- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Pavarësisht ç’karrierë mbërrin njeriu gjatë jetës, madje edhe nëse shkon në fund të botës, është vendlindja ajo e cila të tërheq me magjinë e saj, në veçanti kur ajo është edhe e bukur. Moti e kam bërë zakon, që çdo vikend ta kaloj në vendlindje. Ndodh edhe për faktin se është vetëm dhjetë milje larg Prishtinës dhe më shumë se kjo shijoj bukuritë e natyrës, pasi kam ndjesinë se vendlindjes time i qëndron bukur secila stinë. Atje shkoj herët në mëngjes dhe bëj një ecje prej disa kilometrash, duke përvijuar kullat tashmë të braktisura rrëzë malit. Sot, derisa ecja…
Pse territoret shqiptare në Luginë të Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri nuk po i bashkohen Shqipërisë?
Shkruan: Izmi Zeka Studimet historike kanë treguar jo veç tek ne, por edhe në tërë botën se shumë popuj kanë të drejtën e tyre historike, territoriale, gjeografike që të jenë dhe bëjnë shtetin, por nuk e arrijnë. Shqiptarët shikuar historinë e tyre ndoshta të pakët mund të gjesh në Evropë që kanë vuajtur të zitë e ullirit dhe prapë edhe sot nuk janë aty ku ju dha të drejt e kaluara e tyre por nuk ju dhanë të drejtë fuqitë e mëdha dhe politikat e tyre. A kishim të drejtë t’i kishim 80 mijë kilometra territor që edhe shkenca,…
Sot bëhen 24 vjet nga themelimi i TMK-së. Pas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999, filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000. Udhëheqës i parë i TMK-së u emërua gjenerallejtënant Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Thjeshtësia e përbërësve e bën këtë pjatë të përsosur! Salca Alfredo është një nga salcat më të famshme të makaronave në botë. Është një salcë me bazë gjalpin dhe kremin e gatimit, djathin parmigiano, hudhrën dhe majdanozin. Salca u emërua pas shpikësit të saj, kuzhinierit italian dhe pronarit të restorantit në Romë, Alfredo di Lelio. Në versionin origjinal këtë salcë e ka bërë në restorant para të ftuarve, është kaq e thjeshtë dhe e shpejtë dhe gjithmonë ka përdorur makarona ‘fetuccine’. Përbërësit: ▪ 2 lugë vaj ulliri, ▪ 2 copë gjoks pule (pa kocka), ▪ kripë, piper i sapo…
Elsa Lila do të rikthehet me një koncert madhështor. Ajo ende nuk ka shpallur asnjë lajm, por burime nga stafi organizativ kanë treguar për Top Channel se Elsa do të sjellë Koncertin titulluar “Finalmente Elsa” në 1 nëntor, në Pallatin e Kongresve. “Do të jetë pa diskutim një koncert nga fillimi deri në fund live. S’mund të tingëllojë ndryshe, veçse krejt i vërtetë, një koncert nga Elsa Lila, artistja që po vazhdon ta sfidojë fort veten dhe kohën ku jeton e nga bashkëpunëtorët e saj, të tjerë artistë të njohur italianë, me të cilët po realizon prej kohësh projekte…
Kur ishte hera e fundit që e krahasove veten me dikë? Ndoshta jo shumë larg. Edhe për këtë nuk kemi faj pasi po jetojmë në një shoqëri që na shtyn të krahasojmë veten me të tjerët. Jo vetëm kaq, por gjithashtu na inkurajon të mbështetemi në miratimin e jashtëm për t’u ndjerë mirë për atë që bëjmë. Të duash veten ashtu siç je nuk do të thotë të heqësh dorë nga përmirësimi i vetvetes. Përkundrazi, do të thotë që ju e kuptoni dhe ndjeni se sa vlerë keni. Le të përdorim burimet tona për të marrë atë…
Mënyra më e mirë që të mbroheni nga sëmundjet është imuniteti i fuqishëm Për të pasur imunitet të fuqishëm është e nevojshme që të ushqeheni shëndoshëm, mirëpo mund të përdorni edhe një struk të vogël. Provojeni këtë pije. Një lugë e kësaj pijeje në ditë mjafton që të përmirësojë imunitetin tuaj, por jini të kujdesshëm sepse është goxha djegës. Para përdorimit të kësaj pijeje konsultohuni me mjekun. Përbërësit: – 700 ml uthull molle – 1/4 e gotës hudhër të copëtuar imët – 1/4 e gotës qepë të karamelizuar – 2 speca të freskët – 1/4 e gotës xhenxhefil të…
Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja u aktivizua në minutën e 64-të, por shkëlqeu në Antwerp të Belgjikës. Muja asistoi për 2-0 në minutën e 68-të dhe shënoi për 3-0 në minutën e 84-të. Antwerp fitoi 3-0 në rrugën drejt Westerlo të premten mbrëma. Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së shtatë të kampionatit belg. Antëerp ka 11 pikë nga gjashtë ndeshje. Muja është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Belgjikë.
Timo Mërkuri DO TË DUA MË SHUMË PAS LUFTËS ( Nxitur nga poezia, “E kisha ndërmend”, pjesë e vëllimit poetik TROKITJE TË PRUSHTA të Albina Idrizit, edituar nga Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU, 2022 ) I – Poezia shqipe ka perla poetike për dashurinë, të krijuara në kohë, mënyrë dhe treva të ndryshme, ku një cikël të tillë poetik, të ndërtuar si një lulishte ku erëmojnë fjalë të ngrohta dashurie edhe në kohë të sertë lufte e gjejmë te libri “Trokitje të prushta” të Albina Idrizit. Interesante është ndërtimi strukturor i këtij cikli në formën e një mozaiku lulesh rreth…

