Author: admin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot parashihet të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP. IHK  bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse pos dëmeve në bujqësi, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit  dhe njerëzve në veçanti.

Read More

Me qëllim të realizimit sa më të mirë për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”, që zakonisht mbahet në Letnicë të Vitisë më 14 dhe 15 gusht, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim të përbashkët me përfaqësues të Policisë së Kosovës- Stacioni në Viti, drejtoritë komunale, kompanitë “Eco Higjiena” , “KEDS” e “Hidromorava”, përfaqësues të fshatrave Letnicë e Stubëll, KFOR-it, përfaqësues të Kishës së Letnicës dhe të tjerë. Në këtë takim është prezantuar edhe plani i veprimit, ku janë përcaktuar përgjegjësit e të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë aktivitet. Megjithatë pati…

Read More

Gjilan, 2 gusht 2023 – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Gjilan është mbajtur Festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”. Paraprakisht, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, kanë pritur në zyre grupet folklorike pjesëmarrëse, të cilave u janë ndarë mirënjohje. Grupet folklorike fillimisht kanë defiluar në sheshin e qytetit, për të vazhduar më pas performimin në Festivalin “N’Karadak krisin tupanat”. Përndryshe, në këtë Festival kanë marrë pjesë këto grupe: Maqedonia e Veriut – AKV “Ibe Palikuqi, Republika Çeke- Folklore ensemble Zerotin, Panama…

Read More

Për nder të pensionimit të punëtorit, Asllan Beqiraj-zyrtar i të hyrave në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa – Komuna e Kamenicës, me një organizim simbolik, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka ndarë mirënjohje në shenjë respekti për punën e bërë gjatë këtyre viteve. Drejtoresha Dermaku, duke e uruar për pensionimin, ka falenderuar zyrtarin Asllan Beqiraj, për punën, korrektësinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm. Ndërsa, zyrtari Asllan Beqiraj, ka falenderuar të gjithë kolegët dhe zyrtarët komunal për bashkëpunimin në punë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve. /GJILANI INFO/

Read More

Aleksandar Vuçiq ka porositur video linçuese kundër gazetarëve dhe medieve të pavarura dhe kam prova për këtë. Kështu tha për N1, drejtori i lajmeve në televizionin Nova S, Slobodan Georgiev, duke shtuar se Vuçiq nuk i ka redaktuar por se vetëm i ka porositur ato. Një tjetër video është shfaqur në rrjetet sociale kundër gazetarëve të N1 dhe Nova S, si dhe medieve të tjera, në të cilën kësaj radhe thuhet se detyra e tyre është “të shkatërrojnë kulturën dhe ortodoksinë serbe”. Duke shfaqur foto të gazetarëve dhe redaktorëve aktualë dhe të mëparshëm të N1, Nova S, Danas dhe Insider,…

Read More

Konkurroi në 37 universitete të mjekësisë, e në të gjitha u pranua. Por, Bleron Hajdari që jeton në Frankfurt të Gjermanisë zgjodhi ta kryejë shkollimin bash në këtë qytet. Hajdari, 18-vjeçar, që e përfundoi gjimnazin me notë maksimale 10, e ka menduar edhe specializimin që do ta kryejë, pas 6 vitesh studime. “Tash po mendoj me ndjek ortopedinë dhe kirurgjinë, sepse më pëlqen me punu me sport edhe babi jem është tu punu si ortoped, andaj ky është drejtimi i mjekësisë që e kam pa deri tash më së shumti dhe më është dok më interesant”, deklaroi Hajdari, për…

Read More

Lajmet për zhvillimet ekonomike në Eurozonë flasin për ecuri të reja më të favorshme, pas një periudhe goxha të zymtë, sidomos në periudhën e pandemisë dhe në muajt e parë post-Covid 10 dhe agresionit rus në Ukrainë, që i ka karakterizuar thuaja të 20 vendet që përdorin euron, si valutë kombëtare. Ekonomia e Eurozonës ishte goditur rëndë dimrin e kaluar nga rritja e madhe e çmimeve të energjisë, si pasojë e luftës në Ukrainë. Por, të dhënat nga dy ekonomitë më të mëdha të Evropës, këto ditë kanë sinjalizuar se rimëkëmbja tashmë po ndodhë. Sipas të dhënave të publikuara…

Read More

Në qytetin e Vitisë, është bërë përurimi dhe zbulimi i shtatores së Nënës Terezë por, edhe i obeliskut të ish presidentes së Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Në ceremoninë e zbulimit të tyre, pos kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë marrë pjesë edhe mysafir të shumtë si: – ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly me bashkëshorten e tij, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Kosovë, Richard La Vay, komandanti i Kampit Ushtarak në Bondsteel, kolonel Ross Walker dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Husamedin Hoxha nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Kosovë si dhe…

Read More

Gjilan, 1 gusht 2023 – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar të martën sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2023”. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pasi u ka uruar mirëseardhje të pranishmëve, ka thënë se është hera e parë që Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim mbështetjen ndaj bizneseve të reja dhe për gratë ndërmarrëse. “Kjo thirrje publike ka për synim kryesor zhvillimin e ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në…

Read More

Me një tifozëri tejet entuziaste të lojës së futbollit, të cilët mbushën hapësirat e stadiumit të Roganës, ka përfunduar Turniri Tradicional i Futbollit. Që nga hapja e këtij turniri, 32 skuadra, sollën emocione e duartrokitje të forta në stadiumin e Roganës. Në natën finale në përballje për vendin e parë ishin skuadrat “Kalaja” nga Kopërnica dhe “Muhaxhirët” nga Rogana. Një lojë e fortë mes këtyre dy ekipeve, një brohoritje e madhe nga tifozët e shumtë në stadium, përfundoi me rezultat në favor të skuadrës “Muhaxhirët” nga Rogana, e cila edhe u shpall kampione e këtij turneu. Ky turnir i…

Read More