtë periudhë, shteti i Serbisë e ka dënuar shtatë herë Komunën e Preshevës dhe pesë herë KKSH-në. Dënimi shkon nga 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro. Të vetmet simbole institucionale në objektin e Komunës së Preshevës, janë dy flamuj, ai shtetëror i Serbisë dhe flamuri komunal. Por udhëheqësit shqiptar të Luginës, për çdo festë kombëtare ngrisin flamurin kombëtar shqiptar. E ky veprim i vendosjes së flamurit, po sjellë gjoba…
Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka informuar IHMK
Kuvendi i Gjilanit ka refuzuar shfuqizimin e tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me planet rregulluese
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka vazhduar sot seancën e pestë, e cila për mungesë kuorumi kishte dështuar disa herë të mbahej. Me 18, përkatësisht 19 vota për dhe një abstenim, Kuvendi ka refuzuar propozimin për shfuqizimin e tri vendimeve që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nën zonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e…
Ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidenteve në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet. Policia e Kosovës bën të ditur se vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 155 aksidente trafiku, transmeton Telegrafi. Siç njofton Policia, gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve në aksident, ndërsa janë shënuar edhe 37 aksidente trafiku me persona të lënduar. Kurse, 118 aksidente tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale. Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 28 persona, ku 21 prej tyre…
Kuvendi i Gjilanit shkarkon anëtarët e Bordeve të tri ndërmarrjeve publike lokale dhe zgjedhë anëtarët e rinj
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, e cila siç ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu, është ftuar me kërkesë të 12 këshilltarëve dhe në rend dite ka një pikë të vetme – shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve komunale të aksionarëve në tri ndërmarrje publike lokale, Tregu, Stacioni i Autobusëve dhe Ecohigjiena si dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Bujar Nevzati, në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së dhe Avdyl Aliu, në emër të grupit të LDK-së, kanë kërkuar nga anëtarët e Kuvendit që të miratojnë kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve dhe zgjedhjen e anëtarëve…
Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten për zhdukjen e dy vajzave. Sipas njoftimit, në Ferizaj është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ferizaj 01.08.2023 – 17:00. Raportohet se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor. Rasti është duke u hetuar. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Malishevë ku një grua ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. “Malishevë, 02.08.2023-18:15 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj kosovare ka…
Për herë të parë me fushë profesionale, të ofruar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, përfundon me sukses gara e Streetball 3×3. Shumë simpatizues të këtij sporti u mblodhën së bashku në amfiteatrin e qytetit për të ndjekur gjithsej gjashtë ekipe që ndanë fushën së bashku duke garuar për gjuajtje për tre pikë. Deri në orët e vona, me një super energji e gjuajtje të sakta, ekipet e Streetball u duartrokitën nga shikuesit, të cilët kanë ndjekur lojën deri në fund. Në këtë aktivitet, pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij, i cili…
Në nderim të veprës heroike të Komandant Rokit, i pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij, kanë bërë homazhe tek lapidari i tij në Kopërnicë dhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë. Në 22 vjetorin e rënies heroike të Komandant Rokit, familjarë e qytetarë u mblodhën dje në vendlindjen e tij, për të nderuar kontributin që Rahim Beqiri ka dhënë për lirinë e vendit. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, gjatë homazheve ka thënë se jeta dhe vepra e Komandant Rokit është shembull se si duhet të luftohet për liri e pavarësi dhe luftëtarët…
Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit ka organizuar një takim me bashkatdhetarët tanë që gjenden në diasporë. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, u uroi mirëseardhje në vendlindje të gjithë bashkatdhetarëve duke u dëshiruar shëndet e pushime të mira në Kosovë. Ai vlerësoi lart dhe falënderoi të gjithë bashkatdhetarët për kontributin e tyre të dhënë në periudha të ndryshme për Kosovën në përgjithësi, por edhe për institucionin e Bashkësisë Islame në veçanti. Në emër të Këshillit të BI-së së Gjilanit, të pranishmit i…

