Author: admin

Ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes një qytetar na Ranilluk, rast ky që është raportuar në polici, bëhet e ditur përmes raportit të fundit të policisë. Personi që ka hasur në mjetin e dyshuar shpërthyes ka njoftuar policinë se ishte duke ecur kur edhe ka vërejtur mjetin në fjalë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësia e KFOR-it e cila edhe ka bërë asgjësimin e këtij mjeti./GJILANI INFO/

Read More

Eni Ademi është nxënëse e klasës së katërt pranë shkollës Hello Academy of Education në Gjilan. Ajo është një vajzë e artikuluar, fletë qartë dhe çfarë është me rëndësi që di se çfarë do. Dashuria për artin ndoshta i ka dhënë edhe qetësinë që atë e karakterizon apo dhe mund të ketë qenë krejt e lindur, porse ditën e ndërton ndër libra dhe piano. Eni ka të zhvilluar edhe ndjenjën altruiste ngaqë në asnjë moment nuk shpreh egoizëm por veçse dashuri duke u qëndruar afër shoqeve e shokëve për tu ndihmuar në çdo mënyrë që ajo mundet. Ajo rreshton…

Read More

Është gjetur shqiptarja 15-vjeçare e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjermani që nga 11 shtatori. Lajmin e ka njoftuar familja e saj përmes rrjeteve sociale. Në një postim Instagram familjarët kanë treguar se ajo tashmë gjendet në shtëpi. Po ashtu shprehën falënderime për çdo person që ka dhënë ndihmë për të rënë në gjurmët e Rahmones. “Shumë faleminderit të gjithëve. Sicili prej jush ishte i rëndësishëm në përpjekjet për ta gjetur atë. U jemi mirënjohës juve dhe Zotit”, thuhet në postim.

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat (DSHPAI) në Kamenice në  bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), përgjatë këtij vikendi ka bërë pastrimin e hapësirave publike të qytetit. Ky aksion është realizuar me ndihmën e kompanive “Hidromorava”, “Ecohigjena” dhe “Teuta M”. Aksion pritet që të vazhdojë./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti do të marrë pjesë në samitin e katërt Global të Qyteteve, që do të mbahet këto ditë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nën organizimin e Rrjetit të Qyteteve të Forta dhe atë në margjinat e Sesion 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ky samit financohet nga Bashkimi Evropian, Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ministria e Punëve të Jashtme Daneze. Në këtë samit pritet të bëhen bashkë kryetar bashkish dhe komunash, drejtues të tjerë të qeverisjes vendore, aktorë të shoqërisë civile nga më shumë…

Read More

Në Emergjencën e Sptalit Rajonal të Gjilanit, dje është sjellur me autoambulancë  pacienti me iniciale H.M nga Kamenica në gjendje të rëndë, pa shenja jete, në  arrest kardiorespirator, ka njoftuar sot Dr.Begush Canaj, Shef I Emergejnces. Sipas tij, i njejti, pas marrjes së menjëhershme të masave të reanimimit kardiopulmonar të cilat kanë zgjatur afer 15 minuta, pacienti rikthehet në jetë  me parametra vital stabil, me frymarrje normale  dhe me vetedije . Ai për Agjencinë e Lajmeve GJILANI INFO tha se  pacienti pas stabilizimit hemodinamik në mënyrë të sigurtë me autoambulancë nga Dr.Begush Canaj Shef I Emergejnces dhe infermierja është…

Read More

Stomatologu, Taulant Ramadani, tash më ka filluar të punoj në cilësinë e Shefit të Repartit të Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ( QKMF ) në Gjilan, e që në kuadër të së cilës përfshihen edhe pikat tjera përkatëse stomatogjike në qytet dhe fshatra. Shefi aktual  i këtij reparti, Taulant Ramadani për lexuesit e Agjencisë së Lajmeve “Gjilani Info”, tha: ” E ndjej përgjegjësi dhe obligim për të sjellur reformë të sistemit shëndetësor këtu ku tashmë do të udhëheq unë. Pra, është një ndryshim në rrjedhen e punës time personale, por që ka efektin kolektiv dhe benefit prurës…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zëvendës komandanten e Komandës Regjionale të Lindjes, kolonel Rita Holton dhe Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune. /GJILANI INFO/

Read More

Një aksion për pastrimin e ambientit, do të organizohet të premten, pra nesër, në kuadër të projektit të USAID-it. Bartës të këtij organizimi është organizata e të rinjve ‘’Up to Youth” dhe maturantët e shkollave të mesme të Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim organizatorët e këtij aksioni për të bashkërenduar përgjegjësit rreth aktivitetit e ku do të përfshihen edhe kompania e pastrimit Eco Higjiena”, Njësia e Zjarrfikësve, organizata e shoqata që merren me ambientin etj. Aksioni do të filloj në ora 11:00 dhe do të startoj nga ura afër shkollave të mesme e…

Read More

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:48 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Viktima ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para. “Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Read More