- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Me vizitorë të shumtë e mërgimtarë nga diaspora është hapur panairi vjetor i produkteve vendore. “E Dua Kamenicën”, sllogani i këtij panairi kishte për qëllim të promovonte produktet vendore, të cilat ishin të ekspozuara në tavolinat e vendosura në Bulevardin e Qytetit. Vizitorët interesoheshin për produktet e ndryshme të bizneseve, dhe kishte të atillë edhe që blenin këto produkte. Ky panair i cili u organizua në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, ishte një mundësi e mirë për të gjitha bizneset e Kamenicës, për të promovuar prodhimtarinë e tyre. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me deputetet e…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit nga Policia e Kosovës-Stacioni në Viti, drejtorët e drejtorive, kompanitë regjionale të mbeturinave dhe të ujësjellësit dhe të tjerë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi përfundimtar me rastin e shënimit të aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Mërgatës, konkretisht për ditën e nesërme, ku do të bëhet zbulimi i shtatores së të Nënë Terezës dhe të obeliskut të Micheline Calmy-Rey si dhe mbjellja e pemës për nderë të mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të si dhe disa aktivitete të tjera. Kryetar Haliti, potencoi…
Me një atmosferë të jashtzakonshme, këngë e valle u shoqërua mbrëmja e kaluar e cila do të mbahet mend gjatë. Qytetarë të shumtë duke përfshirë mosha nga më të ndryshmet, e poashtu edhe mërgimtarë të cilët kanë ardhur në vendlindjen e tyre u mblodhën dje në qendrën e qytetit, për të ndjekur nga afër koncertin e organizuar në kuadër të “Kamenica Summer Fest”. Atmosfera u ndez edhe më shumë me ardhjen në skenë të këngëtares Nora Istrefi, e cila përformoi hitet e saj ndër vite duke argëtuar admiruesit e zhanrit të saj. Poashtu, nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare,…
Agim Hyseni ka bërë me dije se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet shoqatës humanitare Bereqeti ka shpërndarë 7.000 kg mish kurbani. Kjo sasi e mishit është një pjesë e mishit të kurbaneve të therur në organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Përfituesit e këtij organizimi ishin jetimët e komunës së Gjilanit, komuniteti romë, shoqata e veteranëve si dhe shtresa të tjera të shoqërisë./GJILANI INFO/
Një person ka raportuar se viktima i cili vuan nga skleroza është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00, në Suharekë. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se viktima mashkull kosovar , i cili vuan nga skleroza është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.
Në prag të fillimit të edicionit të dytë të festivalit ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”, sot në Viti, është mbajtur tryeza e rrumbullakët “Iniciativat e festivaleve folklorike në Kosovë, nën logon e CIOFF-it”. Ku pjesëmarrës ishin ansamble dhe grupe folklorike nga shtetet e ndryshme që pritet të marrin pjesë në këtë festival si: Panamaja, Republika Çeke, Qipro Veriore, Maqedonia e Veriut, Kosova por edhe ansamble të tjera dhe personalitete të njohura nga fushat e artit dhe të kulturës. Ndërkaq, nesër në Viti, pritet të arrij edhe ansambli nga Meksika. Në hapjen e kësaj tryeze Arsim Abazi, drejtor i këtij festivali, ju…
Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, ka reaguar pas mesazheve të luftës drejtuar Kosovës, të cilat u shpalosën nga tifozët e klubit serb Crvena Zvezda, në ndeshjen ndaj Fiorentinës në Beograd. Tifozët serb në këtë ndeshje kanë vendosur banera nacionalistë në të cilët thuhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Mandl u ka bërë thirrje zyrtarëve e diplomatëve të Bashkimit Evropian si Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe Mirosllav Lajçak që të “shikojnë se çfarë po ndodhë?”. Ndërsa ka pyetur ata se kënd po duan ende ta sanksionojnë, Kosovën ? “Ju ende dëshironi të sanksiononi, cilin vend? Kosovën? Josep Borrell,…
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga lëndimet e marra në vendin e punës kanë vdekur 15 persona. Kryetrari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë për Gazetën Express, se përveç rasteve që përfundojnë me fatalitet, ka edhe qindra raste të tjera të lëndimeve. Madje Azemi, tha se ka raste, kur punëtorët e kompanive private u bëjnë presion punëtorëve të lënduar që të mos i lajmërojnë rastet në polici. “Asnjëherë nuk mund të ketë një shifër e saktë sepse ka lëndime të përgjithshme, ndoshta me qindra lëndime brenda ditës. Kryesisht lëndimet, pronarët…
Kryetari partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka dhuruar një veturë Benz VITO, Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Përmes një postimi në Facebook, humanisti Halil Kastrati, ka falëndëruar Pacollin, duke thënë se kjo është vazhdimësi e ndihmave që ai bën. “Sot e pranuam një donacion special makinë Benz VITO krejt e re me zero kilometra nga Banka Ekonomike e Kosovës”. “I nderuari Behgjet Pacolli është donator i hershëm të Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit, tani përveç personalisht edhe kompanitë e tij janë donatorë të shoqata jonë. Zoti kurrë mos ju humbtë”. “Faleminderit shumë, e Zoti ju shpërbleftë”,…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht rreth relievit malor. IHK njofton se temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

