- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Nga Roland Qafoku Shikoni me kudjes se çfarë na kanë bërë! Kjo është një hartë e rrallë e vitit 1900 dhe është publikuar këto ditë në faqen World GeoDemo. Diçitura orgjinale është: Harta etnike e Ballkanit në 1900. Me ngjyrë të verdhë janë ngjyrosur trojet etnike me popullsi shqiptare. Shqiptarët janë të shpërndarë në një territor rreth 100 mijë kilometër katrorë dhe me një popullis rreth 2-3 milionë banorë. Imagjinoni që në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shteti shqiptar që ka të njëjtin territor edhe sot mbeti vetëm 28.800 kilometër katrorë dhe një popullsi as 600…
Patatja e pjekur për shumicën e njerëzve është njëra ndër ushqimet më të preferuara. Ky është truku i vogël i cili mund t’ju ndihmojë që patatet gjithmonë të jenë përsosmërisht krokante Pothuajse nuk ka fëmijë, por as njeri të rritur që nuk i duan patatet e pjekura. Prandaj një ekip i gjellëbërësve për sajtin Good House keeping ka ndarë recetën me ndihmën e së cilës patatet e pjekura gjithmonë do të jenë krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda. Truku është që duhet t’i zieni saktësisht një kohë të caktuar dhe të përdorni përbërësin “sekret” – miellin, transmeton…
Aktori i suksesshëm Nik Xhelilaj, do të marrë pjesë sërish në një serialin e suksesshëm turk. Njoftimin e ka dhënë televizioni “Birsen Altuntas”, teksa bashkangjitur një fotoje të Xhelilajt shkruan se ai do të jetë protagonisti në sezonin e dytë të “Emanet”, serialit që ishte i përditshëm në sezonin e parë, por tashmë është kthyer në një shfaqje televizive që do të transmetohet dy herë në javë, Prime Time. Ky është një nga projektet më të rëndësishme të televizionit turk. Në njoftim shkruhet se aktori simpatik ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do…
Të menduarit pozitivisht në punë ka shumë përfitime mendore dhe fizike. Një qasje optimiste mund të përmirësojë disponimin tuaj, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të rrisë efektivitetin tuaj në vendin e punës. Në këtë artikull, ne diskutojmë pse duhet të mendoni pozitivisht dhe të eksploroni hapat që mund të ndërmerrni për të filluar të përfshini më shumë pozitivitet në jetën tuaj të punës. Pse është e dobishme të mendosh pozitivisht në punë? Kur keni një qasje pozitive në punë, ambienti i punës mund të ju duket më i mirë. Duke mbajtur një këndvështrim pozitiv, ju mund të përqendroheni…
Hulumtuesit kanë zbuluar që përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak. Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë. Zbulimet tregojnë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër i një i vdekjeve në vendet e zhvilluara. “Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe…
Azem Shkreli Një ditë do t’i marrësh në gji gjethet e rëna të stinëve të tua dhe do të kërkosh kot veten shtigjeve të harruara të një moshe e nuk do të kesh më as flokë ere, as shikim ylberi ta matësh fillin dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër. Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua si pajën e nuses së vdekur e do të numrosh fluturat e shkuara t’agsholeve t’prenduara e s’do të kesh më as zjarr në buzë, as lot në sy të qeshën ngrohtë, të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh djelmoshat. Një ditë do t’i…
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në hapat e fundit të përgatitjes për stërvitjen “Cambrian Patrol”, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells. Kjo është ngjarja kryesore patrulluese e Mbretërisë së Bashkuar, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Për këtë ka shkruar edhe Ambasada britanike në Prishtinë. “Ushtarët e FSK-së janë duke i dhënë hapat e fundit përgatitjes së tyre për stërvitjen Cambrian Patrol. Stërvitja rraskapitëse do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells dhe është ngjarja kryesore patrulluese, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror Anglian janë në Kosovë…
Është e rëndë deri në pambarim të gjenden fjalët që mposhtin dhembjen për Nehatin. Është e rëndë sepse dhembja, sot,e mposhtë secilën fjalë, secilin mendim për një njeri të jashtëzakonshëm që ne e patëm mik të gëzimeve e momenteve të vështira, e ju e patët baba, bashkëshort e vëlla të jashtëzakonshëm. Është gati e pabesueshme, që fizikisht më nuk do të jemi me njeriun plot entuziazëm për kulturën; këngën, vallen….për njeriun që nuk u dorëzua kurrë; për njeriun plot qeshje, plot besim në punën për kulturën, edhe kur ndihmohej e edhe kur nuk ndihmohej. Për mua, është shumë e…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranët. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 17 ato minimale deri në 29 gradë Celsius temperaturat maksimale. Ndërkaq për të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, priti në një takim Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, z. Arsim Vranovcin, së bashku me disa anëtarë të rëndësishëm të bordit të kësaj shoqate, znj. Anila Statovci, z. Mehmet Prishtina dhe z. Gazmend Qorraj. Takimi u zhvillua me një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku Presidenti i Shoqatës falënderoi përzemërsisht Kryetarin e Komunës për këtë takim me ç’rast u diskutua dhe u dakordua që bashkëpunimi të mos ndalojë. Në këtë takim, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri paraqiti një kërkesë të rëndësishme dhe simbolike për ta. Ata propozuan që dy rrugë në…

