- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Ka ndërruar jetë Sejdulla Kadriu, veprimtar politik në fokusin e të cilit ka qenë përherë çështja e Luginës së Preshevës. Pedagogu Sejdulla Kadriu kishte dhënë kontribut të çmuar edhe në fushën e arsimit. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit. Të nderuar miq dhe familjar, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë,se babai ynë i dashur Sejdulla Kadriu ka ndërruar jetë. Ky është një moment i trishtë për Ne dhe familjen tonë. Varrimi bëhet me datën 06.09.2023 (E mërkurë) me Drekë në Varrezat e Gjilanit Me Rrespekt Familja Kadriu!
Në kuadër të komandës së KFOR-it amerikan konkretisht me projektin CIMIC, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Njësia Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Viti, sot kanë pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse dhe pajisje komunikimi. Me këtë rast prezent ishte zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, i cili falënderoi KFOR-in amerikan dhe theksoi se ky donacion do të ndihmoj dhe lehtësoj shumë punën e zjarrfikësve të komunës së Vitisë, gjatë intervenimeve në raste të ndryshme të vërshimeve. Përndryshe ky donacion përmban 20 palë rroba për Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim dhe 7 pajisje komunikimi për Drejtorinë e Shëndetësisë. Këto pajisje…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi” në Gjilan, është pajisur ame aparaturë të re për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit. Kjo qendër për herë të parë ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar, e cila mundëson diagnostikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Alban Hyseni. Ai ka thënë se përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër…
Një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë, dje rreth orës 18:20. Policia ka njoftuar se viktima është i gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Nga Arbër Musliu Të Dashur Qytetar si sportist, ju bëjë thirrje të gjitha bizneseve në Gjilan që të shfrytëzojnë ligjin për sponsorizimin e klubeve. LIGJ PËR SPONSORIZIME NË FUSHËN E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT. Sponsorizuesit për sponsorizimet në aktivitetet e sportit u njihet zbritja tridhjete përqind (30%) nga tatimi në fitim sipas këtij ligji. Sponsorizuesit në sponsorizimet në fushen e kulturës dhe rinise u njihet zbritja njëzet përqind (20%) nga tatimi në fitim në bazë të Ligjit Nr.05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Duke pasur parasysh që Komuna ka kapacitete të kufizuara për subvencionimin e organizatave joqeveritare…
Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë tash e një kohë kanë paralajmëruar se në shtator do të ketë situatë të re politike, kësisoj opozita është shprehur e gatshme për nisjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti. PDK dhe AAK janë deklaruar qartazi se në shtator do të këtë diskutime mes opozitës lidhur me rrëzimin e Qeverisë Kurti, por analistët politikë në Kosovë nuk besojnë që gjatë këtij viti do të ketë zgjedhje të parakohshme. Analisti Dritëro Arifi në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se nuk opozita…
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh njofton se të premten e 1 shtatorit rreth orës 15:00 një person e ka raportuar sit ë zhdukur vajzën e tij. “Një person në Suharekë ka raportuar se vajza e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, raporton policia. Derisa një tjetër person në Prizren, më 01.09.2023 ora 15:15 ka raportuar se një mashkull kosovar – dëshmitar, ka raportuar se personi mashkull kosovar është larguar nga objekti dhe nuk kanë njohuri vend ndodhjen e tij. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.
Është kthyer në Superligë, dhe synon të bëj bujë. Në fakt këtë e bëri qysh në ndeshjet e para Liria, duke barazuar me dy skuadra që garuan në Evropë, madje pa gola kundër Dukagjinit dhe Dritës. Vetëm 1 me 0 e mposhti kampioni në fuqi Ballkani në javën e parë të Superligës. Tash, të paktën në letër, Liria pritet ta ketë më lehtë pasi përballet me Fushë Kosovën, skuadra që sivjet u ngjitën në Superligë. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në Prizren. Ditën e njëjtë, Malisheva do ti matë forcat me Feronikelin ’74. Malisheva ka dy fitore e një…
NGA: PROF. DR. ESHREF YMERI Me këtë vepër, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, si një autore me emër në fushën e krijimtarisë artistike me vlera mbarëkombëtare, e ka lëvizur deri në fund perden e dritares së jetës, prej nga lexuesit i shpalosen disa realitete, të cilat ai i ndjek me një kërshëri të veçantë. Këto realitete shkrimtarja i ka ravijëzuar në disa linja. Së pari, atë e ka shqetësuar dhe e shqetëson një e vërtetë tragjike për fatet e etnisë shqiptare në gadishullin tonë, si kombi më i madh i tij që asokohe kur në skenën e historisë u kristalizuan kombet…
Mërgata vazhdon me rekordin e remitencave, për shtatë muaj u sollën mbi 80 milionë euro më shumë në Kosovë
Pavarësisht krizës ekonomike botërore të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë që nga shkurti i 2022-së, mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) mbi dërgesat nga jashtë, tregojnë se nga muaji janar deri në korrik 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, diaspora jonë ka dërguar 81.5 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi. Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 126.6 milionë euro nga totali prej mbi 751.8 milionë euro. Duke iu referuar kanaleve të…

