- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka pritur sot në takim drejtorin gjeneral dhe atë ekzekutiv të Caritas Kosova, Don Viktor Sopin dhe Alfred Pjetrin, si dhe znj. Shqipe Kurti dhe Brigita Dishpali nga projekti YourJob Kosova. Në këtë takim, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Vitisë, me këtë projekt nga Caritas Kosova, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ku si fokus kryesor ka mbështetjen e të rinjve në mënyrë profesionale për tregun e punës, kryesisht të moshave nga 15 deri në 35 vjeç. Kryetari Haliti, e vlerësoj lartë këtë projekt…
Pritet në takim drejtori i projektit, Stephen Carpenter prej USAID-it nga nënkryetarja e komunës, Leonora Morina Bunjaku
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për fuqizimin e tij në periudhën në vazhdim, duke bërë përpjekje për të përmirësuar edhe më shumë sistemin e kontrollit të brendshëm në menaxhimin e financave publike në përgjithësi si dhe duke vazhduar të bëjmë përpjekje për të përmirësuar edhe më tej transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe qeverisjen e hapur në Komunën e Gjilanit. Gjithashtu në takim u diskutua, gjithashtu, edhe për mundësinë e përbashkët për anëtarësimin e Komunës së Gjilanit në “Partneriteti i Qeverisë së Hapur Lokale – Open Government Partnership Local (OGP Local)”. Fokusi i takimit ishte…
Ismajl Kurteshi Injorimi i kërkesës parimore, nga Serbia dhe ndërmjetësuesit, për trajtim të barabartë të palëve, është pengesë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, e jo insistimi i palës kosovare për reciprocitet që garanton zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejt. Reciprocitetin si kusht për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë po e injorojnë si Serbia po ashtu edhe ndërmjetësuesit evropian. Serbia që po përfiton nga BE-ja shuma të mëdha parash, investime të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e zhvillimin ekonomik të saj dhe ajo që është më e rëndësishmja, Serbia po synon…
Nëse dëshironi të ushqeheni mirë në pak minuta, ndiqni recetën e mëposhtme Nevojiten: – 400 g spinaq, – 2 lugë gjalpë, – 2 thelpinj hudhre, – 200 ml qumësht, – 1 paketim shpageta (ose makarona, sipas dëshirës), – kripë, – piper. Përgatitja: Në tigan shkrini gjalpin dhe në të fërgoni pak hudhrën dhe shtoni spinaqin e ngrirë. Të gjitha marinoni në zjarr të lehtë rreth 15 minuta pastaj shtoni kripën, piperin dhe qumështin. Kur qumështi të vlojë hiqeni nga zjarri. Në një tenxhere të veçantë zini shpagetatdhe pastaj kulloni dhe përzieni me spinaq. Shërbeni të ngrohta, ndërkaq para se…
Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti duke sjellë hite të njëpasnjëshme. Dhe ajo nuk e ka në plan të ndalet. Është në kompletim e sipër të realizimit të ri muzikor. “Xhane, xhane” titullohet kënga e re, e cila do të vijë bashkëpunim dhe do të lansohet më 15 shtator. Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja e ka publikuar një video, ndërsa në prapavijë dëgjohet një fragment i këngës së re. Dueti me Elinel, “A mke dashtë” është ndër projektet e fundit të Dafinës që u publikua para dy javësh dhe numëron mbi katër milionë…
Për t’u rikthyer tek besimi në veten tonë, nuk duhet të përpiqemi të jetojmë një jetë të bazuar në modele të jashtme, por të rizbulojmë natyrën tonë. Lëri gjërat siç janë Ndjenja e mosbesimit shoqërohet shpesh me zhgënjimin e të mos ndierit “mjaftueshëm” ose “të paaftë” për një model që besojmë se është ideal për ne dhe në fakt i pamundur për t’u arritur. Kjo na shtyn të kërkojmë vazhdimisht zgjidhje dhe të përpiqemi të kuptojmë se cila është formula magjike për të përmirësuar dhe zbutur ato qoshe që nuk na bëjnë “të suksesshëm”. Por nuk është kështu.…
Kripa nuk është e shëndetshme në momentin kur konsumohet më tepër se ç’duhet. Nuk bëhet fjalë që ky ushqim të eliminohet plotësisht, por thjesht të mos kalohet masa në përdorimin e tij, pasi kripa ndikon negativisht në shumë sëmundje dhe jo vetëm të sistemit kardiovaskular. Mbajtja e ujit Konsumimi i tepërt i kripës shkakton mbajtjen e ujit dhe fryrje në disa njerëz. Efektet mund të jenë jetëshkurtër nëse ulni qëllimisht marrjen e natriumit, por ato mund të ndikojnë seriozisht në veshkat në planin afatgjatë. Ndikon në rritjen e tensionit Njëri nga efektet kryesore të kripës është rritja e tensionit…
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas fitores kundër Andorrës (3-0). Mesfushori shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asistim. Xhaka ka thënë se duhet të merrnin gjashtë pikë në këto dy ndeshje (Kosovës dhe Andorrës), por që duhet tani duhet të mbyllet kualifikimi sa më parë. “Shpresonim të merrnim gjashtë pikë në shtator, në fund morëm vetëm katër, por ende jemi në krye dhe më e rëndësishmja është që të përfundojmë me kualifikim”, ka thënë Xhaka. Zvicra ndryshoi sistem duke luajtur 3-4-3, që i pëlqeu Xhakës. “Kemi lojtarë për të evoluar kështu, mund të vazhdojmë me dy…
Nga: Besim Muhadri Librat e kujtimeve janë libra interesantë dhe të rëndësishëm për shumë arsye. Ata ngërthejnë brenda vetvetes histori të ndryshme, të cilat në njëfarë forme janë edhe histori dhe përjetime individuale të personit që i shkruan këto kujtime, mirëpo, krahas kujtimeve dhe përjetimeve personale, ato mund të ngërthejnë brenda vetvetes edhe histori dhe fate kolektive të një rrethi të caktuar, të një familje por edhe të një kolektiviteti të caktuar. Në librin me kujtime të Eli Dervishdanës, të titulluar “Retrospektivë pikëllimi” dhe me nëntitullin: Kur vriten vëllezërit, vdesin motrat, janë të gjitha këto elemente që përmendëm. Duke…
Fatmir Seremeti, pavarësisht se është i verbër, konsiderohet shembulli më i mirë i shoqërisë suedeze për motivim Jata është një sfidë në vete dhe për shqiptarin Fatmir Seremeti, i cili jeton dhe vepron në Suedi, tregon se edhe atëherë kur jeta të jep 100 arsye për t’u dorëzuar, ne duhet t’i tregojmë jetës edhe 1 milion arsye që të vazhdojmë tutje, të motivuar dhe plot jetë, shkruan albinfo.ch. Që në shikim të parë, tek Fatmiri mund të shihni një buzëqeshje plot jetë, një trup fizik dhe, mbi të gjitha, një motivim dhe mençuri që jo të gjithë e zotërojnë.…

