Author: admin

NGA BAKI YMERI Arti është peova më e fortë e qëndrueshmërisë në kohë, kurse romani është arti i momenteve të përjetshme. Proza e Zonjës Ecaterina Petrescu arrin një pikë unike: bashkon të shkuarën me të ardhmen, ditën me natën, tokën me qiellin dhe shpirtin me trupin. Proza është e vetmja shprehje e bukurisë e shpërfytyruar nga shpirti i njerëzimit të rikuperuar. Autorja e romanit “Emri im është Ti”, transmeton përmes emocioneve të vërteta që gjenden te njerëzit një gjuhë të butësisë me ngjyrat e nostalgjisë, në mrekullinë e fshehur të hijeshisë, transparencat afektive të qenies që mbanë në vete…

Read More

Të dy bashkë numërojnë 350 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve. Cristiano Ronaldo me 187 të tilla është futbollisti me më shumë paraqitje në Ligën më të mirë për klube në Evropë ndërsa Messi me 163 të tilla është i treti në këtë listë. Të dy së bashku kanë shënuar plot 270 gola në Ligën e Kampionëve. Portugezi dhe argjentinasi janë gjithashtu në krye të listës të golashënuesve të garesë më të madhe evropiane. Cristiano e ka fituar pesë herë ndërsa Leo katër. Mjaftojnë këto statistika, të cilat janë “ndërtuar” nga 2003-i i largët, për të bërë special…

Read More

Shqipëria kryeson sot Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, i cili do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, do të ketë në fokus temat e sigurisë, paqes dhe luftës në Ukrainë. Debatin e hapur, kryeministri Rama do e drejtojë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit amerikan, Xho Bajden (o. Joe Biden). Po ashtu, gjatë kësaj të mërkure,kreu i qeverisë shqiptare do të takohet dhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski (Zelensky), me të cilin do të nënshkruajë dhe…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. IHK njofton se vranësirat  gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellë me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit.

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vjedhje të pyllit. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjilan, në bashkëpunim me njësitet policore të SPMK-së në Muqivërcë kanë ndaluar dy kamionë me dokumentacion të dyshimtë. “NJHRKEK-Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive…

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e përfaqësuar nga Shefi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me Propozim-Vendimin për caktimin e tarifave dhe mënyrën e inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave. Në këtë diskutim të pranishëm ishin: Drejtoresha e Financave në Kompaninë Ecohigjiena, Leonora Ajeti-Latifi, Menaxherja e Njësisë Ecohigjiena në Kamenicë, Shejnaze Masurica, Xhelil Sahiti, anëtar i komisionit, anëtarë të komisionit për hartimin e këtij Propozim-Vendimi, përfaqësues nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, përfaqësues të Drejtorive të tjera komunale, zyrtarë komunal, OJQ dhe të tjerë. Shefi i Sektorit të Mbeturinave në Komunën…

Read More

Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e 8 të rregullt dhe atë nën drejtimin e Bekim Azizit, kryesues të Kuvendit Komunal të Vitisë. Ai në fillim të këtij takimi i njoftoj anëtarët e këtij komiteti rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për dokumentet të cilët së fundmi kanë kaluar përmes KPF-së dhe Kuvendit Komunal të Vitisë. Në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2024-2026, ku zyrtari i Drejtorisë për Financa, Buxhet dhe Zhvillim Ekonomik Berat Zuka, njoftoi…

Read More

Organizuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë, sot në qytetin e Vitisë është mbajtur dëgjimi buxhetor për projekt buxhetin e komunës për vitin 2024-2026. Ky takim është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, ku të ftuar ishin të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, pa dallime përfshirë këtu edhe grupet e ndryshme të interesit. Megjithatë në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe këshilltarë Komunal nga partia pozitare dhe opozitare dhe koordinator të fshatrave. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi tha se një takim të tillë gjatë…

Read More

Shkruan: Qazim A. Azizi Gjithçka kishte filluar në muajin gusht të viti 1938 për të arritur deri këtu, por jo pa sfida, probleme, ecje para, ngecje, dhe shpesh edhe kthim në hapa të mëdhenj prapa. Të parët ishin qytetarët e gjilanasit, që me hapjen e leximoreve të tyre, dhuruan librat e parë  dhe huazuan poashtu, ishin faktori kryesor të cilët e sollën këtë xhevahir kulture dhe shpirtërore deri në ditët e sotme në 85 vjet- një jetë e plotë njeriu. Gjithsesi, ky qytet i viteve 30-40 të shekullit të kaluar, në mungesë të çfarë do institucioni kulturor, nuk kishte…

Read More