Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

July 12, 2025

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug
  • Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan
  • Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq
  • Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare
  • Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025
  • Nazim Gagica : Gjilanit i duhet një kuvend funksional – i duhet edhe Ibish Ibishi (video)
  • Si ta ulni sheqerin në gjak në mënyrë natyrale?
  • Arti dhe politika…
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Rajonale»Shqipëria merr sot presidencën e Këshillit të Sigurimit
Rajonale

Shqipëria merr sot presidencën e Këshillit të Sigurimit

adminBy adminSeptember 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria do të marrë të premten, për herë të dytë, presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kur ajo u bë pjesë e këtij forumi, në janar të vitit të shkuar, si anëtare jo e përhershme.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha të enjten se dy aktivitete madhore do të shënojnë presidencën shqiptare.

“Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, i cili do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës për paqen dhe sigurinë në botë, si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar e konsoliduar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar”, deklaroi zonja Xhaçka, në një mesazh të posaçëm.

Takimi i Këshillit për këtë temë, i cili parashikohet të zhvillohet më 20 shtator, do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet që i pranishëm të jetë dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelensky. Çështja e Ukrainës dhe agresionit rus ndaj saj, ka qenë në qendër të aktivitetit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, duke qenë dhe bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara. Kjo “çështje, realisht ka shënjuar mandatin tonë dhe ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve për seriozitetin, profesionalizmin dhe guximin me të cilin ka punuar për të mbështetur ligjin ndërkombëtar, Kartën e OKB, Ukrainën e për të dënuar Rusinë”, u shpreh zonja Xhaçka

Nisma e dytë e Shqipërisë, lidhet me një platformë inovative e cila synon të lehtësojë qasjen e bizneseve apo korporatave të cilat ofrojnë kontributetet e tyre, në rast krizash humanitare kudo në botë, por dhe të garantojë shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të këtyre ndihmave, qoftë në situata lufte, qoftë në situata katastrofash natyrore.

“Vendi ynë, ekipi ynë, ka bashkëpunuar me një grup mjaft serioz organizatash e korporatash të mëdha amerikane, për të ndërtuar një platformë bashkëpunimi që në njërën anë do të mundësojë që bizneset e mëdha dhe korporatat të ofrojnë kontributin e tyre qoftë financiar, qoftë në mallra apo shërbime në situata krizash humanitare, duke krijuar sinergji apo duke plotësuar mekanizmat ekzistues të ndihmës humanitare, e në anën tjetër do të përmirësojë e do të bëjë më të shpejtë e efikase mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute, në mënyrë që ato të shkojnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, atje ku ka realisht nevojë”, shpjegoi zonja Xhaçka e cila do të drejtojë seancën e Këshillit të sigurimit për këtë çështje, më 14 shtator.

Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit përkon me një periudhë tepër aktive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kur mblidhet dhe asambleja e përgjithshme e saj, me pjesmarrjen e udhëheqësve të shteteve anëtare. Në Asamble, Shqipëria këtë vit pritet të përfaqësohet nga presidenti Bajram Begaj./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Kronikë

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

By adminJuly 12, 2025

Policia ka njoftuar sot për përfshirjen e një objekti nga zjarri në Ranillug, rast…

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025

Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare

July 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

July 12, 2025

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.