- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Me datën 5 gusht, lokali Royal Club në Kamenicë mblodhi gjithsej 16 ekipe, garues të lojërave elektronike në FIFA, ku më të mirët, kaluan pastaj në finale. Amfiteatri i qytetit mblodhi shumë të rinj entuziast për të ndjekur finalen me ekipet triumfuese nga faza e parë. Me një numër të madh të të apasionuarve për të zhvilluar garën në FIFA, ekipet fituese garuan me njëra tjetrën, duke luajtur deri në orët e vona të mbrëmjes. Me një garë interesante e garues super të talentuar, në fund të lojës, u shpallën fitues Ardit Halimi dhe Shyqeri Rexhepi, të cilët morën…
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka mbajtur takim me të rinjtë e përzgjedhur, të cilët do të zhvillojnë punë praktike me kompensim në institucionet komunale të Kamenicës, me periudhë 3 mujore. Gjatë këtij takimi, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, iu uroi suksese dhe mbarësi praktikantëve të rinj ku theksoi se së bashku me Kryetarin Kadri Rahimaj, po angazhohen maksimalisht që të jenë sa më afër të rinjve, gjë e cila do të vazhdoj edhe në të ardhmen. ’Me qëllim promovimin e shkathtësive të punësimit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës,…
“5 mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 3 teknikë laborantë dhe 2 teknikë të farmacisë tani e tutje do të ofrojnë shërbime në QKMF për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai ka bërë me dije se do të vazhdojnë t’i plotësojnë vendet e lira në personelin shëndetësor, njëkohësisht duke rritur kualitetin e shërbimeve profesionale dhe duke ofruar kushte cilësore për të gjithë ata që japin shërbime./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se për herë të parë në Gjilan, barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi” nis punën me dy ndërrime nga ora 07:00-20:00. Ai ka bërë të ditur, po ashtu, se pas një kohe të gjatë rikthehet edhe shërbimi i vaksinimit me orar të zgjatur të punës nga ora 07:00-20:00. “Ndryshimi rrënjësor në shëndetësi vazhdon”, është shprehur kryetari i Gjilanit./GJILANI INFO/
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.
Bora e verës e ka mbuluar një pjesë të Zvicrës mëngjesin e së hënës. Vija e borës ka rënë në 2000 metra, lokalisht edhe më e ulët. Për shkak që ka pasur shumë shi gjatë natës, disa kalime zvicerane janë të mbuluara. Pamjet nga kamerat e internetit tregojnë borën e gushtit. Kalimi Oberalp, Grimsel Pass, Gotthard Pass dhe Flüela Pass preken nga fillimi i dimrit. Priten kushte të rrëshqitshme të rrugëve, shkruan 20minuten. Megjithatë, bora duhet të zhduket së shpejti. Temperaturat do të rriten lehtë krahasuar me të dielën. Ajri më i ngrohtë dhe më i ngrohtë do të na…
Nisha Bellinger Demokracia po tkurret në nivel global dhe diçka e tillë po vërehet për 17 vitet e fundit – sipas gjetjeve të këtij viti të publikuara nga organizata jofitimprurëse Freedom House, që është e angazhuar në mbrojtje të demokracisë. Shpenzimet e mëdha publike të këtyre liderëve në zonat kryesore dhe promovimi me efektiv i nacionalizmit, janë dy arsyet pse mbeten ende shumë popullorë në vendet e tyre. Jam një politologe që merrem me dinamikën politike dhe ekonomike në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Dukuri e shoqërive që bëhen më pak demokratike pasi më herët kanë…
Një mjet shpërthyes dyshohet të ketë shpërthyer të shtunën mbrëma në një lokal në Ranillug. Lokali dyshohet të jetë pronë e deputetit të Listës Serbe, Zoran Maksimoviq. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:45, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. “Më datën 06.08.2023 rreth orës 14:15 Stacioni i Policisë Ranillug ka pranuar informacion se tek lokali i quajtur ,,Kod Maksi” pronë e Z.M. (mashkull, kosovar serb) dyshohej se ka shpërthyer një mjet shpërthyes. Rasti dyshohet të këtë ndodhur më datë: 05.08.2023 rreth orës 22:45. Njësitet…
Ish-futbollisti i Barcelonës, Javier Mascherano, i cili tani është trajner i kombëtares U20 të Argjentinës, ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij Lionel Messi. Për momentin kampioni i botës luan për Inter Miami. “Messi kontrollon absolutisht të gjitha veprimet që ndodhin gjatë ndeshjes në fushë. E konsideroj futbollistin më të madh. Pas të gjitha arritjeve të tij, ai thjesht shijon jetën”, citon Marca fjalët e Mascheranos. Për dy vitet e fundit, Messi ka luajtur për PSG. Futbollisti u largua nga klubi këtë verë, duke refuzuar të rinovojë kontratën me skuadrën. Si lojtar i lirë, Messi iu bashkua Inter Miamit, për…
Mua më ka pëlqyer letërsia dramatike, për arsye që një lexuesi, një kritiku, një studiuesi, një akademiku, mund t’i duken mjaft banale. Është njëlloj si të habitesh pse fëmijëve u pëlqejnë tmerret, ndonjëherë. Fëmija, sa është natyrë e padjallëzuar, e pastër, aq më shumë do të shikojë tmerre, gjëra të frikshme, të kundërta. Edhe mua, kur isha fëmijë, më tërhiqnin shumë fantazmat, pak a shumë edhe shtëpia ku banoja ishte e tillë, në Gjirokastër, që ma nxiste këtë përfytyrim. Ma nxiste këtë përfytyrimin e frikshëm dhe po këtë çudi ma nxiti edhe një shkrimtar, të cilin, unë nuk e…

