- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Kamenicë, Burbuqe Leka, viziton bizneset lokale
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, së bashku me stafin e saj, ka vizituar disa nga bizneset lokale në Komunën e Kamenicës. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë takimi nga afër me pronarët, ndëgjimi i kërkesave që ata kanë, si dhe për t’u njoftuar me punët që këto biznese kryejnë. Bizneset si: Gollaku Food, Dekorimi, Mobileria Arbi, Metal Punues Lili-Lindi, Fidanishtja Kopshti, N.T.P Luani, Tirol etj, ishin falenderues ndaj vizitës së Drejtoreshës Burbuqe Leka, duke adresuar po ashtu edhe disa nga kërkesat e tyre, që kishin të bëjnë me mungesen e puntorëve, zbatimin e Rregullorës për orarin e…
Ismet Mustafa nga Gjilani, tashmë i pensionuar, të shtunden e javës së kaluar, ka gjetur 100 euro të procesuara në njërin nga bankomatët e NLB Bankës, Filiala në Gjilan, si dhe fakturën që lidhej me monedhat e përmendura. Zotri Ismeti që njihet si njeri i mirë, i edukuar dhe me kulturë qytetare, ditën që kishte hasur në situatën e përmendur, ishte nisur nga shtëpija për të tërhequr ca para nga xhirollogaria e tij. Ai për Agjencionin e Lajmeve GJILANI INFO tha se menjëherë ka telefonuar në Bankën Qëndrore në Prishtinë, me c’rast edhe i ka njoftuar për rastin. Nga…
Dardanapress mbanë punëtorinë: Shfrytëzimin e të drejtave të komunitetit rom në arsimim, shëndetësi, punësim…
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorinë lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të komunitetit Rom në arsimim, shëndetësi, punësim, etj. Qëllimi i organizimit të punëtorisë është informimi i qytetarëve të komunitetit Rom mbi shfrytëzimin e të drejtave ligjore dhe rritjes se bashkëpunimit me Organet Komunale, Organizatave të Shoqërisë Civile. Në fillim të punëtorisë Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja, njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin, realizimin e projektit duke i listuar aktivitetet e mbajtura deri më tani si dhe për objektivat e synuara të projektit duke…
KryetariHyseni: Me lokacionin e ri të varrezave, Gjilani po bën zgjidhje të problemit për 100 vitet e ardhshme
Kuvendi i Komunës së Gjilanit është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, siç ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu, për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me kërkesën e 14 këshilltarëve, për çështjen e lokacionit të ri të varrezave si dhe Fshatin Social. Pas një debati të gjerë dhe polarizues, propozim-vendimi për shpalljen e interesit publik për pronat në ZK Shillovë për nevoja të varrezave te reja të qytetit, është miratuar me 17 vota për dhe 14 abstenime, derisa kërkesa e Bashkësisë islame për dhënien në shfrytëzim të Fshatit social të Kuvajtit, për nevoja të medresesë, me 19 vota për, është…
Shërbimit të hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit iu janë shtuan edhe 6 aparate të hemodializës të cilat janë blerë me mjete të buxhetit të Spitalit Kjo u mundësua pas rritjes së buxhetit për investime kapitale për këtë vit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të Spitalit Rajonal në Gjilan. “Këtij kontigjenti të aparaturave të hemodializës ia shtojmë edhe tri aparatura të fituara donacion nga populli i Kuvajtit në fundin e vitit të kaluar si dhe 5 aparatura relativisht të reja me të cilat kemi operuar në 3-4 vitet e fundit. Ndërkaq …
Vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 2 mijë e 451 lindje. Por meshkujt vazhdojnë të prijnë me numër më të madh. Nga 2 mijë e 451 lindje, 1 mijë e 273 prej tyre janë meshkuj. Ndërsa 1 mijë e 178 janë femra. “Në muajin korrik 2023 janë regjistruar 2 451 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 273 lindje janë meshkuj dhe 1178 lindje janë femra”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Adem Xheladini (për romanin “Lufta” të Leonora N. Lokajt) Në shtratin e letrave shqipe tashmë në ujëra të sigurta të krijimtarisë letrare është duke lundruar edhe një emër i spikatur dhe një penë e talentuar. Pas disa përmbledhjeve poetike, Leonora Lokaj këtë herë vjen me rrëfim letrar, me një temë jo fort të zakonshme. Lindur dhe rritur rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, autorja frymëzimin e gjen jo vetëm te gërsheta e rezistencës dhe papërkulshmërisë së njeriut të kësaj treve, por edhe te brishtësia, çiltërsia apo, pse jo, edhe te bukuria e larushia e personazheve që gërshetojnë nënqiellin e këtyre…
Varrezat e Qytetit, vendi ku tradita dhe feja bashkohen për t’u kujtuar dhe nderuar të ndjerët tanë
Nga Arbër Musliu Varrezat e Qytetit do të jenë vendi ku tradita dhe feja bashkohen për t’u kujtuar dhe nderuar të ndjerët tanë. Kryetari i Komunës dhe Bashkësia Islame bëjnë thirrje për mbështetje dhe pjesëmarrje nga të gjithë Kuvendarët, si përfaqësues të komunitetit dhe të popullit, që kanë përgjegjësinë e vendimmarrjes për çështjet e rëndësishme qytetare. Tregoni një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë dhe respektit për të ndjerët tan të dashur. Kemi detyrimin të sigurojmë një vend të përjetshëm dhe të nderuar për ta, duke i mbajtur ata në kujtesë. Ky është një mision i rëndësishëm që duhet të…
Xherdan Shaqiri provoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sulmuesi i njohur shqiptar që garon prej vitesh me kombëtaren helvete, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Fadil Vokrrin. Një prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë në qershorin e vitit 2018 në moshën 57-vjeçare. Shaqiri ka postuar në faqen e tij një foto përkrah fotos së legjendës, teksa nuk mungon një zemër brenda saj. “Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.…
NGA MEHMETALI REXHEPI Një motiv i fortë me ëndjen në brendi më shtyn, që t`i dhuroj botimet e mia në gjimnaz. Përse pikërisht në gjimnaz? Në gjimnaz ngase ishte gjimnazi i rinisë time, gjimnazi i ëndrrave të mia rinore. E kam përshtypjen se kopertinat e këtyre librave nga djemtë dhe vashat e gjimnazit, nuk do të mbeten pa i hapur, pa i shpaluar për shkëputje të ndonjë fragmenti, të ndonjë copëze kudo: në fillim, në mes ose në fund të akëcilës faqe të librit përkatës… Hyrja në cekëtinë tërheq hyrjen më në thellësi. Zgjohet kureshtja për përmbajtjen e lëndës,…

