- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Në Kosovë çdo vit pothuajse mbyllen mbi 2 mijë biznese, përderisa numri i atyre që pasivizojnë biznesin e tyre është trefish më i madh. Kështu thotë për Radio Kosovën përfaqësuesi i bizneseve, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Fuqia e ashpër konkurruese, mos-mbështetja financiare shtetërore, politikat e ashpra fiskale, janë disa nga shkaqet që çojnë deri te mbyllja e një biznesi. Kështu thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai thotë se në tregun e ndërmarrësisë në Kosovë, në nivel vjetor, pothuajse hapen mbi 8 mijë biznese të reja, përderisa mbyllen mbi…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 14 gradë, ndërkaq ato maksimalet do të shkojnë deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.
Ngjarjet e së dielës në veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, ka tronditur jo vetëm vendin por edhe më gjerë. Në lidhje me këto ngjarje kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, u shpreh se janë shqetësuese dhe se prapa tyre qëndrojnë Serbia e Rusia. “Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese dhe unë personalisht jam i stresuar me atë që pashë me dëshmi të madhe se nuk ka qenë vetëm një sulm i vetplanifikuar por ka qenë një grup i organizuar terroristë me pajisje të madhe të armatimit që ka planifikuar një proces të gjatë të eskalimit…
RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për edukimin seksual”
Në vazhdën e aktiviteteve që po organizohen në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për edukimin seksual”, në Gjilan është organizuar aktiviteti i radhës. Drejtues të OJQ RARE thonë se ky aktivitet ishte një Fokus Grup i mbledhur për temën e projektit dhe njëkohësisht takimi shërbeu edhe si një sesion informues lidhur me projektin në fjalë. Të ftuar ishin persona me profesione të ndryshme dhe të moshave të ndryshme. Nga të pranishmit u diskutua hapur dhe lirshëm për fenomenet e ndryshme negative që janë pjesë e shoqërisë sonë, çfarë ndikimi kanë, kush janë shkaktarët dhe poashtu…
Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Andreas Minnich, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku, nga sulmi terrorist i së dielës në Banjskë. Përmes një reagimi zyrtar, Minnich ka thënë se autorët e këtij akti të neveritshëm duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është reagimi i plotë i tij: Kujtojmë Afrim Bunjakun, polici i Kosovës i vrarë me armë zjarri në krye të detyrës. Ne dënojmë fuqishëm sulmin e neveritshëm ndaj policisë së Kosovës. Zemra jonë është me familjen e oficerit të vrarë dhe dy oficerët e plagosur. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe për këtë arsye është…
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, asambleistët, drejtorët e drejtorive komunale, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës. 2. Pytjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit. 3. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Draft- Buxhetit Komunal për vitin 2024 dhe parashikimet për vitin 2025-2026. 4. Propozim-Vendim Sh.02.nr.31532, për rritje të të hyrave vetanake. 5. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit. 6. Të ndryshme. Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash u miratua edhe Draft-Buxheti për…
Një femër ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:32, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Shfrytëzoni kohën kur kjo frutë është ende mund të gjendet në dyqane dhe bëni këtë reçel të shijshëm për lyerje buke Mund t’i lyeni petullat, tortën e gjyshes ose bukën, ndërsa kombinimi i boronicave dhe çokollatës i jep këtij reçeli një shije unike, transmeton Telegrafi. Përbërësit: – 1 kg boronica të freskëta shtëpiake, – 150 g çokollatë të zezë me 85% kakao, – lëng nga një limetë ose gjysmë limoni. Përgatitja: 1. Lani boronicat dhe vendosini në një tenxhere të thellë në zjarr mesatar. Kur të fillojnë të nxehen, shtypni me pirun ose me një shtypëse për pure patatesh.…
Pas një viti të suksesshëm, Ronela Hajati ka zbuluar surprizën e radhës. Ajo ka njoftuar adhuruesit e saj se po punon në EP e cila përmban 7 këngë brenda. Artistja tha se ky mini-album do të dalë gjatë nëntorit dhe ka material shpirti. Deri në lansimin e EP-së së parë, Ronela tha se me fansat do shihen në koncerte. Lexoni postimin e plotë:
Truri ynë në fakt mund të plaket me një ritëm të ndryshëm nga sa. Në varësi të shëndetit, stilit të jetesës, zakoneve dhe personalitetit tonë, ne mund të jemi më të vegjël ose më të mëdhenj për sa i përket funksionimit të tij. Hulumtimi i ri nga një ekip psikologësh tregon një mënyrë të thjeshtë që çdokush mund ta bëjë trurin e tij të funksionojë sikur të ishte vite më i ri. Si ta bëni trurin tuaj më të ri (pa marrë parasysh moshën tuaj reale) Ju nuk keni nevojë për shkencën për të ditur se aftësia dhe…

