- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Fitore me shumë vlerë, Bajoku “shkatërron” boksierin e Serbisë! Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën. Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë. Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës. Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë. Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë. Luftën e radhës, Bajoku e ka të shtunën.
Nga Jusuf Zenunaj ( Policit hero, Afrim Bunjaku) Natën atdheun deshen, deshen të ta rrëmbejnë! Ti , dritë u bëre në pëjetësi, gjaku yt hienat përflak, për çdo pëllēmbë toke roje ditë e batë. DERI KUR Deri kur Dardani plagët shekullore, “do” t’i përtrish?!. Ndër kohë t’i zhdukën varret, varret në Prokuple fushë e kodër deri në Nish! Sot, në shekullin e ri nësoji si në të vjetrin, karpatiani ëndrron në hartën e tij të përthekojë edhe detin.
AKB: Mërgimtarët shpenzuan 750 milionë euro Së fundmi, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur konferencë për medie me temën: “Kontributi ekonomik i Diasporës Kosovare, Vera 2023”. Gjithashtu ka prezantuar studimi hulumtues rreth efektit ekonomik të diasporës për periudhën 15 qershor deri më 15 shtator, përcjell albinfo.ch. Lidhur me këtë kreu i AKB-së, Agim Shahini, tha se në këtë periudhë në Kosovë kanë ardhur mbi 250 mijë bashkatdhetarë, të cilët gjatë qëndrimit dy javor të tyre kanë shpenzuar rreth 2 750 euro. Referuar statistikave 1 000 deri 3 000 euro shpenzuan 55% e tyre, 3 000 deri në 5…
Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se incidenti në veri të Kosovës përbën një problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan. Clark tha se NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për qenë më efikase kudo në Kosovë, ndërsa u shpreh se armatimet ka të ngjarë të kenë ardhur nga Serbia, dhe ndoshta ky ka qenë një veprim i koordinuar ose të paktën i miratuar në heshtje nga forcat speciale serbe. Zëri i Amerikës: Si i komentoni ngjarjet që ndodhën të dielën e…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime me të së mërkurës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Për herë të parë në nivel vendi, komuna e Gjilanit do të fillojë subvencionimin e ruajtjes së pemëve dhe perimeve të kultivuara nga fermerët gjilanas. Ruajtja e pemëve dhe perimeve do të bëhet në kompaninë lokale ASK-Food, për arsye se është e vetmja kompani e cila posedon frigoriferët me teknologjinë ULO (Oksigjen të kontrolluar), në të cilët mund të bëhet ruajtja në kohëzgjatje deri në 6 muaj. Përmes marrëveshjes së nënshkruar sot, kompania garanton në ruajtjen e pemëve dhe perimeve me cilësinë e njejtë si në ditën e dorëzimit të produkteve dhe se pesha e lejuar e humbjes gjatë ruajtjes…
Në Universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër të projektit ENEMLOS
Në kuadër të projektit Erasmus+ ENEMLOS, është mbajtur punëtoria për Klinikat Ligjore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit. Në këtë punëtori nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrë pjesë Rektori prof. dr. Bajram Kosumi, Rektori i zgjedhur prof. asoc. dr. Artan Dermaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar prof. asoc. dr. Dukagjin Leka si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të UKZ-së prof. ass. dr. Selim Daku. Gjatë punëtorisë, është promovuar libri i praktikave të mira për klinikat ligjore, po ashtu është diskutuar për sfidat dhe rritjen e cilësisë se shërbimeve nga klinikat ligjore si dhe zhvillimin e tyre…
Seanca e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka nisur sot me një minutë heshtje në shenjë nderimi për policin Afrim Bunjaku, që u vra gjatë përleshjes së armatosur me grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën. Njëherit, kryesuesi i KK-së Bekim Azizi shprehi ngushëllime familjes Bunjaku kolegëve e miqëve të heroit më të ri të Kosovës. Ndër pikat e parapara për rendin e ditës, të kësaj seance ishte edhe ajo e projekt buxhetit për vitin 2024, pikë kjo që ngjalli edhe diskutime të shumta nga asamblistët. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar kuvendarët…
Në prag të premierës së shfaqjes “Kopshti i Hijeve”, në teatrin e Gjilanit është mbajtur një konferencë për media, në të cilën janë prezantuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, drejtori i Teatrit të qytetit në Gjilan, Erson Zymberi, autorja dhe dramaturgia, Sarah Hehir, regjisorja Nastazja Domaradzka, aktorët Kushtrim Qerimi, Emine Toska e Fitore Jashari dhe bashkëpunëtori artistik, Burim Baftiu. Drejtori i teatrit të qytetit, Erson Zymberi, pasi ka ftuar të gjithë artdashësit që të vijnë për ta parë këtë shfaqje sonte, e ka falënderuar kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, për përkrahjen ndaj politikave kulturore, e ndaj teatrit në veçanti.…
Xhiroja e 7-të në Superligë për klubin FC DRITA sjell ndeshjen me FC Feronikeli , të enjtën në ora 15:00
Në konferencë para gazetarëve folën kryetrajneri, Akis Vavalis dhe futbollisti, Kastriot Selmani. Trajneri, Vavalis tha se ndeshja e nesërme do të jetë ndaj një rivali me futboll sulmues, por FC DRITA tashmë ka kaluar krizën e rezultateve. “Kemi ndeshjen e radhës, kundër një skuadre kaq të mirë të cilët edhe në ndeshjen e kaluar dëshmuan se luajnë futboll të mirë dhe sulmues. Për ne ishte e rëndësishme fitorja dhe reagimi kundër Prishtinës dhe ka qenë shumë e rëndësishme të marrim rezultat pozitiv. Tani e tutje besoj kemi ekipin, por edhe motivin për të marrë më të mirën nga ndeshjet e…

